Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alegoria e Dytë: Monedha e Humbur


Alegoria e Dytë

Monedha e Humbur

Pamja
A woman searches for a lost coin - ch.35-11

Një grua kishte 10 monedha argjendi. Ajo humbi një nga monedhat. Ajo e kërkoi atë nëpër të gjithë shtëpinë.

Pamja
The woman calls her friends together to rejoice with her in finding the coin - ch.35-12

Më në fund ajo e gjeti monedhën. Ajo u lumturua shumë. Ajo thirri miqtë dhe fqinjët e saj për t’ua treguar. Ata gjithashtu u lumturuan që ajo e kishte gjetur monedhën e humbur.

Pamja
Jesus compares the lost coin to a member of the Church who was less active and has come back - ch.35-14

Udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës janë si gruaja në histori; monedha e humbur është si një anëtar i Kishës që nuk shkon në kishë ose nuk përpiqet të jetojë më sipas urdhërimeve. Kjo është njësoj sikur ata t’i humbisnin Kishës. Jezu Krishti do që anëtarët e Kishës të gjejnë cilindo apo cilëndo vëlla apo motër të humbur dhe ta ndihmojnë atë të rikthehet tek Ai. Ai është shumë i lumtur kur ndodh kjo.

Jezusi Krishti, 455-56

Pamja
The angels are happy when a person repents and comes back into the Church - ch.35-13

Miqtë dhe fqinjët në alegori janë si engjëjt e Perëndisë. Engjëjt janë shumë të lumtur kur një person pendohet.