Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 53: Jezusi Kryqëzohet


Kapitulli 53

Jezusi Kryqëzohet

Pamja
The soldiers mock and spit on Jesus - ch.53-1

Ushtarët e rrahën Jezusin me kamxhikë. Ata e veshën në të kuqe. Ata bënë një kurorë me gjemba dhe e vendosën në kokën e Jezusit. Ata qeshnin me Të dhe e pështynin. Ata e thërrisnin “Mbret i Judenjve.”

Pamja
Jesus is nailed to the cross and lifted up between two thieves - ch.53-2

Shumë njerëz i ndoqën ushtarët kur e çuan Jezusin në një kodër pranë Jeruzalemit. Ata e detyruan Atë të ngrinte kryqin e Tij. Ata i gozhduan duart dhe këmbët e Tij në kryq dhe e ngritën lart. Ata kryqëzuan gjithashtu dy burra të tjerë, që ishin hajdutë.

Pamja
Jesus asks Heavenly Father to forgive the soldiers - ch.53-3

Jezusi u lut. Ai i kërkoi Atit Qiellor të falte ushtarët që e kryqëzuan. Ata nuk e dinin se Ai ishte Shpëtimtari.

Pamja
Jesus tells John to care of His mother Mary - ch.53-4

Maria, nëna e Jezusit, qëndronte pranë kryqit. Apostulli Gjon ishte atje gjithashtu. Jezusi i tha Gjonit të kujdesej për nënën e Tij. Gjoni e mori nënën e Jezusit në shtëpinë e tij.

Pamja
Jesus dies on the cross - ch.53-5

Errësira mbuloi vendin. Shpëtimtari vuajti në kryq për shumë orë. Më në fund shpirti i Tij e la trupin e Tij dhe Ai vdiq.

Pamja
The soldiers are afraid when they see the earthquake - ch.53-6

Kur Ai vdiq, një tërmet çau në copa shkëmbinj gjigandë. Një perde në tempull, që quhet vel, u ça në dy pjesë. Ushtarët romak u trembën.

Pamja
Jesus' body is placed in a tomb - ch.53-7

Një nga dishepujt e Jezusit e hoqi trupin e Shpëtimtarit nga kryqi. Ai e mbështolli atë me një rrobë dhe e vendosi në një varr, vendi ku vendosen njerëzit që vdesin. Një gur i madh u rrokullis përpara varrit.