Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 11: Jezusi Tundohet


Kapitulli 11

Jezusi Tundohet

Pamja
Jesus goes into the wilderness to be with God - ch.11-1

Jezusi shkoi në shkretëtirë për të qenë me Perëndinë. Shpëtimtari foli me Atin Qiellor. Ai nuk hëngri asgjë për 40 ditë sepse agjëronte.

Mateu 4:1-2 (shih passhënimet 1bdhe 2c; Lluka 4:1-2 (shih passhënimin 2a)

Pamja
Jesus is tempted by the devil to change rocks into bread - ch.11-2

Djalli erdhi dhe tundoi Jezusin për të provuar se Ai ishte Biri i Perëndisë. Së pari, ai i tha Jezusit të shndërronte disa gurë në bukë. Jezusi ishte i uritur, por Ai e dinte se Ai duhej të përdorte forcën e Tij vetëm për të ndihmuar njerëz të tjerë. Ai nuk bëri atë që tha djalli.

Mateu 4:2-4; Jezusi Krishti, 128-29

Pamja
Jesus is taken to a high place on the temple - ch.11-3

Pastaj Fryma e Shenjtë e çoi Jezusin në një vend të lartë në tempull. Djalli e tundoi Jezusin për herë të dytë, duke i thënë Atij të hidhej nga muri i tempullit. Djalli ta se nëse Jezusi ishte Biri i Perëndisë, engjëjt nuk do të lejonin që Ai të dëmtohej. Jezusi nuk u hodh. Ai e dinte se do të ishte e gabuar të përdorte fuqitë e Tij të shenjta në mënyrë të tillë.

Mateu 4:5-7 (shih passhënimet 5a dhe 6a)

Pamja
Jesus is taken to a high mountain - ch.11-4

Pastaj Fryma e Shenjtë e çoi Jezusin në majën e një mali. Ai i tregoi Jezusit të gjitha mbretëritë dhe thesaret e botës. Djalli i tha Jezusit se Ai mund t’i kishte të gjitha këto gjëra nëse do t’i bindej atij. Jezusi tha se do t’i bindej vetëm Atit Qiellor. Ai i tha djallit të largohej. Djalli u largua. Engjëjt erdhën dhe e bekuan Jezusin Jezusi ishte gati të fillonte punën e Tij.

Mateu 4:8-11 (shih passhënimet 8a dhe 9a)