Kapitulli 27
Duke Bërë Punën e Atit të Tij në Tokë
Në një ditë feste të hebrenjve, Shpëtimtari shkoi tek pellgu i Betesdës në Jeruzalem. Njerëzit mendonin se kur uji në pellg të lëvizte, personi i parë që do të futej në ujë do të shërohej.
Gjoni 5:1-4
Jezusi pa pranë pellgut një njeri që kishte qenë i paaftë të ecte për 38 vjet. Ishte ditë Shabati. Jezusi e pyeti burrin nëse donte të shërohej. Burri tha se ai nuk mund të shërohej sepse nuk mund të arrinte kurrë i pari tek uji.
Gjoni 5:5-7
Jezusi i tha burrit: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!”. Burri u shërua menjëherë.
Gjoni 5:8-9
Shumë hebrenj besonin se ishte mëkat të bëje mrekulli në ditën e Shabatit. Ata donin ta vrisnin Jezusin.
Gjoni 5:10-16
Jezusi u përgjigj se Ai po bënte në ditën e Shabatit vetëm atë që Ati i Tij do të bënte.
Gjoni 5:17