Joseph Smith—Historia 1
    Footnotes

    Joseph Smith—Historia

    Pjesë të Shkëputura nga Historia e Joseph Smith-it, Profetit

    History of the Church, vëllimi 1, kapitulli 1 deri në 5

    Kapitulli 1

    Joseph Smith-i tregon për paraardhësit e tij, anëtarët e familjes dhe vendbanimet e tyre të hershme—Një shqetësim i pazakontë për fenë përhapet në New York-un perëndimor—Ai vendos të kërkojë urtësi sikurse udhëzohet nga Jakobi—Ati dhe Biri shfaqen dhe Joseph-i thirret në shërbesën e tij profetike. (Vargjet 1–20.)

    1 Për shkak të shumë artikujve që janë hedhur në qarku-llim nga njerëz të prirur për keq e djallëzorë, lidhur me angritjen dhe përparimin e bKishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilat të gjitha janë krijuar nga autorët e tyre për të milituar kundër famës së saj si Kishë dhe përparimit të saj në botë, unë jam shtyrë ta shkruaj këtë histori, për të korrigjuar mendjen publike dhe për t’i vendosur të gjithë kërkuesit e së vërtetës në zotërim të fakteve, siç kanë ndodhur ato, në lidhje me mua dhe me Kishën, për aq sa unë i kam nën zotërimin tim fakte të tilla.

    2 Në këtë histori unë do të paraqes ngjarje të ndryshme në lidhje me këtë Kishë, me vërtetësi dhe drejtësi, ashtu siç kanë ndodhur ose siç ekzistojnë tani, duke qenë tani [1838], viti i tetë i aorganizimit të Kishës së përmendur.

    3 aUnë u linda në vitin e Zotit tonë një mijë e tetëqind e pesë, në ditën e njëzetetretë të dhjetorit, në qytetin e Sharon-it, konteja Windsor, shteti i Vermont-it…Ati im, bJoseph Smith Plaku, e la shtetin e Vermont-it dhe u vendos në Palmyra, konteja Ontario (tani Wayne), në shtetin e New York-ut, kur unë isha në vitin tim të dhjetë ose rreth dhjetë. Rreth katër vjet pas arritjes së atit tim në Palmyra, ai lëvizi me familjen e tij për në Manchester në të njëjtën konte të Ontario-s—

    4 Familja e tij, e përbërë nga njëmbëdhjetë shpirtra, domethënë: ati im, aJoseph Smith-i; bnëna ime, Lucy Smith-i (emri i së cilës përpara martesës së saj ishte Mack, bija e Solomon Mack-ut); vëllai im, cAlvin-i (që vdiq më 19 nëntor 1823, në moshën 26 vjeçare), dHyrum-i, unë vetë, eSamuel Harrison-i, William-i, Don Carlos-i; dhe motrat e mia, Sophronia, Catherine dhe Lucy.

    5 Diku rreth vitit të dytë të vendosjes sonë në Manchester, pati në vendin ku jetuam një gjallërim të pazakontë lidhur me temën e fesë. Ai filloi me metodistët, por shpejt u bë e përgjithshme midis të gjitha sekteve në atë krahinë të vendit. Në të vërtetë i tërë distrikti i vendit dukej nën ndikimin e tij dhe mori të mëdha u bashkuan me grupe të ndryshme fetare, të cilat krijuan jo pak ngatërresë dhe ndarje midis njerëzve, disa duke thirrur: “aShih, këtu!” dhe të tjerë: “Shih, atje!” Disa shpallnin besimin metodist, disa presbiterian dhe disa baptist.

    6 Sepse, pavarësisht nga dashuria e madhe që shprehnin besimtarët që bashkoheshin me këto besime të ndryshme në kohën e bashkimit të tyre, dhe nga zelli i madh i manifestuar nga shërbestarët përkatës, që ishin aktivë në krijimin dhe nxitjen e kësaj skene të jashtëzakonshme të ndjenjës fetare, me qëllim që gjithkush të kthehej në besim, sikurse u pëlqente ta quanin atë, duke i lejuar të bashkoheshin me cilin sekt të dëshironin; por kur besimtarët filluan të largohen, disa me një grup dhe disa me një tjetër, u duk se ndjenjat e mira në dukje, si të priftërinjve, edhe të të kthyerve, ishin më tepër të shtirura sesa të vërteta; pasi një skenë ngatërrese të madhe dhe ndjenjash të këqija pasoi—prifti duke u grindur kundër priftit dhe besimtari kundër besimtarit; kështu që të gjitha ndjenjat e tyre të mira për njëri-tjetrin, nëse kishin patur ndonjëherë, u humbën plotësisht në një azënie fjalësh dhe ndeshje mendimesh.

    7 Unë isha në këtë kohë në vitin tim të pesëmbëdhjetë. Familja e atit tim u njoh me besimin presbiterian dhe katër prej tyre u bashkuan me atë kishë, përkatësisht, nëna ime Lucy, vëllezërit e mi Hyrum e Samuel Harrison dhe motra ime Sophronia.

    8 Gjatë kësaj kohe gjallërimi të madh mendja ime u nxit të mendonte seriozisht dhe nuk gjente rehati; por edhe pse ndjenjat e mia ishin të thella dhe shpesh të fuqishme, përsëri unë qëndrova larg nga të gjitha këto grupe, edhe pse i ndoqa disa prej mbledhjeve të tyre, sa herë që ma lejonte rasti. Me kalimin e kohës mendja ime u drejtua disi te sekti metodist dhe ndjeva njëfarë dëshire të bashkohesha me ta; por kaq e madhe ishte ngatërresa dhe grindja midis zotërimeve të ndryshme, sa ishte e pamundur për një njeri, të ri si unë dhe të pamësuar me njerëzit dhe gjërat, të arrija në njëfarë përfundimi se kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim.

    9 Mendja ime herë pas here ishte shumë e shqetësuar, e thirrura dhe ulërima ishte kaq e madhe dhe pa pushim. Presbiterianët ishin më të vendosurit kundër baptistëve e metodistëve dhe i përdornin të gjitha fuqitë e arsyes dhe të sofizmës për të provuar gabimet e tyre, ose, të paktën, t’i bënin njerëzit të mendonin se ata e kishin gabim. Nga ana tjetër, baptistët dhe metodistët, nga ana e tyre, ishin po aq të zellshëm në ndërmarrjen për themelimin e doktrinave të tyre dhe për t’i hedhur poshtë gjithë të tjerët.

    10 Në mes të kësaj lufte fjalësh dhe ngatërrese opinionesh, unë shpesh thashë me vete: Çfarë duhet të bëhet? Cili nga të gjitha grupet ka të adrejtë; ose a janë që të gjithë së bashku gabim? Në qoftë se ndonjëri prej tyre kishte të drejtë, cili është ai dhe si do ta njoh unë atë?

    11 Ndërsa unë po punoja nën vështirësitë ekstreme të shkaktuara nga grindjet midis këtyre grupeve të besimtarëve, një ditë po lexoja Letrën e Jakobit, kapitulli i parë dhe vargu i pestë, që thotë: Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim dhe pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.

    12 Kurrë ndonjë pjesë e shkrimit të shenjtë nuk erdhi më me fuqi në zemrën e një njeriu, sesa ky varg erdhi tek unë në këtë kohë. M’u duk se hyri me forcë të madhe në çdo ndjenjë të zemrës sime. Mendova për të herë pas here, duke e ditur që, nëse ndonjë njeriu i nevojitej urtësi nga Perëndia, mua më duhej; sepse nuk e dija se si të veproja dhe nëse nuk do të fitoja më shumë urtësi sesa kisha atëherë, unë nuk do ta dija kurrë; sepse mësuesit e fesë të sekteve të ndryshme i akuptonin të njëjtat pjesë të shkrimit të shenjtë kaq ndryshe, sa ta shkatërronin gjithë besimin në zgjidhjen e një pyetjeje duke iu drejtuar bBiblës.

    13 Me kalimin e kohës erdha në përfundimin se unë ose duhej të mbetesha në errësirë dhe ngatërresë, ose përndryshe duhej të bëja ashtu siç udhëzon Jakobi, që është, t’i kërkoja Perëndisë. Me kalimin e kohës arrita në përfundimin “at’i kërkoja Perëndisë”, duke përfunduar se, nëse ai u jepte urtësi atyre që iu mungonte urtësia dhe e jepte lirisht e pa qortuar, unë mund ta provoja.

    14 Kështu, në përputhje me këtë, vendosmërinë time për t’i kërkuar Perëndisë, unë u tërhoqa në pyll për t’u përpjekur. Ishte në mëngjesin e një dite të bukur, të kthjellët, në fillim të pranverës së njëmijetetëqindenjëzetës. Ishte hera e parë në jetën time që kisha bërë një përpjekje të tillë, sepse në mes të gjithë shqetësimeve të mia, unë kurrë nuk kisha bërë përpjekje për t’u alutur me zë.

    15 Pasi isha tërhequr tek vendi ku kisha vendosur më përpara për të shkuar, pasi pashë përreth meje dhe mësova se isha vetëm, rashë në gjunjë dhe fillova t’i tregoj dëshirat e zemrës sime Perëndisë. Sapo kisha filluar ta bëja këtë, kur papritur u mbërtheva nga një fuqi që më pushtoi të tërin dhe që kishte një ndikim kaq të mahnitshëm mbi mua, sa të ma lidhte gjuhën, kështu që unë nuk mund të flisja. Errësira e thellë më rrethoi dhe m’u duk për njëfarë kohe sikur fati im ishte shkatërrimi i menjëhershëm.

    16 Por, duke i ushtruar të gjitha fuqitë e mia për t’i athirrur Perëndisë që të më çlironte nga fuqia e këtij armiku që më kishte mbërthyer dhe pikërisht në çastin kur isha gati të zhytesha në dëshpërim e ta braktisja veten në shkatërrim—jo në një shkretim të përfytyruar, por fuqisë së njëfarë qenieje reale nga bota që nuk shihej, e cila kishte fuqi të tillë të mrekullueshme sa nuk e kisha ndier kurrë më parë në ndonjë qenie—pikërisht në këtë çast paniku të madh, unë pashë një shtyllë bdrite tamam mbi kohën time, më e shkëlqyeshme se cdielli, e cila zbriti gradualisht derisa ra mbi mua.

    17 Sapo u shfaq ajo, unë e gjeta veten time të çliruar nga armiku që më mbante të mbërthyer. Kur drita pushoi mbi mua, unë apashë dy bPersonazhe, shkëlqimi dhe clavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin: Ky është dBiri Im i eDashur. Dëgjoje Atë!

    18 Qëllimi im i vajtjes për t’i akërkuar Zotit ishte të dija se cili nga të gjitha sektet ishte i drejti, që unë të mund të dija me cilin të bashkohesha. Si rrjedhim, sapo e zotërova përsëri veten, aq sa të isha në gjendje të flisja, atëherë u kërkova Personazheve që qëndronin mbi mua në dritë, se cili nga të gjitha sektet ishte i drejti (sepse në këtë kohë kurrë nuk më kishte shkuar në mendje se të gjithë ishin gabim)—dhe me cilin të bashkohesha.

    19 Mora përgjigjen se unë nuk duhej të bashkohesha me asnjë prej tyre, sepse ata ishin të gjithë të agabuar; dhe Personazhi i cili m’u drejtua, tha se të gjitha besimet e tyre ishin një fëlliqësi në sytë e tij, se ata profesorë ishin të gjithë të korruptuar, se “ata më bafrohen me buzët e tyre, por czemrat e tyre janë larg prej meje, ata u mësojnë për doktrina durdhërimet e njerëzve, duke patur një eformë shenjtërie, por e mohojnë fuqinë e saj”.

    20 Ai përsëri më ndaloi të bashkohesha me ndonjë prej tyre; dhe shumë gjëra të tjera më tha ai, të cilat nuk mund t’i shkruaj në këtë kohë. Kur erdha përsëri në vete, e gjeta veten të shtrirë në shpinë, duke parë drejt qiellit. Kur drita ishte larguar, nuk kisha asnjë fuqi; por shpejt, duke e mbledhur veten në njëfarë mase, shkova në shtëpi. Dhe ndërsa u përkula drejt vatrës, nëna më pyeti se çfarë më shqetësonte. Iu përgjigja: “Mos u shqetëso, gjithçka është në rregull. Tani jam mjaft mirë.” Më pas i thashë nënës sime: “Kam mësuar vetë se presbiterizmi nuk është i vërtetë.” Duket sikur akundërshtari e dinte, qysh në një kohë të hershme të jetës sime, se unë isha destinuar të isha një shqetësues dhe një mërzitës i mbretërisë së tij; përndryshe përse duhej të ndërthureshin kundër meje fuqitë e errësirës? Përse bkundërshtimi dhe përndjekja u ngritën kundër meje, pothuajse që në fëmijërinë time?

    Disa predikues dhe profesorë të tjerë të fesë e mohojnë rrëfimin e Vegimit të Parë—Përndjekja shtohet mbi Joseph Smith-in—Ai dëshmon për realitetin e vegimit. (Vargjet 21–26.)

    21 Disa ditë pasi pata avegimin, unë u ndodha në shoqërimin e një prej predikuesve metodistë, që ishte shumë aktiv në lëvizjen fetare të përmendur më parë; dhe, duke biseduar me të lidhur me çështjen e fesë, pata rastin t’i jap atij një rrëfim të vegimit që kisha patur. U habita shumë nga sjellja e tij; ai e trajtoi komunikimin tim jo vetëm si të parëndësishëm, por me shumë mllef, duke thënë se e gjitha ishte nga djalli, se nuk kishte gjëra të tilla si bvegime ose czbulesa në këto ditë; se të gjitha këto gjëra kanë mbaruar me apostujt dhe se nuk do të kishte më të tilla.

    22 Shpejt mësova, megjithatë, se tregimi im i historisë kishte nxitur shumë paragjykim kundër meje midis profesorëve të fesë dhe ishte shkaku i apërndjekjes së madhe, e cila vazhdoi të rritej; dhe, edhe pse unë isha një djalë i bpanjohur, në moshën midis katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeç dhe rrethanat e mia të jetës ishin të tilla që të më bënin një djalë pa pasoja për botën, përsëri njerëz të pozitave të larta do të më kushtonin rëndësi të mjaftueshme për të nxitur mendjen e publikut kundër meje dhe të krijonin një përndjekje të hidhur; dhe kjo ishte e përbashkët mes të gjitha sekteve—të gjithë të bashkuar për të më përndjekur mua.

    23 Kjo më bëri të mendoja thellë atëherë dhe shpesh, që nga ajo kohë, se sa e çuditshme ishte që një djalë i panjohur, vetëm pak më tepër se katërmbëdhjetë vjeç, dhe një djalë, gjithashtu, që ishte i detyruar të siguronte një jetesë të varfër me anë të punës së tij të përditshme, duhej të mendohej si një person mjaft i rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të famshëm të sekteve më popullore të kohës dhe në një mënyrë që të krijonte në ta një shpirt të përndjekjes dhe sharjes më të hidhur. Por, e habitshme ose jo, ishte kështu dhe shpesh ishte shkaku i një hidhërimi të madh për mua.

    24 Megjithatë, mbetej në të vërtetë një fakt që unë kisha parë një vegim. Kisha menduar që nga ajo kohë, se isha ndier si aPali, kur ai u bmbrojt përpara mbretit Agripa dhe tregoi rrëfimin e vegimit që pati kur pa një dritë dhe dëgjoi një zë; por përsëri nuk pati veçse pak vetë që e besuan atë; disa thanë se ai ishte i pandershëm, të tjerët thanë se ishte i çmendur; dhe ai u tall dhe u përqesh. Por e gjithë kjo nuk e shkatërroi realitetin e vegimit të tij. Ai kishte parë një vegim, ai e dinte se e kishte parë dhe e gjithë përndjekja nën qiell nuk mund ta ndryshonte atë; dhe, edhe pse ata do ta përndiqnin deri në vdekje, përsëri ai e dinte dhe do ta dinte deri në frymën e tij të fundit, se kishte parë një dritë dhe kishte dëgjuar një zë duke i folur atij dhe e gjithë bota nuk mund ta bënte të mendonte ose të besonte ndryshe.

    25 Kështu ishte me mua. Unë kisha parë me të vërtetë një dritë dhe në mes të asaj drite pashë dy aPersonazhe dhe ata me të vërtetë më folën; edhe pse urrehesha dhe përndiqesha, sepse kisha thënë se kisha parë një vegim, përsëri ai ishte i vërtetë; dhe ndërsa ata më përndiqnin, më tallnin dhe flisnin në çfarëdo mënyre të ligë kundër meje pa të drejtë, ngaqë kisha thënë kështu, unë u nxita të them në zemrën time: Përse më përndiqni ngaqë them të vërtetën? Unë me të vërtetë e kam parë një vegim; dhe kush jam unë që mund t’i bëj ballë Perëndisë, ose përse bota mendon të më bëjë ta mohoj atë që kam parë me të vërtetë? Sepse unë kisha parë një vegim; unë e dija atë dhe e dija se Perëndia e dinte atë dhe nuk mund ta bmohoja, as nuk guxoja ta bëja atë; të paktën e dija se duke e bërë këtë, do ta fyeja Perëndinë dhe do të isha nën dënim.

    26 Tani unë e kisha kënaqur mendjen time përsa i përket botës sektare—se nuk ishte detyra ime të bashkohesha me ndonjë prej tyre, por të vazhdoja siç isha, derisa të merrja udhëzim të mëtejshëm. Unë kisha mësuar se adëshmia e Jakobit ishte e vërtetë—se një njeri të cilit i mungon urtësia, mund t’i kërkojë Perëndisë dhe të marrë e të mos qortohet.

    Moroni i shfaqet Joseph Smith-it—Emri i Joseph-it do të bëhet i njohur për mirë e për keq mes të gjitha kombeve—Moroni i tregon atij për Librin e Mormonit dhe gjykimet e ardhshme të Zotit dhe citimet e shumë shkrimeve të shenjta—Vendi i fshehjes së fletëve të arta zbulohet—Moroni vazhdon të udhëzojë Profetin. (Vargjet 27–54).

    27 Unë vazhdova të ndiqja punët e mia të zakonshme në jetë deri më njëzet e një shtator një mijë e tetëqind e njëzet e tre, gjatë gjithë kohës duke vuajtur përndjekje të ashpër nga të gjitha klasat e njerëzve, si fetarë dhe jofetarë, sepse vazhdoja të pohoja se kisha parë një vegim.

    28 Gjatë hapësirës së kohës, që shtrihej midis kohës që pata vegimin dhe vitit një mijë e tetëqind e njëzet e tre—ngaqë më ishte ndaluar të bashkohesha me ndonjë prej sekteve fetare të kohës dhe duke qenë në një moshë delikate dhe i përndjekur prej atyre që duhej të kishin qenë miqtë e mi dhe të më kishin trajtuar me mirësi, dhe që, nëse mendonin se isha mashtruar, të ishin orvatur në një mënyrë të duhur dhe të dhembshur për të më rifituar—unë u lashë në të gjitha llojet e atundimeve; dhe, duke u përzier me gjithë llojet e shoqërive, unë shpesh rashë në shumë gabime të marra dhe tregova dobësinë e rinisë dhe të metat e natyrës njerëzore; të cilat, më vjen keq ta them, më udhëhoqën në tundime të ndryshme, fyese në sytë e Perëndisë. Duke e bërë këtë rrëfim, askush nuk duhet të mendojë se unë jam fajtor për mëkate të mëdha ose të liga. Një prirje për të bërë të tilla mëkate nuk ishte kurrë në natyrën time. Por unë isha fajtor për mendjelehtësi dhe nganjëherë i shoqëruar me shoqëri gazmore, etj., që nuk ishin në përputhje me atë qëndrim që duhej të mbahej nga dikush që ishte bthirrur nga Perëndia, sikurse isha unë. Por kjo nuk do të duket shumë e çuditshme për dikë që e kujton rininë time dhe njeh temperamentim tim të lindur, të hareshëm.

    29 Si pasojë e këtyre gjërave, unë shpesh u ndjeva i ndëshkuar për dobësinë dhe papërsosmëritë e mia; kur, në mbrëmjen e sipërpërmendur të njëzet e një shtatorit, pasi isha shtrirë në shtrat për të fjetur, unë u përfshiva në alutje dhe përgjërim ndaj Perëndisë së Plotfuqishëm për falje të të gjitha mëkateve dhe marrëzive të mia dhe gjithashtu për një manifestim për mua, që të mund të dija gjendjen time dhe qëndrimin tim përpara tij; sepse kisha besim të plotë në marrjen e një manifestimi hyjnor, sikurse kisha marrë më përpara.

    30 Ndërsa isha duke i thirrur Perëndisë, zbulova një dritë që u shfaq në dhomën time, e cila vazhdoi të rritej derisa dhoma ishte më e shndritshme se në mesditë, kur papritur një apersonazh u shfaq pranë shtratit tim, duke qëndruar në ajër, sepse këmbët e tij nuk e preknin dyshemenë.

    31 Ai kishte një rrobë të çlirët të abardhësisë më të jashtëzakonshme. Ishte një bardhësi përtej gjithçkaje tokësore që kisha parë ndonjëherë; as nuk e besoj që ndonjë gjë tokësore mund të bëhet që të shfaqet kaq jashtëzakonisht e bardhë dhe e shndritshme. Duart e tij ishin të zhveshura dhe krahët e tij gjithashtu, pak mbi kyç; kështu, edhe shputat e këmbëve të tij ishin të zbathura, po ashtu edhe këmbët deri pak mbi kyçe. Edhe koka dhe qafa e tij ishin të zbuluara. Munda të zbuloj se ai nuk kishte asnjë veshje tjetër përveç kësaj rrobe, ngaqë ishte e hapur, kështu që unë mund ta shihja kraharorin e tij.

    32 Jo vetëm rroba e tij ishte jashtëzakonisht e bardhë, por e tërë qenia e tij ishte e alavdishme përtej çdo përshkrimi dhe pamja e fytyrës së tij me të vërtetë si një bvetëtimë. Dhoma ishte tepër e ndriçuar, por jo aq e shndritshme sa menjëherë përreth qenies së tij. Kur për herë të parë hodha vështrimin mbi të, pata cfrikë; por frika shpejt m’u largua.

    33 Ai më thirri me aemër dhe më tha se ishte një lajmëtar i dërguar nga prania e Perëndisë për mua dhe se emri i tij ishte Moroni, se Perëndia kishte një punë për mua për ta bërë dhe se emri im do të mbahej për mirë e për keq mes të gjitha kombeve, fiseve dhe gjuhëve, ose që do të flitej si për mirë, edhe për keq mes gjithë popujve.

    34 Ai tha se një alibër ishte fshehur, i shkruar mbi bfletë të arta, që jepte një rrëfim të banorëve të mëparshëm të këtij kontinenti dhe burimin nga dolën ata. Ai gjithashtu tha se cplotësia e Ungjillit të përjetshëm përmbahej në të, sikurse iu dha nga Shpëtimtari banorëve të lashtë;

    35 Gjithashtu, që kishte dy gurë të vendosur në harqe të argjendta—dhe këta gurë, të lidhur te një aparzmore, përbënin atë që quhet bUrimi dhe Thumimi—të depozituara me fletët; dhe zotërimi dhe përdorimi i këtyre gurëve ishin ato që përbënin “cshikuesit” në kohët e lashta ose të mëparshme; dhe se Perëndia i kishte përgatitur ata për qëllimin e përkthimit të librit.

    36 Dhe pasi m’i tha këto gjëra, ai filloi të citonte profecitë e aDhjatës së Vjetër. Së pari citoi pjesë të kapitullit të tretëbMalakias; dhe citoi gjithashtu kapitullin e katërt ose të fundit të së njëjtës profeci, edhe pse me pak ndryshim nga mënyra se si lexohet në Biblat tona. Në vend që të citonte vargun e parë ashtu sikurse lexohet në librat tanë, ai e citoi kështu:

    37 Sepse vini re, adita vjen që do të bdigjet si furrë dhe të gjithë krenarët, po, dhe të gjithë ata që veprojnë ligësisht, do të digjen si ckashtë; sepse ata që vijnë do t’i djegin, thotë Zoti i Ushtrive, aq sa do t’i lërë ata pa rrënjë e pa degë.

    38 Dhe përsëri ai e citoi vargun e pestë kështu: Vini re, unë do t’ju zbuloj aPriftërinë, nga dora e bElijas, profetit, përpara ardhjes së ditës së madhe e të tmerrshme të Zotit.

    39 Ai gjithashtu citoi vargun pasues ndryshe: Dhe ai do të mbjellë në zemrat e fëmijëve apremtimet e bëra etërve dhe zemrat e fëmijëve do të bkthehen tek etërit e tyre. Në qoftë se nuk do të ishte kështu, e tërë toka do të shkatërrohej plotësisht në ardhjen e tij.

    40 Përveç këtyre, ai citoi kapitullin e njëmbëdhjetë të Isaias, duke thënë se ai ishte gati të përmbushej. Ai citoi gjithashtu kapitullin e tretë të Veprave të Apostujve, vargjet njëzet e dy dhe njëzet e tre, saktësisht sikurse ndodhen në Dhjatën tonë të Re. Dhe ai tha se ai aprofet ishte Krishti; por ende nuk kishte ardhur dita kur “ata që nuk do ta dëgjonin zërin e tij, do të blargoheshin nga mesi i njerëzve”, por shpejt do të vinte.

    41 Ai gjithashtu citoi kapitullin e dytë të aJoelit, nga vargu njëzet e tetë deri në fund. Ai gjithashtu tha se kjo ende nuk ishte përmbushur, por shpejt do të përmbushej. Dhe më pas ai tha se plotësia për bJohebrenjtë shpejt do të vinte. Ai citoi shumë pjesë të tjera nga shkrimi i shenjtë dhe ofroi shumë shpjegime të cilat nuk mund të përmenden këtu.

    42 Përsëri, ai më tha se, kur t’i merrja ato fletë për të cilat ai kishte folur—sepse koha që do të merreshin, nuk ishte përmbushur ende—nuk do t’ia tregoja ato askujt, as parzmoren me Urimin dhe Thumimin, vetëm atyre të cilëve do të urdhërohesha t’ua tregoja; në qoftë se e bëja, do të shkatërrohesha. Ndërsa po bisedonte me mua rreth fletëve, vegimi u hap në amendjen time, kështu që unë mund të shihja vendin ku u depozituan fletët dhe kaq qartë e dallueshëm, sa e njoha vendin përsëri, kur e vizitova atë.

    43 Pas këtij komunikimi, unë pashë dritën në dhomë të fillonte të mblidhej menjëherë përreth këtij personi i cili më kishte folur mua, dhe ajo vazhdoi ta bënte atë derisa dhoma u la përsëri e errët, përveçse vetëm përreth tij; kur, për një çast pashë, siç u duk, një shtyllë të hapej drejt qiellit dhe ai u ngjit, derisa u zhduk tërësisht dhe dhoma u la sikurse kishte qenë përpara se kjo dritë qiellore të ishte shfaqur.

    44 Unë mbeta i shtangur nga skena e pazakonshme dhe i habitur shumë me atë çka më ishte thënë nga ky lajmëtar i jashtëzakonshëm; kur, në mes të ameditimit tim, papritur zbulova se dhoma ime përsëri filloi të merrte dritë dhe për një çast, siç u duk, i njëjti lajmëtar qiellor ishte përsëri pranë shtratit tim.

    45 Ai filloi të flasë dhe përsëri tregoi po të njëjtat gjëra që kishte bërë në vizitën e tij të parë, pa ndryshimin më të vogël; të cilën pasi e bëri, më informoi për gjykimet e mëdha që po i vinin tokës, me shkretimet e mëdha nga uria, shpata e murtaja, dhe se këto gjykime të ashpra do t’i vinin tokës në këtë brez. Pasi i kishte treguar këto gjëra, ai përsëri u ngjit, sikurse kishte bërë më parë.

    46 Deri në këtë kohë, kaq të mëdha ishin përshtypjet e lëna në mendjen time, sa gjumi më ishte larguar nga sytë dhe unë u shtriva i pushtuar nga habia e asaj që kisha parë e dëgjuar. Por sa e madhe ishte habia ime kur përsëri pashë të njëjtin lajmëtar pranë shtratit tim dhe e dëgjova atë të më ritregojë ose të më përsërisë prapë të njëjtat gjëra sikurse më parë; dhe të shtonte një paralajmërim për mua, duke më thënë se aSatani do të përpiqej të më btundonte mua (si pasojë e rrethanave të varfra të familjes së atit tim), t’i merrja fletët për qëllim pasurimi. Këtë ai ma ndaloi, duke thënë se nuk duhej të kisha asnjë qëllim tjetër në mendje në marrjen e fletëve, përveçse të përlëvdoja Perëndinë dhe nuk duhej të ndikohesha nga ndonjë cmotiv tjetër përveç atij të ndërtimit të mbretërisë së tij; përndryshe nuk mund t’i merrja ato.

    47 Pas kësaj vizite të tretë, ai përsëri u ngjit në qiell sikurse më parë dhe unë përsëri u lashë të përsiatja të pazakontën e asaj që sapo kisha përjetuar; kur pothuajse menjëherë pasi lajmëtari qiellor ishte larguar prej meje për herën e tretë, gjeli këndoi dhe unë mësova se dita po afrohej, kështu që bashkëbisedimet tona duhej të kishin zënë të gjithë atë natë.

    48 Pas pak u ngrita nga shtrati dhe, si zakonisht, shkova të kryeja punët e nevojshme të ditës; por, në përpjekje për të punuar sikurse herët e tjera, e pashë se isha kaq shumë i rraskapitur sa u bëra tërësisht i paaftë për të punuar. Ati im, që po punonte së bashku me mua, zbuloi se diçka nuk shkonte me mua dhe më tha të shkoja në shtëpi. Unë fillova të eci me qëllim që të shkoja në shtëpi, por, në përpjekje për të kapërcyer gardhin e fushës ku ishim, fuqia më la tërësisht dhe unë rashë i pafuqishëm përtokë e për njëfarë kohe isha krejtësisht i pandërgjegjshëm për gjithçka.

    49 E para gjë që më kujtohet, ishte një zë duke më folur, duke më thirrur në emër. Ngrita sytë dhe pashë të njëjtin lajmëtar duke qëndruar mbi kokën time, i rrethuar nga drita si më parë. Atëherë ai më tregoi përsëri gjithçka që më kishte treguar natën e mëparshme dhe më urdhëroi të shkoja tek aati im dhe t’i tregoja atij për vegimin dhe urdhërimet që kisha marrë.

    50 Unë u binda; u ktheva tek ati im në fushë dhe ia tregova të gjithë çështjen atij. Ai m’u përgjigj se ishte nga Perëndia dhe më tregoi të shkoja e të bëja ashtu siç më kishte urdhëruar lajmëtari. E lashë fushën dhe shkova tek vendi ku lajmëtari më kishte treguar se ishin depozituar fletët; dhe për shkak të dallueshmërisë së vegimit që e kisha patur lidhur me të, unë e njoha vendin menjëherë sapo arrita atje.

    51 Pranë fshatit të Manchester-it, konteja e Ontario-s, New York, ndodhet një akodër e një madhësie të konsiderueshme dhe më e lartë se ndonjë tjetër në ato rrethina. Në anën perëndimore të kësaj kodre, jo shumë larg nga maja, nën një gur me madhësi të konsiderueshme, ndodheshin fletët, të depozituara në një kuti guri. Ky gur ishte i trashë dhe i rrumbullakosur në mes në pjesën e sipërme e më i hollë drejt anëve, kështu që pjesa e mesit të tij ishte e dukshme mbi tokë, por të gjitha anët e tij ishin të mbuluara me dhe.

    52 Pasi e hoqa dheun, mora një levë, të cilën e fiksova nën buzën e gurit dhe me pak mundim e ngrita atë lart. Pashë brenda dhe atje me të vërtetë pashë afletët, bUrimin dhe Thumimin dhe cparzmoren, sikurse të përmendura nga lajmëtari. Kutia në të cilën ato ndodheshin, formohej nga gurë të vendosur së bashku në njëfarë çimentoje. Në fund të kutisë shtriheshin dy gurë në mënyrë diagonale me kutinë dhe mbi këta dy gurë ndodheshin fletët dhe gjërat e tjera me to.

    53 Bëra përpjekje t’i nxirrja ato, por m’u ndalua nga lajmëtari dhe përsëri u njoftova se koha për t’i sjellë ato në dritë nuk kishte arritur ende dhe as nuk do të vinte deri katër vite më pas; por ai më tha se unë duhej të shkoja në atë vend pikërisht pas një viti nga ajo ditë dhe se ai do të takohej me mua e unë do të vazhdoja ta bëja këtë derisa koha të vinte për t’i marrë fletët.

    54 Në përputhje me atë që më ishte urdhëruar, unë shkova në fund të çdo viti dhe çdo herë e gjeta atje të njëjtin lajmëtar dhe mora udhëzime e dituri prej tij në secilën prej bashkëbisedimeve tona, lidhur me atë që Zoti do të bënte dhe se si e në çfarë mënyre ambretëria e tij do të udhëhiqej në ditët e fundit.

    Joseph Smith-i martohet me Emma Hale-in—Ai merr fletët e arta nga Moroni dhe përkthen disa prej shkronjave—Martin Harris-i ia tregon shkronjat dhe përkthimin profesorit Anthon, i cili thotë: “Unë nuk mund të lexoj një libër të vulosur”. (Vargjet 55–65.)

    55 Ngaqë gjendja ekonomike e atit tim ishte shumë e kufizuar, ne na duhej të punonim me duart tona, duke u punësuar që të punonim gjatë ditës dhe në mënyra të tjera, si të na jepej rasti. Nganjëherë ishim në shtëpi e nganjëherë larg saj dhe nëpërmjet punës së vazhdueshme ishim në gjendje të kishim një jetesë të mjaftueshme.

    56 Në vitin 1823 familja e atit tim u përball me një fatkeqësi të madhe prej vdekjes së vëllait tim më të madh, aAlvin-it. Në muajin e tetorit, 1825, unë u punësova te një zotëri i moshuar që quhej Josiah Stoal, i cili jetonte në kontenë Chenango, shteti i New York-ut. Ai kishte dëgjuar diçka për një minierë argjendi që ishte hapur nga spanjollët në Harmony, konteja Susquehanna, shteti i Pennsylvania-s; dhe kishte gërmuar, përpara punësimit tim tek ai, me qëllim që, nëse ishte e mundur, të zbulonte minierën. Pasi shkova të jetoja me të, ai më mori mua, së bashku me pjesën tjetër të punëtorëve të tij, për të gërmuar për minierën e argjendit, në të cilën unë vazhdova të punoja për afërsisht një muaj, pa sukses në ndërmarrjen tonë, dhe së fundi e binda zotërinë e moshuar që të mos gërmonte më për të. Që nga ajo kohë doli historia shumë e përhapur që unë kisha qenë një gërmues parash.

    57 Gjatë kohës që isha i punësuar, unë u vura të jetoj me njëfarë z. Isaac Hale, nga ai vend; ishte atje që për herë të parë pashë gruan time (bijën e tij), aEmma Hale-in. Më 18 janar 1827 ne u martuam, ndërkohë që unë isha ende i punësuar në shërbim të z. Stoal.

    58 Për shkak se vazhdoja të shpallja se kisha parë një vegim, apërndjekja më ndoqi akoma dhe familja e babait të gruas sime ishte shumë në kundërshtim me martesën tonë. Si rrjedhim, ishte e nevojshme për mua ta çoja atë diku tjetër; kështu ne shkuam dhe u martuam në shtëpinë e gjykatësit Tarbill, në Bainbridge-n Jugor, konteja Chenango, New York. Menjëherë pas martesës sime, unë e lashë zotin Stoal dhe shkova tek babai im dhe punova në fermë me të atë stinë.

    59 Më vonë erdhi koha për të marrë fletët, Urimin dhe Thumimin dhe parzmoren. Në ditën e njëzetedytë të shtatorit, një mijë e tetëqind e njëzet e shtatë, pasi kisha shkuar si zakonisht në fund të një viti tjetër në vendin ku ato ishin depozituar, i njëjti lajmëtar qiellor m’i dorëzoi ato me këtë urdhër, se unë do të isha përgjegjës për to; që, në qoftë se do t’i lija pa kujdes ose apas dore, unë do të flakesha; por, nëse do t’i përdorja të gjitha përpjekjet e mia për t’i bruajtur ato, derisa ai, lajmëtari, të vinte për t’i marrë, ato do të ishin të mbrojtura.

    60 Shpejt mësova arsyen përse kisha marrë urdhëra kaq të forta për t’i mbajtur ato të sigurta dhe përse ndodhi që lajmëtari kishte thënë se, kur të kisha bërë atë që kërkohej nga dora ime, ai do të vinte për t’i marrë ato. Sepse sapo u mësua se i kisha ato, menjëherë përpjekjet më të pazakonta u përdorën për të m’i marrë ato. Çdo lloj strategjie që mund të shpikej, u përdor për atë qëllim. Përndjekja u bë më e hidhur dhe më e ashpër se përpara dhe turmat ishin vigjilente vazhdimisht për të m’i marrë ato, nëse ishte e mundur. Por nëpërmjet urtësisë së Perëndisë, ato mbetën të sigurta në duart e mia, derisa unë të përfundoja me to atë që ishte kërkuar nga dora ime. Kur, në përputhje me marrëveshjet, lajmëtari erdhi për to, unë ia dorëzova atij; dhe ai i ka ato në ngarkim deri në këtë ditë, që është dita e dytë e majit, një mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë.

    61 Megjithatë, ngacmimi vazhdoi përsëri dhe zhurma e mijëra gjuhëve ishte gjatë gjithë kohës duke punuar qarkullimin e gënjeshtrave rreth familjes së babait tim dhe rreth meje. Në qoftë se do të tregoja vetëm një të mijtën e tyre, ajo do të mbushte vëllime të tëra. Megjithatë, përndjekja u bë kaq e padurueshme, sa u detyrova të lë Manchester-in dhe të shkoj me gruan time për në kontenë Susquehanna, në shtetin e Pennsylvania-s. Ndërsa po përgatiteshim për të shkuar—duke qenë shumë të varfër, dhe përndjekja ishte kaq e madhe ndaj nesh, sa nuk kishte mundësi që të ishim ndonjëherë ndryshe—në mes të fatkeqësive tona gjetëm një mik tek zotëria me emrin aMartin Harris, i cili erdhi tek ne dhe më dha pesëdhjetë dollarë për të na ndihmuar në udhëtimin tonë. Zoti Harris ishte një banor i qytetit të Palmyra-s, konteja Wayne, në shtetin e New York-ut, dhe një fermer i respektuar.

    62 Nëpërmjet kësaj ndihmese në kohën e duhur unë isha në gjendje të arrija në vendin e destinacionit tim në Pennsylvania; dhe menjëherë pasi arrita atje, fillova të kopjoja shkronjat nga fletët. Kopjova një numër të konsiderueshëm prej tyre dhe me anë të aUrimit dhe Thumimit i përktheva disa prej tyre, gjë që e bëra midis kohës që arrita në shtëpinë e babait të gruas sime, në muajin dhjetor, dhe shkurtit pasues.

    63 Diku në këtë muaj të shkurtit, i sipërpërmenduri z. Martin Harris erdhi në shtëpinë tonë, i mori shkronjat që i kisha vizatuar nga fletët dhe u nis me to drejt qytetit të New York-ut. Për atë që ndodhi lidhur me të dhe shkronjat, unë i referohem vetë tregimit të tij për rrethanat, ashtu siç m’i tregoi pas kthimit të tij, gjë që ishte sikurse vijon:

    64 “Unë shkova në qytetin e New York-ut dhe ia paraqita shkronjat që ishin përkthyer, së bashku me përkthimin e tyre, profesorit Charles Anthon, një zotëri i shquar për arritjet e tij në gjuhësi. Profesori Anthon tha se përkthimi ishte i saktë, më i saktë se ndonjë gjë që ai kishte parë të përkthehej më parë nga gjuha egjiptiane. Atëherë unë i tregova atij ato shkronja që nuk ishin përkthyer ende dhe ai tha se ishin në gjuhët egjiptiane, kaldaike, asiriane dhe arabike; dhe ai tha se ato ishin shkronja të vërteta. Ai më dha një çertifikatë, duke u vërtetuar njerëzve të Palmyra-s se ato ishin karaktere të vërteta dhe se përkthimi i tyre, ashtu siç ishin përkthyer, ishte gjithashtu i saktë. Unë e mora çertifikatën dhe e futa në xhep e isha gati të largohesha nga shtëpia, kur z. Anthon më thirri përsëri dhe më pyeti se si djali i ri e kishte gjetur që kishte fletë të arta në vendin ku ai i gjeti ato. Unë iu përgjigja se një engjëll i Perëndisë ia kishte zbuluar atë.

    65 Atëherë ai më tha: “Më lër ta shoh atë çertifikatë.” Unë, si rrjedhim, e nxora çertifikatën nga xhepi dhe ia dhashë atij, kur ai e mori atë dhe e grisi copa-copa, duke thënë se nuk kishte tani gjëra të tilla si shërbesa e aengjëjve dhe se, në qoftë se do t’ia sillja fletët atij, ai do t’i përkthente ato. Unë i thashë se një pjesë e fletëve ishin të bvulosura dhe se mua më ishte ndaluar t’ia sillja ato. Ai u përgjigj: “Unë nuk mund të lexoj një libër të vulosur.” Unë u largova prej tij dhe shkova te Dr. Mitchell-i, i cili ripohoi ato që profesori Anthon kishte thënë lidhur me shkronjat dhe përkthimin.”

    · · · · · · ·

    Oliver Cowdery shërben si shkrues në përkthimin e Librit të Mormonit—Joseph-i dhe Oliver-i marrin Priftërinë Aarone nga Gjon Pagëzori—Ata pagëzohen, shugurohen dhe marrin shpirtin e profecisë. (Vargjet 66–75.)

    66 Në ditën e 5-të të prillit, 1829, aOliver Cowdery erdhi në shtëpinë time, kohë deri në të cilën unë nuk e kisha parë kurrë atë. Ai më tha se, ngaqë kishte dhënë mësime shkolle në vendin ku babai im banonte dhe ngaqë babai im ishte një prej atyre që dërgonte në shkollë, shkoi të jetonte për njëfarë kohe në shtëpinë e tij dhe ndërsa ishte atje, familja i tregoi për situatën time të marrjes së fletëve dhe, si rrjedhim, ai kishte ardhur që të më pyeste për to.

    67 Dy ditë pas mbërritjes së z. Cowdery (duke qenë 7 prill), unë fillova të përkthej Librin e Mormonit dhe ai filloi të shkruajë për mua.

    · · · · · · ·

    68 Ne akoma vazhdonim punën e përkthimit, kur, në muajin pasues (maj 1829), në një ditë të caktuar shkuam në pyll për t’u lutur dhe për t’i kërkuar Zotit lidhur me apagëzimin për bheqjen e mëkateve, që e gjetëm të përmendur në përkthimin e fletëve. Ndërsa ishim të përfshirë kështu, duke u lutur dhe duke i thirrur Zotit, një clajmëtar nga qielli zbriti mbi një dre drite dhe, duke vënë eduart mbi ne, na fshuguroi duke thënë:

    69 Mbi ju, shërbëtorët e mi, në emër të Mesias, unë jap aPriftërinë e Aaronit, e cila mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve; dhe kjo nuk do të merret më kurrë nga toka, derisa bijtë e bLevit t’i ofrojnë përsëri një flijim Zotit në drejtësi.

    70 Ai tha se kjo Priftëri Aarone nuk e kishte fuqinë për të vënë duart për adhuratën e Frymës së Shenjtë, porse kjo do të na jepej më pas; dhe ai na urdhëroi të shkonim e të pagëzoheshim dhe na dha udhëzime se unë duhej të pagëzoja Oliver Cowdery-n dhe se më pas ai duhej të më pagëzonte mua.

    71 Në përputhje me këtë ne shkuam dhe u pagëzuam. Unë e pagëzova atë fillimisht dhe më pas ai më pagëzoi mua—pas së cilës unë vura duart e mia mbi kokën e tij dhe e shugurova atë në Priftërinë Aarone dhe më pas ai vuri duart e tij mbi mua dhe më shuguroi në të njëjtën Priftëri—sepse kështu ishim urdhëruar.*

    72 Lajmëtari që na vizitoi në këtë rast dhe na dha këtë Priftëri, tha se emri i tij ishte Gjon, i njëjti që quhej aGjon Pagëzori në Dhjatën e Re dhe se ai vepronte nën drejtimin e bPjetrit, cJakobit dhe dGjonit, të cilët mbanin eçelësat e Priftërisë së fMelkizedekut, Priftëri e cila, tha ai, do të na jepej në kohën e duhur dhe se unë do të thirresha gPlaku i parë i Kishës dhe ai (Oliver Cowdery) i dyti. Ishte në ditën e pesëmbëdhjetë të majit, 1829, që ne u shuguruam nën duart e këtij lajmëtari dhe u pagëzuam.

    73 Menjëherë pasi dolëm nga uji, pasi ishim pagëzuar, ne provuam bekimet e mëdha dhe të lavdishme nga Ati ynë Qiellor. Menjëherë sapo e kisha pagëzuar Oliver Cowdery-n, aFryma e Shenjtë ra mbi të dhe ai u ngrit e bprofetizoi shumë gjëra që do të ndodhnin pak kohë më pas. Dhe përsëri, sapo isha pagëzuar prej tij, edhe unë pata shpirtin e profecisë, kur, duke qëndruar në këmbë, profetizova lidhur me ngritjen e kësaj Kishe dhe me këtë brez të fëmijëve të njerëzve. Ne u mbushëm me Frymën e Shenjtë dhe u gëzuam në Perëndinë e shpëtimit tonë.

    74 Me mendjet tona të ndriçuara tashmë, ne filluam t’i kishim shkrimet e shenjta të qarta për të akuptuarin tonë dhe kuptimi e qëllimi i bvërtetë i shumë prej pjesëve të tyre të mistershme na u zbulua në një mënyrë që ne kurrë nuk mund ta fitonim më parë, as kurrë më parë nuk kishim menduar për të. Ndërkohë ne u detyruam t’i mbajmë të fshehta rrethanat e marrjes së Priftërisë dhe të pagëzimit tonë, për shkak të një shpirti përndjekjeje që ishte manifestuar tashmë në vendin përreth.

    75 Ne ishim kërcënuar të sulmoheshim nga turmat, herë pas here, dhe kjo edhe prej profesorëve të fesë. Dhe qëllimet e tyre për të na sulmuar ishin ekuilibruar vetëm për shkak të ndikimit të familjes së babait të gruas sime (nën përkujdesjen Hyjnore), e cila ishte bërë miqësore me mua dhe i kishte kundërshtuar turmat e ishte e gatshme që unë të lejohesha të vazhdoja punën e përkthimit pa ndërprerje; dhe, si rrjedhim, na ofruan dhe na premtuan mbrojtje nga të gjitha veprimet e paligjshme, për aq sa ishin në gjendje.

    • Oliver Cowdery i përshkruan këto ngjarje kështu: “Këto ishin ditë për të mos u harruar kurrë—të ulesh nën tingullin e një zëri të diktuar nga frymëzimi i qiellit, duke zgjuar mirënjohjen më të madhe të këtij kraharori! Ditë pas dite unë vazhdova, i pandërprerë, të shkruaja nga goja e tij, ndërkohë që ai përkthente me Urimin dhe Thumimin ose, siç do të kishin thënë Nefitët, “Përkthyesit”, historinë ose analin e quajtur “Libri i Mormonit”.

      “Po të përmendja, me vetëm pak fjalë, rrëfimin interesant të dhënë nga Mormoni dhe biri i tij besnik, Moroni, për një popull dikur i dashur dhe i favorizuar nga qielli, do ta tejkalonte qëllimin tim të tanishëm; Si rrjedhim, unë do ta shtyj atë për një periudhë të ardhshme dhe, sikurse thashë në parathënie, do të kaloj në mënyrë më të drejtpërdrejtë në pak ngjarje që lidhen drejtpërdrejt me ngritjen e kësaj Kishe, që mund të jenë të këndshme për mijëra vetë që kanë bërë një hap përpara, mes pakënaqësisë së fanatikëve dhe gjënjeshtrave të hipokritëve dhe e kanë përqafuar Ungjillin e Krishtit.

      Askush, në gjendjen e arsyetimit të kthjellët, nuk mund t’i përkthente dhe t’i shkruante udhëzimet e dhëna Nefitëve nga goja e Shpëtimtarit, për mënyrën e saktë në të cilën njerëzit duhej ta ndërtonin Kishën e Tij dhe veçanërisht kur korrupsioni kishte përhapur pasiguri për të gjitha format dhe sistemet e praktikuara mes njerëzve, pa dëshiruar një privilegj për të treguar gatishmërinë e zemrës, duke u varrosur në varrin e lëngët, për t’iu përgjigjur një ‘ndërgjegjeje të mirë nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit’.

      Pas shkrimit të rrëfimit të dhënë për shërbesën e Shpëtimtarit pjesës së mbetur të farës së Jakobit, në këtë kontinent, ishte e lehtë të shihej, sikurse profeti e tha se do të ishte, që errësira mbuloi tokën dhe errësira e thellë mendjet e njerëzve. Duke menduar më tej ishte e lehtë të shihej se mes grindjes dhe zhurmës së madhe lidhur me fenë, askush nuk kishte autoritet nga Perëndia për të administruar ordinancat e ungjillit. Sepse mund të bëhet pyetja: A kanë autoritet për të administruar në emër të Krishtit njerëzit të cilët i mohojnë zbulesat, kur dëshmia e Tij nuk është më e vogël se shpirti i profecisë dhe feja e Tij e bazuar, e ndërtuar dhe e mbështetur nga zbulesa të drejtpërdrejta, në të gjitha epokat e botës kur Ai ka patur një popull në tokë? Në qoftë se këto fakte u varrosën dhe me kujdes u fshehën prej njerëzve, zanati i të cilëve do të ishte vënë në rrezik, në qoftë se lejohej një here të shkëlqenin përpara fytyrës së njerëzve, ato nuk ishin më të varrosura për ne; dhe ne vetëm pritëm që të jepej urdhërimi: “Çohuni dhe pagëzohuni!”

      Kjo nuk deshi më shumë kohë, përpara se të realizohej. Zoti, që është plot mëshirë dhe gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjet lutjes së vazhdueshme të të përulurve, pasi ne i kishim bërë thirrje Atij në një mënyrë të zellshme, larg nga banesat e njerëzve, denjoi të na e manifestonte vullnetin e Tij. Papritur, si të ishte nga mesi i përjetësisë, zëri i Shpëtimtarit na foli paqe, ndërkohë që veli u hoq dhe engjëlli i Perëndisë zbriti i mbuluar me lavdi dhe dorëzoi mesazhin e kërkuar plot ankth dhe çelësat e Ungjillit të pendimit. Çfarë gëzimi! Çfarë mrekullie! Çfarë mahnitjeje! Ndërsa bota copëtohej dhe mundohej, ndërsa miliona po kërkonin si i verbri murin dhe ndërsa tërë njerëzit preheshin në pasiguri, si një mori e përgjithshme, sytë tanë panë, veshët tanë dëgjuan, sikurse në “shkëlqimin e ditës”; po, më shumë—përmbi ndriçimin e rrezes së diellit të majit, e cila atëherë përhapte shkëlqimin e saj mbi faqen e natyrës! Atëherë zëri i tij, edhe pse i butë, na përshkoi deri në zemër dhe fjalët e tij: “Unë jam bashkëshërbëtori juaj”, e shpërhapën çdo frikë. Ne dëgjuam, ne vështruam, ne admiruam! Ishte zëri i një engjëlli lavdie, ishte një mesazh nga Më i Larti! Dhe ndërsa dëgjuam, u gëzuam, ndërkohë që dashuria e Tij i ngrohu shpirtrat tanë dhe ne u mbështollëm në vegimin e të Plotfuqishmit! A kishte vend për dyshim? Aspak. Pasiguria ishte larguar, dyshimi ishte fundosur për të mos u ngritur më, ndërsa trillimi dhe mashtrimi ishin larguar përgjithmonë!

      Por, vëlla i dashur, mendo, mendo më shumë për një çast çfarë gëzimi i mbushi zemrat tona dhe me çfarë habie duhej të përkuleshim ne, (sepse kush s’do të kishte rënë në gjunjë për një bekim të tillë?), kur morëm nën dorën e tij Priftërinë e Shenjtë, ndërsa ai tha: “Mbi ju, bashkëshërbëtorët e mi, në emër të Mesias, unë jap këtë Priftëri dhe këtë autoritet, i cili do të mbetet mbi tokë, që Bijtë e Levit të mund t’i ofrojnë përsëri një flijim Zotit në drejtësi!”

      Unë nuk do të përpiqem të t’i pikturoj ndjenjat e kësaj zemre, as bukurinë e madhërishme dhe lavdinë që na rrethoi në këtë rast; por ti do të më besosh kur them se as toka, as njerëzit, me gojëtarinë e kohës, nuk mund të fillojnë ta veshin gjuhën në një mënyrë aq interesante dhe frymëzuese, sa ky personazh i shenjtë. Jo. As nuk ka kjo tokë fuqi për të dhënë gëzimin, për të dhuruar paqen ose për të kuptuar urtësinë që përmbahej në secilën fjali, ndërsa ato u dhanë me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë! Njeriu mund t’i mashtrojë bashkëqeniet e tij, mashtrimi mund të ndjekë mashtrimin dhe fëmijët e të ligut mund të kenë fuqi për të ndikuar të marrët dhe të pamësuarit, derisa asgjë përveç trillimit ta ushqejë shumicën dhe fryti i falsitetit të mbartë në rrjedhën e tij drejt varrit të lëkundurit; Por një prekje me gishtin e dashurisë së tij, po, një rreze e lavdisë nga bota atje lart ose një fjalë nga goja e Shpëtimtarit, nga gjoksi i përjetësisë, e bën atë të tërën të pavlerë dhe e largon atë përherë nga mendja. Siguria se ne ishim në praninë e një engjëlli, siguria se dëgjuam zërin e Jezusit dhe e vërteta e panjollë siç rodhi nga një personazh i kulluar, e diktuar nga vullneti i Perëndisë, është për mua përtej përshkrimit dhe unë gjithmonë do ta shikoj këtë shprehje të mirësisë së Shpëtimtarit me habi dhe falënderim, derisa të lejohem të mbetem gjallë; dhe në ato banesa ku përsosmëria banon dhe mëkati nuk vjen kurrë, unë shpresoj ta adhuroj në atë ditë që kurrë nuk do të marrë fund”.—Messenger and Advocate [Lajmëtar dhe Avokat], vëll. 1 (tetor 1834), f. 14–16.