Mbështetjate Vetja
4: Zotohuni


“Gjetja e Klientëve: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gjetja e Klientëve: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Sfida Bëj‑Një‑Shitje

Gjetja e Klientëve

Lexoni

Pamja
ikona Planifikuesi i Biznesit Vetjak

Nëse filloni të shitni, ju do të mësoni mënyrat më të mira për t’i gjetur klientët. Jini të gatshëm të eksperimentoni me ide të reja derisa të gjeni një ose më shumë metoda që ju ndihmojnë efektshëm për t’i gjetur klientët tuaj.

Plotësoni pjesën “Gjeni” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi im i Biznesit Vetjak.

Pamja
Shembull: Si do t’i gjej klientët e mi?

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • T’u bindem ligjeve ose parimeve që zgjodha në veprimtarinë nga “Themeli Im”.

  • T’ua tregoj familjes sime apo miqve të mi atë që kam mësuar sot rreth bindjes.

B. Unë do të marr pjesë në një Sfidë Bëj‑Një‑Shitje dhe do të raportoj javën e ardhshme për përvojën time.

C. Unë do ta plotësoj pjesën “Gjeni” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi im i Biznesit Vetjak.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj dhe shitët (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.

Për më shumë informacion lidhur me mënyrat se si t’i gjeni klientët, vizitoni srs.lds.org/sgmbmarketing.