Mbështetjate Vetja
1: Themeli Im


“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Themeli Im”

Themeli Im: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi

Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Gjoni 10:10.

Diskutoni:

Çfarë është një jetë me bollëk?

Shikoni:

“He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Shihni tekstin e shkruar në fund të këtij mësimi.)

Diskutoni:

A besoni se ka zgjidhje për problemet tuaja? Si mund të kualifikohemi që fuqia e Zotit të na ndihmojë?

Lexoni:

Referencën nga Manuali 2 dhe citimin nga Plaku Dallin H. Ouks.

Të jesh i mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo arrijmë çdo gjë që na vjen në mendje. Përkundrazi, do të thotë të besojmë se nëpërmjet hirit apo fuqisë aftësuese të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne mund t’i plotësojmë të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona. Mbështetja te vetja është provë e mirëbesimit apo besimit tonë te fuqia e Perëndisë për të lëvizur male në jetën tonë dhe për të na dhënë forcë që të triumfojmë mbi sprovat dhe vuajtjet.

Diskutoni:

Si ju ka ndihmuar hiri i Krishtit për t’i plotësuar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës?

Diskutoni:

Lexoni citimin nga Presidenti Marion G. Romni. Si e dini nëse po bëheni më i mbështetur te vetja?

Zotohuni:

Zotohuni që ta bëni veprimin vijues gjatë javës:

  • Lexojeni letrën nga Presidenca e Parë në fillim të këtij manuali dhe përcaktoni bekimet e premtuara. Çfarë duhet të bëni për t’i marrë ato? Shkruajini mendimet tuaja më poshtë.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth mbështetjes te vetja.