Mbështetjate Vetja
1: Partnerët në Veprim


“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Partnerët në Veprim”

Partnerët në Veprim

Koha Maksimale: 10 Minuta

Lexoni:

Me ndihmën e të tjerëve, ju mund të kryeni gjëra të mëdha. Për shembull, misionarët kanë shoqërues për t’i përkrahur. Në grupet tona ne kemi “partnerë në veprim”. Çdo javë ne do të zgjedhim dhe do të veprojmë me një partner në veprim. Partnerët në veprim do ta ndihmojnë njëri‑tjetrin që t’i mbajnë zotimet:

  • Duke e marrë në telefon, duke i dërguar mesazh me celular apo duke e vizituar njëri‑tjetrin gjatë javës.

  • Duke folur rreth asaj që mësuam në mbledhjen e grupit.

  • Duke e nxitur njëri‑tjetrin që të mbajnë zotimet.

  • Duke u këshilluar së bashku rreth sfidave.

  • Duke u lutur për njëri‑tjetrin.

Diskutoni:

Si ju ka ndihmuar dikush që të përmbushni diçka të vështirë?

Lexoni:

Të jesh një partner në veprim nuk është e vështirë ose nuk shpenzon shumë kohë. Disa partnerë e marrin në telefon njëri‑tjetrin, disa takohen vetë dhe disa i dërgojnë mesazhe me celular njëri‑tjetrit. Për ta filluar bashkëbisedimin ju mund të pyetni:

  • Çfarë ju pëlqeu nga mbledhja jonë e fundit e grupit?

  • Çfarë gjërash të mira ju kanë ndodhur gjatë javës teksa keni punuar për t’i mbajtur zotimet?

  • Si e keni përdorur parimin nga “Themeli Im” këtë javë?

Pjesa më e rëndësishme e diskutimit do të jetë ndihma që i jepni njëri‑tjetrit për t’i mbajtur zotimet. Ju mund të pyetni:

  • Si po veproni me zotimet tuaja?

  • Nëse nuk i keni mbajtur disa prej tyre, a keni nevojë për ndihmë?

  • Si mund t’i përkrah më së miri përpjekjet tuaja?