“Ruajtja e Klientëve: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Ruajtja e Klientëve: Zotohuni”
Zotohuni
Koha Maksimale: 5 Minuta
Përfshirja dhe të Dëgjuarit e Klientëve Tuaj
Lexoni:
Kemi shumë mjete dhe teknologji për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët tanë. Pronarët e suksesshëm të bizneseve shpesh eksperimentojnë me metoda të ndryshme për të gjetur mënyrat më të mira për t’u lidhur me klientët e tyre. Këtë javë:
-
Bëni prova me mënyra për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët tuaj.
-
Shkruajeni çfarë mësuat në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit.
-
Përgatituni t’ia tregoni rezultatet grupit javën e ardhshme.
Ruajtja e Klientëve Tuaj
Lexoni:
Pronarët e suksesshëm të bizneseve flasin me klientët e tyre për të fituar ide se si t’i bëjnë bizneset e tyre më konkurruese. Këtë javë:
-
Flisni me klientët e tanishëm ose të mundshëm rreth mënyrës se si mund ta mbani ose fitoni më mirë biznesin e tyre.
-
Shkruajini këto ide në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj.
-
Plotësoni pjesën “Ruaj” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi juaj i Biznesit Vetjak.
-
Provojini këto ide menjëherë me klientët tuaj.
Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.
|
Zotimet e Mia |
|---|
|
A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:
|
|
B. Unë do të eksperimentoj me mënyra të reja për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët e mi dhe do ta raportoj përvojën time javën e ardhshme. |
|
C. Unë do ta plotësoj pjesën “Ruaj” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi im i Biznesit Vetjak. |
|
D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet. |
|
E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë. |
Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj dhe shitët (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Bëni një lutje mbylljeje.