Mbështetjate Vetja
7: Zotohuni


“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të zgjedh një problem me të cilin po përballem.

  • Të zbatoj këta hapa për problemin tim: 1) Përcaktoj; 2) Studioj mundësitë; 3) Vendos dhe veproj.

  • T’ua tregoj familjes apo miqve të mi atë që kam mësuar rreth zgjidhjes së problemeve.

B. Unë do t’i paguaj vetes një rrogë dhe do t’i mbaj paratë e mia të biznesit në një llogari të veçantë nga paratë e mia vetjake.

C. Unë do të mbaj shënime veçan për paratë e biznesit tim nga ato vetjake.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.