Mbështetjate Vetja
12: Zotohuni


“Paraqitja e Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Paraqitja e Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Nëse kam rekomandim tempulli, të caktoj një datë për të frekuentuar tempullin.

  • Nëse nuk kam rekomandim tempulli, të takohem me peshkopin ose presidentin tim të degës për të diskutuar mënyrën se si mund të përgatitem për t’i marrë ordinancat e mia të tempullit.

  • T’ua tregoj familjes sime apo miqve të mi atë që kam mësuar rreth ordinancave të tempullit.

B. Unë do të shkruaj në fletoren e shënimeve të biznesit tim një listë të ideve për ta çuar përpara biznesin tim gjatë javës së ardhshme.

C. Unë do ta përpunoj Planifikuesin tim të Biznesit Vetjak bazuar në përshtypjet e marra për paraqitjen time.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.

Pas lutjes ju mund të doni të bëni një fotografi si grup dhe të hani diçka të lehtë për të kremtuar përvojat e grupit me kursin.

Formulari i Përshtypjeve për Paraqitjen

Emri i Paraqitësit:

Emri i Rishikuesit:

Udhëzime: Ju lutemi plotësoni katër kutitë më poshtë ndërkohë që personi bën paraqitjen e tij ose të saj. Jepiani formularin personit menjëherë pas paraqitjes.

Tiparet më premtuese të idesë së biznesit

Shqetësime të mundshme rreth idesë së biznesit

Ide për përmirësim

Kontaktet e rekomanduara

Letër Përfundimi

Unë, , kam marrë pjesë në një grup për mbështetjen te vetja të quajtur “Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim”, të siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe kam përmbushur kërkesat e nevojshme për plotësim si vijon:

Mora pjesë në së paku 10 mbledhje nga 12 të tilla.

Përfundova së paku 10 parime nga 12 të tilla dhe ua mësova ato familjes sime ose miqve të mi.

I plotësova zotimet e mia javore të biznesit për së paku 10 javë nga 12 të tilla.

Fola me klientë të mundshëm për së paku 10 javë nga 12 të tilla.

Shkrova në fletoren e shënimeve të biznesit tim për së paku 10 javë nga 12 të tilla.

I bëra një paraqitje biznesi grupit tim gjatë javës së 12‑të.

Emri i pjesëmarrësit

Nënshkrimi i pjesëmarrësit

Data

Unë vërtetoj se ky/kjo pjesëmarrës/e i ka plotësuar kërkesat e renditura më lart.

Emri i ndërmjetësit të grupit

Nënshkrimi i ndërmjetësit të grupit

Data

Shënim: Në një datë të mëvonshme mund të lëshohet një certifikatë e Kolegjit SHDM për Biznesin nga komiteti i mbështetjes te vetja i kunjit ose distriktit.

A do ta Vazhdoni Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja?

Pamja
Figurë e Jezusit

“Prandaj, çfarë lloj njerëzish duhet të jeni? Në të vërtetë, unë ju them juve, madje siç jam unë.”

3 Nefi 27:27