Mbështetjate Vetja
3: Raportoni


“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Themeli Im: Raportoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Raportoni”

Raportoni

Koha Maksimale: 25 Minuta

Bëni një lutje hapjeje.

Zotimet e Javës së Kaluar

A. T’i mbaj zotimet e bëra te “Themeli Im”.

B. Të krijoj një listë me pesë nevoja të paplotësuara të klientëve në fletoren e shënimeve të biznesit tim.

C. Të krijoj një listë të epërsive konkurruese për pesë biznese të ndryshme në fletoren e shënimeve të biznesit tim.

D. Ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe t’i mbaj zotimet.

E. Të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe ta përkrah atë.

Hapi 1: Vlerësoni me Partnerin në Veprim (5 minuta)

Përdorni pak minuta për të vlerësuar përpjekjet tuaja që t’i mbani zotimet tuaja gjatë kësaj jave. Përdorni tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” më poshtë. Më pas tregojani vlerësimin tuaj partnerit ose partneres suaj dhe diskutoni me të pyetjen më poshtë. Mbani parasysh që “Shitni” dhe “Shënoni Hollësitë Financiare” janë aftësi që do të fillojmë t’i ushtrojmë pas disa kapitujsh.

Diskutoni:

Çfarë sfidash patët për mbajtjen e zotimeve tuaja gjatë kësaj jave?

Pamja
tabela Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia

Hapi 2: Raportojini Grupit (8 minuta)

Pas vlerësimit të përpjekjeve tuaja, mblidhuni sërish si grup dhe raportojini rezultatet tuaja. Bëjeni me radhë në grup dhe secili të thotë nëse e vlerësoi veten me ngjyrën e kuqe, të verdhë ose të gjelbër për secilin nga zotimet e javës së kaluar. Gjithashtu thoni numrin e ditëve që e ushtruat cilëndo prej aftësive kyç të biznesit, siç u raportua në tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia”.

Hapi 3: Tregojini Përvojat Tuaja (10 minuta)

Tani tregoni si grup gjërat që mësuat nga përpjekja për t’i mbajtur zotimet tuaja gjatë javës.

Diskutoni:

  • Çfarë përvojash patët për mbajtjen e zotimeve tuaja të bëra te “Themeli Im”?

  • Çfarë mësuat rreth nevojave të paplotësuara të klientëve dhe epërsive të biznesit duke folur me njerëzit këtë javë?

  • Si po ju ndihmon puna me një partner në veprim?

Hapi 4: Zgjidhni Partnerë në Veprim (2 minuta)

Zgjidhni një partner në veprim nga grupi për javën që vjen. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të një familjeje.

Përdorni disa minuta tani që të takoheni me partnerin tuaj në veprim. Prezantohuni dhe diskutoni se si do ta kontaktoni njëri‑tjetrin gjatë javës.

Emri i partnerit në veprim

Informacion kontakti

Shkruani se si dhe kur do ta kontaktoni njëri‑tjetrin gjatë kësaj jave.

Pamja
Plani javor i kontaktit