Mbështetjate Vetja
2: Mësoni


“Zgjidhja e Nevojave të Paplotësuara të Klientëve: Mësoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Zgjidhja e Nevojave të Paplotësuara të Klientëve: Mësoni”

Mësoni

Koha Maksimale: 70 Minuta

1. Përse Blejnë Njerëzit?

Shikoni:

“Why Do People Buy” [“Përse Blejnë Njerëzit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
kutia e vënies në punë të materialit filmik

Diskutoni:

Çfarë mësuat nga ky material filmik rreth arsyes përse blejnë njerëzit?

2. Mësoni se si t’i Plotësoni dhe Përcaktoni Nevojat e Klientëve

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve përpiqen t’i kuptojnë dhe plotësojnë nevojat e paplotësuara të klientëve. Të kuptuarit e nevojave të klientëve është një mundësi e vazhdueshme që kërkon përpjekje, kohë dhe këmbëngulje domethënëse. Nevojat e klientëve tuaj do të ndryshojnë herë pas here, prandaj vazhdimisht do të keni nevojë që ta përshtatni biznesin tuaj për t’i plotësuar ato. Kjo është e vërtetë nëse po konsideroni një mundësi të re biznesi ose administroni një biznes ekzistues. Kjo pjesë do t’ju ndihmojë të mësoni se si ta përcaktoni larminë e nevojave që mund të kenë klientët tuaj.

Pamja
Një grua dhe një burrë duke përdorur një kompjuter portativ

Lexoni:

Që të keni mundësi të suksesshme biznesi, ju duhet të plotësoni një nevojë ose të zgjidhni një problem për të cilin njerëzit janë të gatshëm të paguajnë. Për të përcaktuar nëse njerëzit do të jenë të gatshëm të paguajnë për shërbimin ose produktin tuaj, ju keni nevojë të flitni me ta për të. Duke folur me klientë të mundshëm, ju mund ta vlerësoni kërkesën për shërbimin ose produktin tuaj dhe të shihni nëse është i mjaftueshëm për t’i mbështetur shitjet që ju nevojiten për të pasur sukses biznesi juaj. Përshtypjet nga klientët gjithashtu mund të ndihmojnë për ta përpunuar idenë e biznesit tuaj.

Fillojeni ta vini herët në provë me klientët idenë e biznesit tuaj – përpara se të investoni shumë nga koha ose paratë – për të parë nëse ka një treg për të. Shumica e pronarëve të bizneseve duhet t’i përshtatin dhe përpunojnë shumë herë idetë e tyre dhe hollësitë që gjenden në bizneset e tyre përpara se të gjejnë ofertën e duhur që ka potencialin për të pasur sukses.

Nëse njerëzit nuk kanë interes të fortë për shërbimin ose produktin tuaj dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë për të, edhe pasi e përpunoni, fillojeni nga fillimi me një ide tjetër. Mos vazhdoni të investoni në një ide që nuk ka mundësi të fortë për sukses.

Përveç që të flisni me klientë të mundshëm për ta vlerësuar idenë e biznesit tuaj, ju keni nevojë të bëni hulumtim tjetër. Zoti ka këshilluar: “Studio[je] atë tërësisht në mendjen tënde” (DeB 9:8). Nëse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për shërbimin ose produktin tuaj, ky është një fillim i mirë, por keni nevojë të vazhdoni ta vini në provë dhe ta përpunoni idenë tuaj. Studioni se çfarë po bëjnë konkurrentët tuaj. Hulumtojeni informacionin në internet dhe lexoni botimet për sektorin e industrisë. Flisni me ekspertë të cilët dinë rreth llojit të biznesit që po shqyrtoni. Këto përpjekje do t’ju ndihmojnë ta kuptoni mjedisin e biznesit dhe të merrni parasysh mundësitë dhe rreziqet e mundshme. Këto përpjekje gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zhvilloni dhe përpunoni idenë e biznesit tuaj nisur nga faktet, njohuria dhe të dhënat.

3. Vëzhgimi i Ndryshimit dhe Përfitimi prej Tij

Lexoni:

Ndryshimi është kudo përreth nesh dhe po ndodh gjithmonë. Shumë njerëz e kanë frikë ndryshimin. Gjithsesi, pronarët e suksesshëm të bizneseve e mirëpresin ndryshimin ngaqë i lejon t’u drejtohen nevojave të paplotësuara dhe të zgjidhin probleme. Ata vazhdimisht vëzhgojnë dhe parashikojnë ndryshimet dhe prirjet. Ata veprojnë shpejt me këto mundësi.

Disa ndryshime për të cilat interesohen pronarët e bizneseve, përfshijnë:

  • Ndryshimet demografike. Ka ndryshime të popullatave bazuar në gjininë, moshën, racën, etninë, fenë, gjuhën, të ardhurat, arsimimin dhe faktorë të tjerë.

  • Ndryshimet rregullatore ose të vendosura nga qeveria. Këto rrjedhin nga ligjet, rregulloret apo urdhrat prej qeverive ose trupave të tjerë autoritarë.

  • Ndryshimet teknologjike. Këto janë risi ose shpikje që e përmirësojnë efektshmërinë ose arrijnë përfitime të tjera.

  • Ndryshimet kulturore. Këto janë ndryshime në vlerat, normat dhe përfitimet e një grupi, të cilat ndikojnë te sjellja.

4. Gjetja e Pasionit Tim dhe Nxjerrja e Mësimeve nga Përvoja Ime

Lexoni:

Ne të gjithëve na janë dhënë dhurata nga Ati ynë në Qiell (shih DeB 46:11). Pronarët e suksesshëm të bizneseve shpesh ndjekin biznese që përshtaten me dhuntitë, talentet, pasionet dhe interesat e tyre. Interesi i tyre kryesor zakonisht nuk është paraja; përkundrazi, është zgjidhja e një problemi ose plotësimi i një nevoje për të cilën interesohen shumë. Këta pronarë biznesesh shpesh e shpenzojnë kohën e tyre të lirë duke menduar rreth biznesit të tyre, sepse ata kanë interes të madh që të sjellin një ndryshim pozitiv. Kjo ndjesi qëllimi siguron zotim ndaj cilësisë dhe përsosurisë së biznesit – dhe pathyeshmëri e shtytje gjatë kohëve të vështira.

Pronarët e suksesshëm të bizneseve shpesh kanë përvojë pune në sektorin e biznesit të tyre, duke punuar në një sektor që ka lidhje me të ose duke qenë klientë të shërbimeve ose produkteve të sektorit. Kjo përvojë shpesh u jep pronarëve të bizneseve njohuri për konkurrencën, lidhje të vlefshme dhe vetëdije për problemet dhe nevojat e paplotësuara të klientëve.

Shikoni:

“Unmet Needs” [“Nevojat e Paplotësuara”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
kutia e vënies në punë të materialit filmik

5. A Ka Epërsi Konkurruese Mundësia e Biznesit Tim?

Lexoni:

Të gjitha bizneset kanë konkurrentë, prandaj biznesi juaj ka nevojë të ketë epërsi konkurruese që të nxjerrë fitim dhe t’i ruajë klientët. Që të ketë epërsi konkurruese, biznesi juaj ka nevojë të jetë i ndryshëm ose më i mirë sesa konkurrentët tuaj. Një epërsi konkurruese shpesh siguron një pengesë për hyrjen, e cila e bën të vështirë për konkurrentët që ta kopjojnë shërbimin ose produktin tuaj.

Shikoni:

“Competitive Advantage” [“Epërsia Konkurruese”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
kutia e vënies në punë të materialit filmik

Diskutoni:

Çfarë mësuat nga ky material filmik rreth mënyrës se si t’i zbuloni epërsitë konkurruese që mund të keni?

Lexoni:

Pronarët vijues i ngritën bizneset e tyre përqark tri epërsive konkurruese shumë të ndryshme.

Pamja
Tre shembuj të epërsisë konkurruese

Diskutoni:

Çfarë llojesh të epërsive konkurruese keni vërejtur në bizneset vendore?