Mbështetjate Vetja
3: Zotohuni


“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Të Folurit me Klientët e Mundshëm

Lexoni:

Të folurit me klientët mund t’ju ndihmojë të fitoni ide për mënyrën se si ta përmirësoni shërbimin ose produktin tuaj dhe ta vini çmimin siç duhet. Këtë javë flisni me të paktën pesë klientë të mundshëm dhe i pyetni se çfarë do t’i bënte ata të blinin prej jush. Përveç kësaj, mund të shkoni në internet që të kërkoni përshtypje nga klientë të mundshëm.

Pasi ta bëni këtë përpjekje dhe të përcaktoni informacionin tuaj më të mirë, të mundshëm financiar, plotësoni vijat në nënndarjen “Prova që biznesi im është fitimprurës” te Planifikuesi juaj i Biznesit Vetjak.

Pamja
Shembull: Provë që biznesi im është fitimprurës

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të mbaj shënim atë që fitoj dhe shpenzoj çdo ditë, t’i mbledh shifrat në fund të javës dhe të regjistroj sasinë gjithsej në Dokumentin e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Vetjake.

  • T’ua tregoj familjes sime apo miqve të mi atë që kam mësuar sot rreth administrimit të parave.

B. Unë do të bëj bashkëbisedime me të paktën pesë klientë të mundshëm që të fitoj ide dhe të mësoj atë që do t’iu duhej për të blerë nga unë.

C. Unë do t’i plotësoj vijat në nënndarjen “Prova që biznesi im është fitimprurës” te Planifikuesi im i Biznesit Vetjak.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët dhe që shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj.

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.