Mbështetjate Vetja
8: Zotohuni


“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të plotësoj projektin e shërbimit të grupit.

  • T’ua tregoj atë që kam mësuar rreth shërbimit, familjes sime ose miqve të mi.

B. Unë do të shkruaj në fletoren e shënimeve të biznesit tim një listë të sfidave të mundshme të qarkullimit të parave në dorë që mund t’i hasë biznesi im.

C. Unë do të shkruaj në fletoren e shënimeve të biznesit tim një plan për të trajtuar sfidat e mundshme të qarkullimit të parave në dorë me të cilat mund të përballet biznesi im.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, që shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, që shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Bëni një lutje mbylljeje.