Mbështetjate Vetja
5: Mësoni


“Ruajtja e Klientëve: Mësoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Ruajtja e Klientëve: Mësoni”

Mësoni

Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Krijimi i Besnikërisë te Klientët

Lexoni:

Në këtë pikë ju duhet të keni të paktën një klient. Nëse nuk keni, përqendrohuni që të gjeni një klient sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pasi të keni klientë, do t’ju duhet të punoni shumë që t’i mbani besnikë ndaj biznesit tuaj. Mund të zhvilloni besnikëri duke i përfshirë klientët tuaj, duke i dëgjuar dhe duke krijuar përvoja pozitive për ta. Gjetja e klientëve të rinj mund t’i kushtojë biznesit tuaj shumë më tepër sesa i kushton të mbajë klientët e tanishëm.

Diskutoni:

Përfytyroni sikur po hapni një floktore në lagje. Shumica e klientëve janë të ndjeshëm ndaj çmimit dhe do të shkojnë te floktorja që është më e lira ose që ofron kupon apo ulje çmimi.

  • Cilat janë disa nga gjërat që mund të bëni për të ndërtuar besnikëri ndaj floktores suaj kështu që klientët do të vijnë edhe nëse nuk e ulni vlerën e shërbimeve tuaja?

  • Cilat janë disa nga gjërat që ju mund të bëni, të cilat do t’ju lejojnë të vendosni një çmim më të lartë?

2. Përfshirja e Klientëve të Mi

Lexoni:

Përfshirja e klientëve është më shumë sesa t’i bëni ata ta vënë re biznesin tuaj. Do të thotë që t’i përfshini aktivisht dhe t’i nxitni qëllimisht që të marrin pjesë në të. Kur i përfshini klientët, ata zhvillojnë një lidhje emocionale me biznesin tuaj dhe ndiejnë një ndjesi pronësie. Ka më shumë mundësi që të jenë besnikë ndaj shërbimit ose produktit tuaj dhe të bëhen përkrahës kryesorë të biznesit tuaj te njerëzit e tjerë.

Gjithmonë kërkoni mënyra se si t’i përfshini klientët tuaj. Ata duan t’i shprehin mendimet e tyre, të tregojnë përvoja dhe madje të japin ide për shërbime dhe produkte të reja. Ju mund t’i përfshini klientët drejtpërsëdrejti, nëpërmjet përvojave dhe nëpërmjet teknologjisë. Mediat shoqërore dhe posta elektronike janë shembuj se si mund t’i përfshini klientët nëpërmjet teknologjisë.

Diskutoni:

Mendoni për një biznes që ju përfshin si klient. Si e ndikon kjo marrëdhënien tuaj me biznesin?

Lexoni:

Si pronar biznesi, sigurohuni që t’i përfshini klientët tuaj në mënyra domethënëse, të vëmendshme. Për shembull, komunikimi nëpërmjet postës elektronike mund të jetë një mjet i efektshëm. Gjithsesi, nëse dërgoni tepri poste elektronike apo dërgoni llojin e gabuar të postës elektronike, ju mund t’i bezdisni klientët ose ta cenoni mirëbesimin e tyre. Përvoja e klientëve tuaj duhet të jetë përparësia juaj kryesore.

3. Të Dëgjuarit e Klientëve të Mi

Lexoni:

Një mënyrë për të formuar besnikëri është nëpërmjet të dëgjuarit të klientëve tuaj. Kur dëgjoni, “prir[eni] zemrën [tuaj] ndaj arsyes” (Fjalët e Urta 2:2). Klientët tuaj shpesh japin përshtypje të dobishme, të cilat çojnë drejt ideve të reja, mënyrave të përmirësuara të bërjes së gjërave dhe shërbimit më të mirë. Pronarët e bizneseve mund t’i dëgjojnë klientët e tyre në shumë mënyra, të tilla si ato që vijojnë.

Mënyra se si Klientët Komunikojnë me Bizneset

Pamja
ikona e Komenteve të Drejtpërdrejta

Komente të drejtpërdrejta

Klientët i japin përshtypje një pronari ose një punonjësi të biznesit.

Pamja
ikona e të Thënave nga Njerëzit

Komente të thëna nga njerëzit

Klientët u bëjnë komente miqve të tyre ose klientëve të tjerë.

Pamja
ikona e Ankesave

Ankesat

Klientët dërgojnë përshtypje negative për të prodhuar ndërgjegjësim ose veprim.

Pamja
Ikona e Rishikimeve dhe Vlerësimeve

Rishikimet dhe vlerësimet

Klientët e vlerësojnë vlerën dhe shërbimin e një biznesi (shpesh në internet).

Pamja
Ikona e Sondazheve

Sondazhet

Një biznes kërkon përshtypje nga klientët.

Pamja
Ikona e Mediave Shoqërore

Mediat shoqërore

Klientët përdorin mjete në internet për t’i dhënë përshtypje një publiku më të madh.

Pamja
Ikona e Vendimeve të Blerjes

Vendimet e blerjes

Klientët i tregojnë parapëlqimet dhe vlerat e tyre nëpërmjet asaj që zgjedhin të blejnë ose të mos blejnë.

Pamja
ikona e Njohjes së Arritjeve dhe Shpërblimet

Njohja e arritjeve dhe shpërblimet

Një biznes fiton lavdërim ose një çmim për cilësinë apo shërbimin e tij.

4. Përshtatja ndaj Ndryshimit të Tregut

Lexoni:

Teksa i përfshini dhe i dëgjoni klientët tuaj, ju mund të vëzhgoni prirje ose ndryshime të reja që do t’ju kërkojnë ta përshtatni biznesin tuaj. Këto mund të jenë ndryshime në nevojat e klientëve, në kulturë, teknologji apo konkurrencë.

Shikoni:

“Adjusting to Market Change” [“Përshtatja ndaj Ndryshimit të Tregut”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
Kutia gri e filmit

Diskutoni:

Çfarë prirjesh ose ndryshimesh mund ta ndikojnë biznesin tuaj? Në çfarë mënyrash mund të përgjigjeni?

5. Krijimi i një Përvoje Pozitive për Klientët

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve gjejnë mënyra për t’i kënaqur klientët duke i tejkaluar pritshmëritë e tyre. Klientët duan që përvoja e tyre të jetë e lehtë, e volitshme dhe e dhënë me një shërbim të pashoq. Klientët gjithashtu e vlerësojnë shumë një biznes që i përmbush premtimet e tij dhe ndjek nga afër shërbimet ose produktet e veta. Sigurimi i një përvoje mbresëlënëse për klientët shpërblehet me shitje prej njerëzve që i tregojnë njëri‑tjetrit për biznesin, si edhe me besnikëri më të madhe.