Mbështetjate Vetja
9: Zotohuni


“Rritja e Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Rritja e Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të plotësoj veprimtaritë “krijimi i synimeve” dhe “gjetja e një këshilluesi”.

  • Të përfundoj së shkruari planin e “misionit të jetës” sime dhe ta diskutoj atë me familjen time ose miqtë e mi.

  • T’i kërkoj dikujt të jetë këshilluesi im dhe të caktoj një kohë për t’u takuar.

B. Unë do të shkruaj një plan në fletoren e shënimeve të biznesit tim duke dhënë me hollësi mënyrat se si synoj ta rrit biznesin tim kur të jetë koha e duhur.

C. Unë do të shkruaj një plan në fletoren e shënimeve të biznesit tim duke dhënë me hollësi mënyrat se si mund t’i pakësoj shpenzimet e biznesit tim.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, që shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, që shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.