“Zgjidhja e Nevojave të Paplotësuara të Klientëve: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Zgjidhja e Nevojave të Paplotësuara të Klientëve: Zotohuni”
Zotohuni
Koha Maksimale: 5 Minuta
Fletorja e Shënimeve të Biznesit
Nevojat e Paplotësuara të Klientëve
Lexoni:
Si pronar biznesi është e rëndësishme për ju që të jeni vëzhgues dhe t’u flisni njerëzve çdo ditë për të përcaktuar nevojat e paplotësuara të klientëve. Çdo ditë gjatë javës shënoni në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj ndonjë nevojë të paplotësuar të klientëve që vëzhgoni. Krijoni një listë të pesë nevojave kryesore të paplotësuara të klientëve në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj dhe përgatituni për t’ia treguar ato grupit në javën e ardhshme.
Epërsitë Konkurruese
Lexoni:
Gjithashtu është e rëndësishme për ju që të vëreni epërsitë konkurruese. Këtë javë, zgjidhni pesë biznese të ndryshme në komunitetin tuaj që ju interesojnë, dhe mendoni për epërsitë e veçanta konkurruese që kanë. Shënojini këto epërsi në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj dhe përgatituni për t’ia treguar ato grupit javën e ardhshme.
Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.
|
Zotimet e Mia |
|---|
|
A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:
|
|
B. Unë do të krijoj një listë me pesë nevoja të paplotësuara të klientëve në fletoren e shënimeve të biznesit tim. |
|
C. Unë do të krijoj një listë të epërsive konkurruese për pesë biznese të ndryshme në fletoren e shënimeve të biznesit tim. |
|
D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet. |
|
E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë. |
Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët dhe shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Bëni një lutje mbylljeje.