Mbështetjate Vetja
13: Lista e Termave


“Shtojcë”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Shtojca”

Lista e Termave

aktiviNjë artikull, i prekshëm ose i paprekshëm, që një biznes e zotëron ose kontrollon dhe që do të sigurojë një përfitim të ardhshëm. Vlera e aktiveve gjithsej të një biznesi përmblidhet në një fletë bilanci.

amortizimNjë metodë kontabiliteti e përdorur për ta pakësuar vlerën e një aktivi gjatë jetës së tij prodhuese. Pakësimet i korrespondojnë paksa prishjes së pritur të aktivit për shkak të vjetrimit ose dëmtimit.

ardhura [të] brutoParatë që një biznes i merr nga konsumatorët për shitjen e shërbimeve ose produkteve.

ardhura [të] nga interesiParatë që fitohen nga huadhënia e parave për një periudhë të përcaktuar kohore.

ardhura [të] (për një biznes)Paratë që mbeten pasi shpenzimet janë zbritur nga të ardhurat bruto. Të ardhurat gjithashtu quhen fitimi neto ose vija fundore.

ardhura [të] (për një individ ose familje)Paratë që merr ose fiton individi ose familja.

bilanc i parave në dorëShuma e parave tashmë në dispozicion në një llogari.

biznes themelorVeprimtaria kryesore që u krijua për ta kryer një biznes. Një biznes duhet të veprojë vazhdimisht për t’u përmirësuar dhe për të arritur përsosuri në këtë veprimtari.

borxhPara që merren hua dhe që i janë detyrim një njeriu ose organizate tjetër.

borxh i keqNjë borxh që e pëson një biznes kur një klient, i cili ka marrë hua nga një biznes, nuk arrin t’ia paguajë paratë që i ka borxh. Shumën që ia kanë borxh, biznesi e shënon të humbur si një borxh të pakthyeshëm ose të keq.

burimGjithçka që përdoret për ta ndihmuar punën e një biznesi.

çast kulmorNjë ngjarje që shënon dhe mat përparimin e një biznesi.

dëftesëDokumentim që bën të ditur se një biznes ka marrë para si shkëmbim për shërbime ose produkte.

deklaratë e qarkullimit të parave në dorëNjë deklaratë financiare që përmbledh hyrjet dhe daljet e parave në dorë bazuar në veprimtaritë administruese, investuese dhe financuese të biznesit.

deklaratë fitimi dhe humbjeje (FeH)Një deklaratë financiare që përmbledh të ardhurat bruto dhe shpenzimet gjatë një periudhe të caktuar kohe dhe deklaron nëse një biznes ka arritur fitim ose humbje. Gjithashtu quhet një deklaratë të ardhurash.

deklaratë të ardhurashNjë deklaratë financiare që përmbledh të ardhurat bruto dhe shpenzimet gjatë një periudhe të caktuar kohe dhe deklaron nëse një biznes ka arritur fitim ose humbje. Gjithashtu quhet deklarate e fitimit dhe humbjes (FeH).

drejtë [e] e posaçmeE drejtë që e lejon një biznes të kryejë dhe të shesë shërbime ose prodhime të caktuara në një vendndodhje të veçantë.

efektshmëriArritja e një rezultati të dëshiruar pa humbje të kotë kohe, energjie, materialesh apo parash.

epërsi konkurrueseNjë gjendje ose rrethanë që e lejon një biznes të veprojë me më shumë efektshmëri, të ofrojë cilësi më të lartë ose të sigurojë përfitime më të mëdha sesa bizneset e tjera. Një epërsi konkurruese e aftëson një biznes që të fitojë dhe të ruajë më shumë klientë.

faturëNjë dokument pagese sipas zërave nga një biznes, i cili rendit shërbimet ose produktet e dhëna.

financim nga shumë njerëzNjë metodë financimi në të cilën një numër i madh njerëzish e përkrahin një biznes duke kontribuar sasi të vogla parash nëpërmjet internetit.

fitimNjë rritje financiare në të cilën e ardhura bruto minus shpenzimet është vlerë pozitive.

fitim brutoDiferenca midis kostove të ndryshueshme dhe të ardhurave bruto nga shitjet. Fitimi bruto është i rëndësishëm ngaqë pasqyron fitimprurjen thelbësore të një biznesi. Fitimi bruto tregohet në një deklaratë të ardhurash.

fitim netoDiferenca midis të ardhurave bruto nga shitjet dhe të gjithë kostove (të kostove të ndryshueshme si edhe kostove fikse). Quhet edhe si e ardhur neto ose rezultati përfundimtar. Fitimi neto tregohet në një deklaratë të ardhurash.

fletë bilanciNjë deklaratë financiare që përmbledh aktivet dhe pasivet e një biznesi, si edhe pjesën e kapitalit të pronarit, gjatë një periudhe të përcaktuar kohore. Në fletën e bilancit, aktivet e biznesit do të jenë të barabarta me shumën gjithsej të pasiveve të tij plus pjesën e kapitalit të pronarit.

furnizuesNjë biznes që i shet shërbime ose produkte një biznesi tjetër.

grantFonde të dhëna për një qëllim të caktuar që zakonisht nuk kanë nevojë të ripaguhen.

huadhënie nga njëri tek tjetriNjë metodë huadhënieje në të cilën individët i japin hua një pronari biznesi me të cilin nuk kanë lidhje, nëpërmjet një shërbimi në internet.

hua mikrofinanceNjë sasi relativisht e vogël parash e dhënë hua nga një organizatë për një biznes që nuk ka mundësi për shërbime tradicionale bankare.

humbjeNjë pakësim financiar në të cilën e ardhura bruto minus shpenzimet është një vlerë negative.

interesParatë që paguhen për fonde të marra borxh (ose që merren për fonde të dhëna hua).

inventarNjë përmbledhje e të gjitha produkteve ose materialeve të zotëruara që një biznes mund t’i shesë ose përdorë.

investitor engjëllNjë investues i pasur që i siguron para dhe këshillim një biznesi të ri në shkëmbim të një pronësie të pjesshme të biznesit.

kanal shitjeshNjë mjet nëpërmjet të cilit një biznes ua shet klientëve shërbimet ose produktet e veta.

kapitalAktivet e biznesit, të tilla si paratë në dorë, pajisje ose prona, të përdorura për të prodhuar shërbime ose produkte.

kapital sipërmarrjejeNjë shumë e madhe parash që një kompani financiare e investon në një biznes, me pritshmërinë për rritje të madhe biznesi dhe një shitje përfundimtare shumë fitimprurëse të biznesit.

kërkesëSasia e një shërbimi ose produkti që klientët janë të gatshëm ose në gjendje ta blejnë për një çmim të caktuar.

këshilluesNjë këshilltar i besuar dhe me përvojë që udhëzon dhe nxit një njeri me më pak përvojë.

klientNjë njeri ose organizatë që blen shërbime ose produkte nga një biznes.

kostoSasia e parave që shpenzon një biznes për të prodhuar diçka ose për të dhënë një shërbim.

kosto fikseNjë shpenzim që e bën një biznes pavarësisht nga sa prodhon ose shet. Shembuj të kostove fikse mund të përfshijnë qiranë, pagesat e sigurimeve dhe rrogat administrative.

kosto të ndryshueshmeNjë shpenzim biznesi që ndryshon në varësi të sa shet ose prodhon biznesi. Një kosto e ndryshueshme mund të jetë sasia e parave të shpenzuara për lëndë të para ose punën për një produkt.

kreditNjë marrëveshje midis një huadhënësi dhe një huamarrësi që e aftëson një huamarrës për të blerë shërbime ose produkte tani dhe për ta ripaguar huadhënësin në një datë të ardhshme.

kritere pageseKushtet për të cilat kanë rënë dakord klientët dhe shitësit që të përfundojnë një shitje.

kufiri i fitimit brutoPërqindja e parave që i kanë mbetur një biznes pasi kostot e tij të ndryshueshme hiqen nga të ardhurat bruto të shitjeve (dhe përpara se të hiqen kostot fikse të tij). Kufiri i fitimit bruto është i rëndësishëm, sepse e lejon një biznes që të krahasohet me biznese të tjera të ngjashme.

kufiri i fitimit netoPërqindja e parave që një biznes i mban pasi kostot e ndryshueshme si edhe kostot fikse hiqen nga të ardhurat e tij bruto nga shitjet. Kufiri i fitimit neto është i rëndësishëm, sepse e lejon një biznes që të krahasohet me biznese të tjera të ngjashme.

licencëLeja zyrtare ose ligjore për të bërë ose përdorur diçka.

linjë kredieNjë hua e siguruar që e lejon një biznes të marrë hua para sipas nevojës deri në një sasi të përcaktuar, zakonisht për qëllime afatshkurtra.

llogari arkëtuese (Ll/A)Para që biznesit ia kanë borxh klientët për shërbime ose prodhime që klientët i kanë blerë me kredi.

llogari të pagueshme (Ll/P)Para që një biznes ua ka borxh furnizuesve të tij për shërbime ose prodhime që biznesi i ka blerë me kredi.

manual veprimeshNjë dokument që përmban udhëzime hap pas hapi, duke përshkruar mënyrën se si kryhen veprimtaritë e veçanta të biznesit.

mbështetja te vetjaAftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës për vete dhe familjen.

media shoqëroreMjete interneti që përdoren për të komunikuar me klientët, për t’i përfshirë dhe dëgjuar ata.

mëngëpërveshjeProcesi i një personi që ngre një biznes duke e bërë punën vetë.

optimizim i motorit të kërkimit (SEO [OMK])Procesi i përmirësimit të pozicionit të një faqeje interneti në rezultatin e kërkimit në internet për të tërhequr më shumë klientë të mundshëm në atë faqe interneti.

parashikim i qarkullimit të parave në dorëNjë parashikim i parave të marra dhe të paguara gjatë një periudhe të përcaktuar kohore.

partnerNjë organizatë ose person në aleancë me një biznes për të përkrahur marrëdhëniet e atij biznesi.

partner në veprimNjë anëtar/e i grupit që përkrah dhe mban përgjegjës një anëtar/e tjetër të grupit për të mbajtur zotimet e tij ose të saj javore.

pasivBorxhi ose pjesa që e ka detyrim një biznes. Kostoja e pasiveve gjithsej të një biznesi tregohet në një fletë bilanci.

patentëNjë e drejtë e regjistruar nga një biznes me qeverinë, e cila i përjashton palët e tjera nga bërja, përdorimi ose shitja e shpikjes së biznesit.

përfshijTë bësh të marrë pjesë aktivisht ose të nxitësh pjesëmarrje prej një njeriu ose pale tjetër.

përshpejtuesNjë organizatë që i jep para, vend zyre, këshillim ose ndonjë përkrahje tjetër një biznesi të ri gjatë një periudhe të përcaktuar kohe. Si shkëmbim, përshpejtuesi merr një përqindje të vogël pronësie në biznesin e ri.

përshtypjeInformacion i dobishëm, i dhënë që të sigurojë këndvështrim dhe të nxitë përmirësim.

pjesa e kapitalit të pronaritVlera e pronësisë. Në shumë raste, pjesa e kapitalit të pronarit është vlera monetare e pronësisë pasi zbriten të gjitha pasivet nga të gjitha aktivet në dispozicion.

pjesa e kapitalit të pronaritVlera që mbetet pasi hiqen pasivet gjithsej të biznesit nga aktivet gjithsej të tij. Vlera e pjesës së kapitalit të pronarit përmblidhet në një fletë bilanci.

planifikues i biznesit vetjakNjë model që përdoret për të organizuar vazhdimisht hollësitë dhe për të vlerësuar sa praktike është mundësia e një biznesi.

praktika më e mirëNjë mënyrë për të bërë diçka që konsiderohet si metoda më e efektshme për një biznes ose sektor të caktuar.

pronë intelektualeIde ose shpikje pronësia e të cilave është mbrojtur ligjërisht.

qarkullim i parave në dorëNjë mënyrë matjeje e sasisë së parave që futet në një biznes dhe del prej tij gjatë një periudhe të përcaktuar kohe.

regjistër të ardhurash bruto dhe shpenzimeshNjë formular financiar i përdorur për të shënuar transaksionet e të ardhurave bruto dhe shpenzimeve.

rregulloreNjë rregull ose ligj i vendosur nga një organizatë qeveritare.

rrjedhë puneNjë radhë hapash ose detyrash të përsëritura që kryhen vazhdimisht për të arritur një rezultat të dëshiruar. Gjithashtu quhet një proces biznesi.

rrjetNjë grup njerëzish ose organizatash të ndërlidhura.

rrogëNjë pagesë e rregullt e bërë nga një biznes për një punonjës, tradicionalisht e bazuar në numrin e orëve që punoi.

sezonalitetNjë model i rregullt dhe i parashikueshëm në të cilin veprimtaria e biznesit lëkundet në varësi të stinës apo të kohës së vitit.

shërbime komunaleShërbimet publike të tilla si energjia elektrike, gazi dhe uji.

shitës me pakicëNjë biznes që u shet drejtpërsëdrejti konsumatorëve.

shitës me shumicëNjë biznes që u shet sasi të mëdha produktesh shitësve me pakicë.

shpenzimPara që një biznes i shpenzon për të siguruar shërbime ose produkte.

shpenzime veç rrogës për një punonjësShpenzime të paguara nga punëdhënësi që lidhen me një punonjës, të tilla si taksat, pagesa e sigurimit ose përfitime të tjera veç rrogës.

shpenzim interesiKostoja e krijuar për marrjen borxh të parave.

shpërndarësNjë biznes që u furnizon bizneseve të tjera produkte që lidhen me bizneset e tyre.

strukturë biznesiNjë subjekt juridik i njohur, i përzgjedhur nga një biznes, i tillë si biznes me pronar të vetëm, partneritet ose korporatë.

tregNjerëz ose organizata që kanë aftësinë të blejnë shërbime ose produkte.

vizionNjë pamje e një gjendjeje të ardhme të dëshiruar.