Mbështetjate Vetja
1: Zotohuni


“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 10 Minuta

Fletorja e Shënimeve të Biznesit

Lexoni:

Biznesi juaj do të ketë nevojë për më shumë përmirësim sesa mund ta përfytyroni. Një pjesë kyç e përmirësimit të biznesit tuaj është t’i shkruani idetë, vëzhgimet dhe mbresat tuaja shpirtërore çdo ditë. Këtë javë filloni të përdorni një fletore bosh ose një mjet elektronik për t’i shënuar mendimet dhe idetë tuaja. Kjo është fletorja e shënimeve të biznesit tuaj. Javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni për sa ditë shkruat në fletoren tuaj të shënimeve. Silleni atë në mbledhjen e grupit çdo javë.

Sfida e Kapëseve të Letrave

Lexoni:

Pronarët e bizneseve e disiplinojnë veten që t’u afrohen njerëzve të rinj çdo ditë. Bërja e këtyre kontakteve është thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Teksa e shtyni veten dhe u flisni më shumë njerëzve, do të hapen dyer atje ku ju nuk do ta prisnit. Këtë javë fillojeni duke pasur bashkëbisedime të përditshme me njerëz të rinj.

Veprimtaria më poshtë do t’ju ndihmojë të përfshiheni me të tjerët, edhe nëse është e vështirë si fillim. Javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni sa ditë patët bashkëbisedime me njerëz të tjerë. Teksa e filloni një biznes, është jetike që të zhvilloni vetëbesim në aftësinë tuaj për të ndërtuar marrëdhënie, për t’i nxitur e bindur të tjerët dhe për të fituar marrëveshje mbi zgjedhjet reciprokisht përfituese.

Çdo javë ne marrim zotime. Kur të takohemi javën e ardhshme, do të fillojmë duke raportuar mbi zotimet tona. Përdoreni tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” (në fillim të fletores së punës) që të rishikoni se ku do t’i gjurmoni zotimet tuaja.

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të lexoj letrën e Presidencës së Parë në fillim të këtij manuali, të nënvizoj bekimet e premtuara dhe të shkruaj atë që duhet ta fitoj prej tyre.

  • T’ua tregoj familjes apo miqve të mi atë që kam mësuar sot rreth mbështetjes te vetja.

B. Unë do të marr pjesë në një Sfidë me Kapëse Letrash dhe do të raportoj javën e ardhshme për përvojën time.

C. Unë do të filloj të shkruaj në fletoren e shënimeve të biznesit çdo ditë dhe do ta sjell në mbledhjen tonë të ardhshme.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët dhe shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.