Mbështetjate Vetja
6: Zotohuni


“Administrimi i Fitimprurjes së Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Administrimi i Fitimprurjes së Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të zgjedh diçka që është e vështirë ose e parehatshme dhe ta përfundoj detyrën.

  • T’ua tregoj familjarëve ose miqve të mi atë që kam mësuar rreth punës dhe këmbënguljes.

B. Unë do të përdor çdo ditë një regjistër për të ardhurat bruto dhe shpenzimet për biznesin tim ose do të krijoj një regjistër për një biznes të përfytyruar.

C. Unë do të krijoj një deklaratë të ardhurash për biznesin tim ose do të krijoj një deklaratë për një biznes të përfytyruar.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.