Mbështetjate Vetja
8: Përsiatni


“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Përsiatni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Përsiatni”

Përsiatni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe shqyrtoni se çfarë do të donte Zoti të bënit. Lexoni shkrimin e shenjtë më poshtë dhe shkruani përgjigje për pyetjet.

“Dhe ajo punoi për ta sipas besimit të tyre në Perëndi; prandaj, në qoftë se ata kishin besim të besonin se Perëndia mund të bënte që ato akrepa të tregonin udhën nga duhej të shkonin, vër re, ajo gjë bëhej; prandaj, ata patën këtë mrekulli dhe gjithashtu shumë mrekulli të tjera që u bënë nga fuqia e Perëndisë, ditë për ditë.

Megjithatë, sepse ato mrekulli u bënë me mjete të thjeshta, ato u tregonin atyre punë të mrekullueshme. Ata ishin përtacë dhe harronin të ushtronin besimin dhe zellin e tyre, dhe atëherë ato vepra të mrekullueshme pushonin, dhe ata nuk përparonin në udhëtimin e tyre” (Alma 37:40–41).

Nisur nga ajo që keni mësuar sot, çfarë ndryshimi keni ndjesi të bëni që të planifikoni dhe administroni qarkullimin e parave në dorë?

Çfarë veprimi do të ndërmerrni këtë javë për ta vënë në jetë ndryshimin që përcaktuat më lart?