Mbështetjate Vetja
7: Mësoni


“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Mësoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Mësoni”

Mësoni

Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Ndihma për Biznesin Tim dhe për Familjen Time

Shikoni:

“Opportunity of a Lifetime? Part 1” [“Mundësi Unike në Jetë? Pjesa 1”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
Kutia gri për të shfaqur materialin filmik

Diskutoni:

Marku dëshiron ta ndihmojë motrën e vet, por gjithashtu dëshiron ta zgjerojë biznesin e tij. Çfarë mendoni se duhet të bëjë Marku?

Lexoni:

Javën e kaluar diskutuam rëndësinë e mbajtjes së një dokumenti të përditshëm të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve tona. Zhvillimi i këtij zakoni është thelbësor për krijimin e një biznesi të suksesshëm. Siç do ta shpjegojë ky kapitull, një tjetër zakon thelbësor është mbajtja e parave të biznesit tonë veçan nga paratë tona vetjake.

2. Veçimi i Parave të Mia të Biznesit nga ato Vetjake

Shikoni:

“Opportunity of a Lifetime? Part 2” [“Mundësi Unike në Jetë? Pjesa 2”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
Kutia gri për të shfaqur materialin filmik

Diskutoni:

Çfarë mësojmë nga ky material filmik rreth mbajtjes së parave të biznesit tonë veçan nga paratë tona vetjake?

Lexoni:

Paguani veten tuaj. Ndërsa biznesi juaj fillon të fitojë para, ju keni nevojë të vendosni se si ta paguani veten. Shumë pronarë biznesesh e fillojnë duke i paguar vetes një rrogë të vogël, e cila mund të rritet teksa biznesi rritet e bëhet i qëndrueshëm financiarisht.

Mbajini veçan llogaritë bankare. Paratë që ia paguani vetes, duhet të shkojnë në llogarinë tuaj vetjake bankare. Kjo llogari duhet të veçohet nga llogaria bankare e biznesit tuaj.

Mos e vidhni vetë biznesin tuaj. Pronarët e suksesshëm të bizneseve nuk i marrin paratë nga llogaria bankare e biznesit të tyre që t’u japin ndihmë financiare familjes ose miqve.

Shikoni:

“Opportunity of a Lifetime? Part 3” [“Mundësi Unike në Jetë? Pjesa 3”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
Kutia gri për të shfaqur materialin filmik

Diskutoni:

  • A mendoni se Marku bëri atë që duhej? Përse po ose përse jo?

  • Çfarë keni mësuar mbi mënyrën se si të thoni “jo”, që do t’ju ndihmojë si pronar biznesi?

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve e kuptojnë se kanë nevojë të kursejnë para në rast se shfaqet ndonjë problem ose vështirësi dhe për t’i ndihmuar bizneset e tyre të rriten. Kur marrim parasysh ta ndihmojmë dikë financiarisht, ne duhet të përdorim urtësi për të përcaktuar kufij dhe kushte të arsyeshme. Ne duhet të mbështetemi vetëm te burime vetjake që jemi të lirë t’i përdorim, dhe nuk duhet kurrë të përdorim fondet e biznesit. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë të sigurohemi që biznesi ynë është një “shtëpi rregulli” (DeB 88:119).

3. Pagimi i së Dhjetës nga të Ardhurat e Mia

Lexoni:

Ne marrim bekime të mëdha nga pagimi i së dhjetës për të ardhurat tona. Nëse i mbajmë veçan paratë e biznesit tonë dhe paratë vetjake, është më e lehtë ta llogaritim të dhjetën tonë. Mbajini mend këto parime:

  1. Mbajini paratë e biznesit dhe ato vetjake në llogari të ndryshme bankare.

  2. Paguani të dhjetën nga të ardhurat vetjake (të tilla si rroga) që i merrni nga biznesi juaj.

  3. Paratë në biznesin tuaj nuk përfshihen tek e dhjeta. Ju duhet t’i përdorni ato para që të paguani për shpenzimet e biznesit, rrogat dhe mundësitë e rritjes së biznesit.

4. Mbajtja Veçan e Dokumenteve

Lexoni:

Përveç pasjes së llogarive të ndryshme bankare për paratë tuaja vetjake dhe të biznesit tuaj, ju duhet t’i mbani veçan edhe dokumentet. Mark Beili mban shënime të përditshme për të gjitha paratë që hyjnë në biznesin e tij dhe për të gjitha ato që dalin. Ai gjithashtu mban shënime të përditshme për të gjitha paratë që i vijnë familjes së tij dhe për të gjitha që dalin. Këto dokumente quhen regjistra të ardhurash bruto dhe shpenzimesh (për përdorim biznesi) dhe regjistra të ardhurash dhe shpenzimesh (për përdorim vetjak).

Diskutoni:

  • Cili aspekt i veçimit të parave të biznesit nga ato vetjake ishte më sfiduesi?

  • Çfarë idesh mund të fitoni nga këto deklarata të të ardhurave të biznesit dhe vetjake?

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve mbajnë shënime të përditshme dhe i përdorin ato për të marrë vendime të informuara biznesi. Ndërkohë që shumë pronarëve të bizneseve nuk u pëlqen mbajtja e dokumenteve, ata e bëjnë zakon dhe përparësi ngaqë e dinë se pasja e informacionit të saktë mbi të ardhurat bruto dhe shpenzimet do ta ndihmojë biznesin e tyre të ketë sukses dhe të rritet.

Pronarët e bizneseve të reja shpesh përdorin tabela elektronike ose mjete të thjeshta në internet për t’i mbajtur të organizuara dokumentet e tyre. Teksa rritet biznesi juaj, do të ketë kuptim për ju që të investoni në një zgjidhje më të përparuar të kontabilitetit ose të merrni në punë një llogaritar për t’i plotësuar nevojat e biznesit tuaj. Edhe pse keni një mjet ose një llogaritar për t’i administruar dokumentet tuaja financiare, ju nevojitet të keni njohuri të hollësive në ato dokumente sa për të punuar me to dhe vazhdimisht t’i rishikoni ato.

Ne do të punojmë shumë këtë javë për të mbajtur llogari të ndryshme dhe për ta shmangur gabimin e zakonshëm të zënies kaq shumë me detyra të biznesit saqë bëhemi të pakujdesshëm për mbajtjen e rëndësishme, të përditshme të dokumenteve.