Mbështetjate Vetja
11: Zotohuni


“Përmirësimi i Vazhdueshëm i Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Përmirësimi i Vazhdueshëm i Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Paraqitja e Biznesit Tim

Lexoni:

Javën që vjen do t’ju kërkohet të jepni një paraqitje pesëminutëshe për biznesin tuaj. Planifikuesi juaj i Biznesit Vetjak duhet të jetë një burim i mirë për t’ju ndihmuar të përgatiteni.

Hamendësoni se po ia bëni këtë paraqitje një grupi investuesish të mundshëm. Ju mund të vendosni se si ta organizoni dhe bëni paraqitjen tuaj, por është e nevojshme të përfshini zërat vijues:

  • Nevojën e paplotësuar të klientëve për të cilën do t’u flisni

  • Shërbimin ose produktin që do të ofroni

  • Epërsinë tuaj konkurruese

  • Klientët që synoni

  • Planin tuaj për të fituar klientë

  • Burimet që do t’ju nevojiten

  • Provat që biznesi juaj mund të jetë fitimprurës

  • Hapat e ardhshëm për biznesin tuaj

Përgatitni një paraqitje profesionale, me cilësi të lartë dhe ushtrojeni atë që të siguroni se mbetet brenda pesë minutave. Vishuni me veshje biznesi për të bërë paraqitjen tuaj.

Javën e ardhshme është mbledhja jonë e fundit, e planifikuar si grup. Pas paraqitjeve të bizneseve tona, ne do të përdorim kohë për të reflektuar dhe festuar. Planifikoni që kjo mbledhje do të zgjatë 2,5 orë. Anëtarët e grupit mund të sjellin ushqime të lehta për t’i ngrënë pas paraqitjeve.

Shënim për ndërmjetësin: Ju nxiteni të ftoni dy ose tre profesionistë biznesesh nga kunji ose komuniteti që të bashkohen me grupin javën e ardhshme dhe të japin përshtypje për paraqitjet e bizneseve. Ju dhe këta profesionistë do të plotësoni formularë për t’ia dhënë paraqitësit menjëherë më pas. Qëllimi i këtyre formularëve nuk është të vlerësojë aftësitë paraqitëse, por përkundrazi duhet të japin ide për zhvillimin ose përmirësimin e elementeve të ndryshëm të biznesit të një personi. Përpara mbledhjes së javës së ardhshme, bëni kopje të Formularit të Përshtypjeve për Paraqitjen më poshtë. Do t’ju nevojitet të bëni tre ose katër kopje për secilin anëtar të grupit.

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të lutem individualisht dhe si familje çdo mëngjes e çdo mbrëmje.

  • T’ua tregoj familjes apo miqve të mi atë që kam mësuar rreth komunikimit.

B. Unë do të hulumtoj kërkesat ligjore dhe rregullatore për biznesin tim.

C. Unë do të përgatit një paraqitje për biznesin tim dhe do të ushtrohem për dhënien e saj.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, që shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, që shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.