Mbështetjate Vetja
11: Themeli Im


“Përmirësimi i Vazhdueshëm i Biznesit Tim: Themeli Im”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Përmirësimi i Vazhdueshëm i Biznesit Tim: Themeli Im”

Themeli Im: Komunikoni: Bëni Kërkesa dhe Dëgjoni

Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Kur iu është përgjigjur Ati Qiellor lutjeve të mia?

Shikoni:

“Creating Lift,” [“Krijimi i Forcës Ngritëse”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Diskutoni:

Si mund t’i dallojmë përgjigjet ndaj lutjeve tona? Përse është dëgjimi një pjesë thelbësore e lutjes?

Lexoni:

Vargjet te Doktrina e Besëlidhje 8:2 dhe citimin nga Presidenti Rasëll M. Nelson.

Diskutoni:

Përse është të dëgjuarit një aftësi thelbësore? Si mund të na ndihmojë në punën tonë të dëgjuarit me kujdes?

Lexoni:

Lexoni citimet nga Presidenti Henri B. Ajring dhe Plaku Robert D. Hejls.

Zotohuni:

Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.

  • Lutuni individualisht dhe si familje çdo mëngjes e çdo mbrëmje. Shpenzoni kohë pas çdo lutjeje që të dëgjoni plot nderim për udhërrëfim.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth komunikimit.