Mbështetjate Vetja
4: Mësoni


“Gjetja e Klientëve”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gjetja e Klientëve”

Mësoni

Koha Maksimale: 65 Minuta

1. Rëndësia e Klientëve

Lexoni:

Klientët duhet të jenë vëmendja kryesore e biznesit tuaj. Përvoja e tyre me biznesin tuaj do të përcaktojë gjerësisht se sa mirë po shkon ai. Përqendrojini të gjitha aspektet e biznesit tuaj te plotësimi i nevojave të tyre. Ju doni që ata të jenë entuziastë për përvojat që i kanë me biznesin tuaj.

2. Kush Është Klienti Im?

Lexoni:

Si pronar biznesi, ju duhet të fitoni një kuptueshmëri të hollësishme të llojit të njerëzve, grupeve ose organizatave që ka gjasa më të mëdha që t’i blejnë shërbimet ose produktet tuaja. Sa më shumë që i kuptoni klientët tuaj, aq më të veçanta mund të jenë mesazhet, përvoja dhe përkrahja për ta. Disa faktorë që mund t’ju ndihmojnë të zbuloni klientët që synoni, përfshijnë:

  • Demografikë: mosha, gjinia, gjendja civile, punësimi, niveli i të ardhurave

  • Organizativë: sektor publik ose privat, tregtar ose profesional, shitje me shumicë ose pakicë

  • Gjeografikë: vendndodhja, dendësia e popullsisë

  • Psikografikë: personaliteti, stili i jetesës, interesat, sjelljet, opinionet

  • Të sjelljes: sjellja ndaj blerjes, besnikëria ndaj markës, përfitimet e kërkuara

3. Përcaktimi i Mesazhit të Biznesit Tim

Lexoni:

Pasi t’i keni përcaktuar klientët që synoni, është e rëndësishme të komunikoni me ta arsyen përse duhet të jenë të interesuar për shërbimin ose produktin e ofruar nga biznesi juaj. Që të ndihmoni për ta komunikuar këtë gjë, zhvilloni një mesazh të shkurtër biznesi që me të shpejtë e nxit dhe e dallon atë që ofron biznesi juaj. Ai duhet të përfshijë tri pjesë kyç:

  1. Emrin e biznesit tuaj.

  2. Shërbimin ose produktin tuaj.

  3. Arsyet përse shërbimi ose produkti juaj është i ndryshëm apo më i mirë. (Referojuni Planifikuesit tuaj të Biznesit Vetjak për të shqyrtuar arsyet përse shërbimi ose produkti juaj është i ndryshëm apo më i mirë.)

Ja një shembull i një mesazhi të shkurtër biznesi:

“Tungjatjeta, unë jam Teri. Po filloj një biznes që do të quhet Ushqime nga Fushat e Fshehura. Ne sigurojmë ushqime të shëndetshme banketesh për veprimtari biznesesh, veprimtari familjare dhe grupe të tjera. Në ushqimet tona përdorim vetëm përbërësit më të freskët organikë. Përqendrimi ynë është te kënaqja e njerëzve që i kushtojnë vëmendje shëndetit, të cilët dëshirojnë gjellë të veçanta vegjetariane dhe një përvojë pa ndërlikime.”

Pamja
Grua duke përdorur kompjuter dore

4. Përcaktimi i Kanaleve më të Mira të Shitjeve për Biznesin Tim

Lexoni:

Është e rëndësishme të gjeni mënyrat më të efektshme për t’iu afruar klientëve tuaj. Shumë pronarë biznesesh përdorin mënyra të shumta të tregtimit në dyqane dhe internet për t’u shitur klientëve të tyre dhe për të komunikuar me ta. Gjithsesi, është më e mira për pronarët e bizneseve të reja që të përqendrohen te zhvillimi i jo më shumë se një kanali dyqanesh dhe një kanali në internet. Kanale të tjera mund të shtohen kur biznesi fillon të rritet. Kanalet e zakonshme të shitjeve përfshijnë ato që renditen më poshtë:

Kanalet e Shitjeve në Dyqane

  • Shitjet e drejtpërdrejta: Ju ose shitësi juaj u shet drejtpërsëdrejti klientëve nëpërmjet kontaktit personal.

  • Shpërndarësi ose shitësi me shumicë: Ju i shitni një shpërndarësi ose një shitësi me shumicë, që e blen produktin tuaj me shumicë dhe më pas ua shet bizneseve të tjera të shitjes me pakicë.

  • Shitësi me pakicë: Ju u shitni bizneseve të shitjes me pakicë dhe ata u shesin klientëve.

Kanalet e Shitjeve në Internet

  • Faqja e internetit: Transaksionet e shitjeve ndodhin në vetë faqen tuaj në internet.

  • Dyqani në internet: Transaksionet e shitjeve ndodhin në faqen e internetit të dyqanit, jo në faqen tuaj të internetit.

  • Programi për celularët: Transaksionet e shitjeve ndodhin nëpërmjet një programi për celularët.

5. Tërheqja e Klientëve … me Çfarë?

Lexoni:

Biznesi juaj nuk do t’i tërheqë automatikisht klientët. Ju nevojitet të ofroni gjëra për të cilat kanë interes dhe që besojnë se do t’u sjellin përfitim atyre. Sigurohuni që mesazhi i biznesit tuaj lidhet me gjëra që i dëshirojnë klientët e tyre të mundshëm. Vendoseni veten në pozitën e klientëve tuaj dhe pyetni: “A kam interes t’i blej shërbimet ose produktet që ofron ky biznes? Përse po ose përse jo?”

Pronarët e mençur të bizneseve janë krijues në tërheqjen e vëmendjes së klientëve të tyre. Më poshtë renditen disa mënyra për ta tërhequr vëmendjen e klientëve.

Pamja
ikona e Sigurimit të Informacionit

Sigurimi i informacionit dhe ideve nëpërmjet materialeve filmike, blogjeve, gazetave, artikujve dhe shfaqjeve tregtare.

Pamja
ikona e Përputhjes

Përputhja me interesat e klientëve dhe kauzat shoqërore, të tilla si sponsorizimi i veprimtarive.

Pamja
ikona e Lejimit

Lejimi i klientëve që ta provojnë shërbimin ose produktin me pak shpenzim ose pa shpenzim, të tillë si ofrimi i mostrave ose kuponëve.

Pamja
ikona e Mirëbesimit

Rrënjosja e mirëbesimit te fama e kompanisë dhe cilësia e shërbimit ose produkteve të saj nëpërmjet shqyrtimeve të klientëve, çmimeve vlerësuese për atë sektor ose sigurimeve të tjera për cilësinë.

Pamja
ikona e Sigurimit të Volisë

Sigurimi i volisë dhe kursimit të kohës duke e bërë biznesin tuaj të lehtë për t’u gjetur dhe me të cilin punohet lehtë (për shembull, përmirësimi i motorit të kërkimit mund të ndihmojë ta bëjë biznesin tuaj që të gjendet lehtë në internet).

Pamja
ikona e Bashkëpunimit

Bashkëpunimi në mënyrë krijuese me një biznes të mirënjohur jokonkurrues, që i shërben të njëjtit grup klientësh.

6. Matja e Suksesit të Komunikimeve me Klientët

Lexoni:

Është e rëndësishme të matni nëse komunikimet tuaja po tërheqin interesin e klientëve, duke kontribuar në më shumë shitje dhe në fitim të rritur. Që ta bëni këtë, ju keni nevojë të matni:

  • Një mënyrë të veçantë se si po komunikoni me klientët tuaj.

  • Cili është rezultati i biznesit.

Shqyrtojini shembujt që vijojnë.

Pamja
Matja e suksesit të komunikimeve me klientët

Të qenit i zënë me punë nuk është e njëjtë me të qenit i suksesshëm. Nëse komunikimet tuaja nuk po prodhojnë rezultate, atëherë ky nuk është një përdorim i mirë i kohës suaj. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që gjithmonë t’i matni rezultatet tuaja.