Mbështetjate Vetja
10: Zotohuni


“Financimi i Biznesit Tim: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Financimi i Biznesit Tim: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të përmirësoj një nga mënyrat që e përzgjodha për të treguar integritet moral.

  • T’ua tregoj atë që kam mësuar rreth integritetit moral familjes sime ose miqve të mi.

B. Unë do të flas me personin ose personat që i kam përcaktuar nga rrjeti im vetjak apo i komunitetit, që të mësoj më shumë rreth varianteve të financimit për biznesin tim.

C. Unë do të rishikoj burimet ose temat në internet që i kam përcaktuar, që të mësoj më shumë rreth varianteve të mundshme të financimit për biznesin tim.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët tuaj, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj, shitët dhe shënuat hollësitë financiare (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.