Mbështetjate Vetja
1: Mësoni


“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Mësoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Mësoni”

Mësoni

Koha Maksimale: 55 Minuta

1. Veprimi sipas Parimeve të Sakta

Lexoni:

Shumë parime japin ndihmesë në suksesin e biznesit. Disa prej këtyre renditen më poshtë:

  • Vizioni: “Unë dhe ju kemi përgjegjësi që të kemi atë lloj vizioni i cili nuk do të kënaqet me një hap përpara ose dy hapa përpara; por vërtet të shohim fundin që nga fillimi, të kemi një vizion panoramik të mundësive tona.” (Teachings of Thomas S. Monson, përmb. Lynne F. Cannegieter [2011], f. 316).

  • Puna: “Përfshih[uni] me zell në një kauzë të mirë … sepse është në ta fuqia, me anë të së cilës ata janë veprues për veten” (DeB 58:27–28).

  • Frymëzimi: “Përgjërojuni [Perëndisë] për bereqetin e fushave tuaja, që ai t’ju sjellë begati. Përgjërojuni atij për tufat e fushave tuaja, që ato të mund të shtohen” (Alma 34:24–25).

  • Këmbëngulja: “Nuk do të kthehemi … derisa ne të kemi plotësuar gjënë” (1 Nefi 3:15).

  • Përgjegjshmëria: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra” (Mateu 25:21; shih vargjet 14–30).

  • Mentaliteti i bollëkut: “Toka është plot dhe ka mjaft edhe për të kursyer” (DeB 104:17).

  • Administrimi i kohës: “Koha juaj është e vlefshme” (Thomas S. Monson, “Guideposts for Life’s Journey” [takim shpirtëror në universitetin “Brigam Jang”, 13 nëntor 2007], f. 1, speeches.byu.edu).

  • Fuqia e gjërave të vogla dhe të thjeshta: “Nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen” (Alma 37:6).

  • Zotimi: “Kush nga ju … nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet?” (Lluka 14:28; shih edhe vargjet 29–30.)

Diskutoni:

Cili nga këto parime ju bie në sy si më i zbatueshëm teksa nisni ose rritni biznesin tuaj?

2. Përse Dua të Nis ose Rrit një Biznes?

Lexoni:

Ka shumë arsye të vlefshme përse ju mund ta nisni ose rritni një biznes:

  • Pronësia

  • Të ardhurat shtesë

  • Pasioni vetjak

  • Karriera e dytë

  • Sfida e përvojës

  • Domosdoshmëri (mundësi të pakta ose asnjë mundësi punësimi)

  • Liria dhe kontrolli personal

  • Siguria më e madhe financiare

Ka një larmi shtigjesh që mund t’i ndërmerrni në biznesin tuaj. Shembujt vijues tregojnë se si disa njerëz e bënë këtë gjë.

Pamja
Katër shembuj të mënyrës se si njerëzit e nisën ose e rritën biznesin e tyre

Lexoni:

Ju jeni bekuar me burime të tilla si kohë, energji dhe para. Ne vendosim çdo ditë se si t’i shpërndajmë këto burime midis familjes, punës, shërbimit dhe interesave të tjera.

Pronësia e një biznesi krijon përfitime, por këto përfitime shpesh vijnë me shpenzime. Secili prej nesh duhet të kërkojë frymëzim dhe ta përdorë lirinë tonë të zgjedhjes për të përcaktuar se si ne i përdorim burimet tona për familjen dhe jetën tonë.

3. Vlerësimi i Gatishmërisë Sime Vetjake për Pronësi Biznesi

4. Aftësitë e Biznesit që do t’i Zhvilloj në Këtë Kurs

Lexoni:

Një qëllim i këtij kursi është t’ju ndihmojë të zhvilloni zakonet e një pronari të suksesshëm biznesi. Pronarët e suksesshëm të bizneseve janë vëzhgues, kureshtarë dhe kanë dëshirë të mësojnë ide të reja çdo ditë. Ata e kuptojnë se mundësia e tyre e biznesit është një punë në përparim e sipër. Ata e kuptojnë se do të duhet t’i bëjnë shumë përmirësime biznesit të tyre thjesht që të kenë një fillim të suksesshëm.

Që të bëheni një pronar biznesi i këtij lloji, do t’ju nevojitet të ushtroni besim dhe të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë. Do t’ju duhet të dilni nga shtëpia ose zyra juaj dhe të flisni shpesh me klientë të mundshëm rreth nevojave dhe parapëlqimeve të tyre. Do të keni nevojë të kërkoni informacion të ri dhe përshtypje që do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni biznesin tuaj. Pronarët e bizneseve që nuk janë të gatshëm të përfshihen me klientët e tyre, të mësojnë vazhdimisht dhe të bëjnë ndryshime të biznesit të tyre, do ta gjejnë të vështirë të kenë sukses në një kohë afatgjatë.

Ndërkohë që punojmë për t’i nisur ose rritur bizneset tona, ne do ta nxitim njëri‑tjetrin të mendojmë dhe veprojmë si pronarë të suksesshëm biznesesh. Shumë prej zotimeve javore, të cilat do t’i plotësojmë jashtë mbledhjeve të grupit tonë, do të na ndihmojnë të zhvillojmë zakone që do të na nevojiten për të qenë të suksesshëm.

Çdo javë do të praktikojmë sa vijon:

  1. Të vëzhgojmë dhe të flasim me klientët: për të mbledhur ide, për të kuptuar nevojat e klientëve, për të provuar e përshtatur idetë tona të biznesit dhe për të mbledhur përshtypje.

  2. Të shkruajmë mendimet tona: për të shënuar vëzhgime, ide nga të tjerët dhe mbresa nga Fryma e Shenjtë.

  3. Të shesim: për të mësuar që t’i dëgjojmë nevojat e të tjerëve dhe të përcaktojmë zgjidhjet e duhura.

  4. Të dokumentojmë hollësi financiare të bizneseve tona: për të gjurmuar faktorët kyç të suksesit të bizneseve tona dhe për të projektuar të ardhmen.

Këtë javë do të keni sfidën që t’i ushtroni këto aftësi dhe t’i raportoni grupit. Ju gjithashtu do të filloni të flisni me klientët tuaj të mundshëm. Do t’i raportoni rezultatet tuaja javën e ardhshme.

5. Çfarë do të Mësojmë dhe Bëjmë si Grup

Lexoni:

Ne do të punojmë së bashku që ta ndihmojmë njëri‑tjetrin për ta nisur e rritur biznesin tonë. Synimi ynë më i madh është të bëhemi të mbështetur te vetja. Kur mund të kujdesemi për veten, është më e lehtë që t’i ndihmojmë njerëzit e tjerë.

Gjatë 12 javëve të ardhshme, ne do të punojmë së bashku përmes kapitujve vijues:

  • Kapitulli 1Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit

  • Kapitulli 2Zgjidhja e Nevojave të Paplotësuara të Klientëve

  • Kapitulli 3Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës

  • Kapitulli 4Gjetja e Klientëve

  • Kapitulli 5Ruajtja e Klientëve

  • Kapitulli 6Administrimi i Fitimprurjes së Biznesit Tim

  • Kapitulli 7Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake

  • Kapitulli 8Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim

  • Kapitulli 9Rritja e Biznesit Tim

  • Kapitulli 10Financimi i Biznesit Tim

  • Kapitulli 11Përmirësimi i Vazhdueshëm i Biznesit Tim

  • Kapitulli 12 Paraqitja e Biznesit Tim

6. Organizimi i Planifikimit të Biznesit tim – Planifikuesi i Biznesit Vetjak

Lexoni:

Disa njerëz bëjnë gabimin e përpjekjes për t’i ngritur bizneset e tyre përreth hamendësimeve të tyre ose një “ndjesie të brendshme” që idetë e tyre do të funksionojnë. Zakonisht këto biznese nuk dalin me sukses. Ky kurs do t’ju nxitë të vëzhgoni dhe të përfshiheni me klientët çdo javë dhe t’i përpunoni idetë tuaja sipas asaj që mësoni. Ne do të mësojmë të “organizo[jmë] … çdo gjë të nevojshme” dhe t’i përmirësojmë vazhdimisht bizneset tona dhe fusha të tjera të jetës sonë (DeB 88:119).

Në këtë grup ju do të përdorni një Planifikues të Biznesit Vetjak për të krijuar gradualisht një plan për biznesin tuaj. Planifikuesi do t’ju ndihmojë të organizoni detaje dhe të vlerësoni vlefshmërinë e mundësisë së biznesit tuaj. Planifikuesi juaj gjithashtu do të jetë i dobishëm kur t’ia paraqitni biznesin tuaj grupit në javën 12. Pasi ta keni përfunduar kursin, ai do t’ju ndihmojë ta vazhdoni planin tuaj për ta rritur biznesin tuaj.

Hollësitë e planit tuaj të biznesit duhet të jenë eksperimentale fillimisht, ngaqë ato do të ndryshojnë teksa mësoni më shumë duke folur me klientët, furnizuesit dhe pronarë të tjerë biznesesh. Përdorni një laps kur shkruani në Planifikuesin tuaj të Biznesit Vetjak, pasi do të doni të bëni përditësime ndërkohë që e përmirësoni biznesin tuaj. Kthehuni te Shtojca që të shihni Planifikuesin e Biznesit Vetjak që do të përdorni.

7. Ushtrohuni Çdo Ditë dhe Mbajini Zotimet

Shikoni:

“Keeping Commitments Leads to Growth” [“Mbajtja e Zotimeve Çon drejt Rritjes”], në dispozicion te srs.lds.org. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
kutia e vënies në punë të materialit filmik

Diskutoni:

Si do ta ndihmojmë njëri‑tjetrin që të ushtrojmë aftësi dhe të mbajmë zotime?

Kutia e Mjeteve të Suksesit të Biznesit

Te Shtojca është një Kuti e Mjeteve të Suksesit të Biznesit. Kjo kuti mjetesh përmbledh disa prej parimeve kyç që do t’i mësojmë në këtë kurs dhe që mund të përdoren si referencë.

Certifikatë Përfundimi

Lexoni:

Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, mund të marrin një certifikatë të mbështetjes te vetja nga Kolegji i Biznesit SHDM. Shihni kapitullin 12.