“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve?
“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)
Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve?
Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë, gjë e cila mund të shkaktojë mëri. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i kanë fituar. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni vargjet te Mosia 2:17 , Mosia 4:26 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli.
Pamja
kapaku i broshurës Familja Ime
Qëllimi i kësaj veprimtarie është të planifikojë një projekt shërbimi që do të kryhet si grup këtë javë.
Hapi 1 : Si grup, mendoni për dikë që ka nevojë për ndihmë.
Hapi 2 : Diskutoni për talentet, kontaktet dhe burimet që keni për të dhënë.
Hapi 3 : Bëni një plan për t’i shërbyer atij personi. Për shembull, ju mund:
Të kryeni një projekt shërbimi në komunitetin tuaj.
Të përgatitni historinë tuaj familjare duke përdorur broshurën Familja Ime: Histori që na Bashkojnë . Pastaj të shkoni në tempull dhe të kryeni ordinancat e shenjta për pjesëtarët e familjes që kanë vdekur.
Ta ndihmoni dikë në shtegun e tij ose të saj drejt mbështetjes te vetja.
Lexoni citimet nga Plaku Robert D. Hejls dhe Presidenti Tomas S. Monson.
Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhni dy anëtarë të grupit që ta lexojnë tekstin vijues.
Presidenti Henri B. Ajring : Parimet në themelin e programit të Kishës për mirëqenien janë jo vetëm për një kohë apo një vend. Ato janë për të gjitha kohët dhe të gjitha vendet. …
… Mënyra se si duhet bërë ajo, është e qartë. Ata që kanë grumbulluar më shumë, duhet ta përulin veten për t’i ndihmuar njerëzit nevojtarë. Ata që kanë bollëk, duhet të sakrifikojnë vullnetarisht një pjesë të rehatisë, kohës, aftësive dhe burimeve të tyre për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve nevojtarë. Dhe ndihma duhet dhënë në një mënyrë që e rrit fuqinë e marrësve për t’u kujdesur për veten e tyre e më pas të kujdesen për të tjerët. Nëse bëhet kështu, në mënyrën e Zotit, diçka mbresëlënëse mund të ndodhë. Edhe dhënësi edhe marrësi bekohen.
(Përshtatur nga një fjalim i dhënë nga Presidenti Ajring në përkushtimin e Qendrës së Shërbimeve për Mirëqenien në Shugërhauz të Jutës, qershor 2011, LDS.org)
Presidenti Diter F. Uhtdorf : Vëllezër e motra, secili prej nesh ka një përgjegjësi prej besëlidhjeve që të jetë i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe të shërbejë ashtu siç bëri Shpëtimtari – për të ndihmuar, bekuar dhe ngritur moralisht ata që janë rreth nesh.
Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh. Veprimet vetëmohuese të shërbimit dhe përkushtimit kullojnë shpirtrat tanë, i heqin luspat nga sytë tanë shpirtërorë dhe hapin pragjet e qiellit. Duke u bërë përgjigjja për lutjen e një tjetri, ne shpesh gjejmë përgjigjen për lutjen tonë.
(“Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Ensign ose Liahona , maj 2011, f. 76)