Mbështetjate Vetja
3: Mësoni


“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës”

Mësoni

Koha Maksimale: 70 Minuta

1. A do ta Doja Këtë Biznes?

Shikoni:

“Would I Want This Business?” [“A do ta Doja Këtë Biznes?”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Pamja
kutia e vënies në punë të materialit filmik

Diskutoni:

Përse doni ta zotëroni këtë biznes? Përse po ose përse jo?

2. Përmirësimi i Planifikuesit tim të Biznesit Vetjak

Lexoni:

Çdo ditë duhet të punoni që ta përmirësoni biznesin tuaj. Vazhdimisht vlerësojeni atë dhe diskutoni përparimin dhe sfidat tuaja me grupin.

3. Të Kuptuarit e Kostove të Ndryshueshme dhe Kostove Fikse

Lexoni:

“Njihini Burimet Tuaja; Administrojini Kostot Tuaja” (shihni tekstin e shkruar në fund të këtij mësimi)

Diskutoni:

Çfarë parimesh biznesi mësuat nga ky dialog rreth biznesit të Antonios për ndreqjen e këpucëve?

Lexoni:

Ka dy kosto kryesore në drejtimin e një biznesi: kostot e ndryshueshme dhe kostot fikse.

Kostot e Ndryshueshme: Kostoja e disa burimeve do të ndryshojë në përputhje me sa prodhon dhe shet një biznes. Këto burime shpesh quhen kostoja e mallrave të shitura. Ato gjithashtu quhen kosto të ndryshueshme, që është termi që do të përdorim në këtë grup. Disa shembuj të zakonshëm të kostove të ndryshueshme përfshijnë punën e kërkuar për të shitur ose prodhuar shërbimin ose produktin, materialet e kërkuara për shërbimin ose produktin dhe dërgimin.

Kostot Fikse: Kostoja e disa burimeve do të qëndrojë e pandryshuar pavarësisht nga sa prodhon dhe shet një biznes. Këto quhen kosto fikse. Disa shembuj të kostove fikse përfshijnë qiranë, pagesat e huasë, rrogat, shërbimet komunale dhe sigurimet. Pronarët e bizneseve duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në marrjen përsipër të kostove të reja fikse.

Taksat janë një kosto shtesë e vendosur nga qeveria apo agjenci të tjera. Si pronar biznesi ju nevojitet të hulumtoni dhe kuptoni detyrimet tuaja të taksave dhe t’i llogaritni ato kur merrni parasysh fitimprurjen nga mundësia e biznesit tuaj.

Shkoni te Planifikuesi i Biznesit Vetjak të Mark Beilit (te Shtojca) për të parë se çfarë burimesh i nevojiteshin për biznesin e tij.

4. Të Kuptuarit e Kufirit të Fitimit Bruto dhe Kufirit të Fitimit Neto

Lexoni:

Fitim janë paratë që një biznes i mban pasi kostot (shpesh të quajtura shpenzime) hiqen nga të ardhurat bruto të shitjeve. Llogaritet si vijon:

Pamja
Llogaritja për fitimin e biznesit

Ka dy lloje fitimi: fitimi bruto dhe fitimi neto. Fitimi bruto llogaritet si vijon:

Pamja
Llogaritja për fitimin bruto
Pamja
Tabela për fitimin bruto

Fitimi neto llogaritet si vijon:

Pamja
Llogaritja për fitimin neto
Pamja
Llogaritja për fitimin neto

Nuk mjafton që të dini vetëm fitimin bruto dhe fitimin neto që po arrin biznesi juaj. Që të dini nëse biznesi juaj po del me sukses, ju gjithashtu keni nevojë të dini kufirin e fitimit. Kufiri i fitimit është një përqindje që mund ta llogaritni duke përdorur matematikë të thjeshtë. Përqindja ju tregon për fitimprurjen e biznesit tuaj.

Kufiri i fitimit bruto është përqindja e parave që i mban biznesi pasi hiqen kostot e ndryshueshme nga të ardhurat bruto prej shitjeve. Atë e llogaritni si vijon:

Pamja
Llogaritja për kufirin e fitimit bruto

Kufiri i fitimit bruto është i rëndësishëm, sepse mund t’ju ndihmojë të vlerësoni nëse biznesi juaj është në udhën drejt të qenit fitimprurës.

Lexoni:

Kufiri i fitimit neto është përqindja e parave që mban biznesi pasi hiqen kostot e ndryshueshme DHE kostot fikse nga të ardhurat bruto prej shitjeve. Atë e llogaritni si vijon:

Pamja
Llogaritja për kufirin e fitimit neto

Kufiri i fitimit neto është i rëndësishëm, sepse ju tregon përqindjen e parave që mund të investohen sërish në biznes ose t’ju kthehen juve si pronari i biznesit.

Lexoni:

Bizneset më të suksesshme kanë kufij fitimi bruto që janë rreth 50 përqind ose më të larta dhe kufij fitimi neto që janë rreth 10 përqind ose më të larta. Ato gjithashtu veprojnë në një treg ku ka kërkesë të lartë nga klientët dhe mundësi që biznesi i tyre të rritet.

5. Llogaritja për Vlerën e Kohës Sime

Lexoni:

Shumë pronarë biznesesh nuk llogaritin siç duhet për vlerën e kohës së tyre. Sigurohuni ta llogaritni punën që ju duhet për një shërbim ose produkt. Kostoja për orë është vlera që i vini kohës suaj (ose shuma që i paguani njerëzit e tjerë për t’ju ndihmuar).

Diskutoni:

Përfytyroni një pronar biznesi që bën me dorë batanije të bukura. Edhe pse materialet për batanijet nuk janë të shtrenjta, çdo batanije kërkon 60 orë për t’u bërë.

  • Nëse pronari i biznesit e shet një batanije për 150 dollarë, cila është vlera e punës e kërkuar që ta bëjë batanijen? (150 ÷ 60 orë = 2,50 për orë)

  • A është ky përdorimi më i mirë i kohës për pronarin e biznesit, kur mund të ekzistojnë mundësi të tjera?

6. Çmimi për Shërbimin ose Produktin Tim

Lexoni:

Çmimi juaj duhet të mbulojë kostot që paguani dhe fitimet që kërkoni, por nuk diktohet prej tyre. Ju mund ta vendosni çmimin tuaj nisur nga ajo që mendoni se do të paguajnë klientët për shërbimin ose produktin tuaj. Gjithsesi, çmimi që kërkoni zakonisht ndikohet nga konkurruesit dhe cilësia e shërbimit ose produktit tuaj.

Duhet të punoni për ta rritur cilësinë ose veçantinë e perceptuar për shërbimin ose produktin tuaj. Kjo ka mundësi t’ju lejojë që të kërkoni një çmim më të lartë sesa konkurruesit tuaj.

Nëse çmimi që klientët janë të gatshëm të paguajnë nuk do ta bëjë biznesin tuaj mjaft fitimprurës, ju duhet të merrni parasysh mënyra të tjera që mund t’i pakësojnë kostot tuaja. Disa nga këto mënyra përfshijnë: 1) blerjen në sasi të madhe me një çmim të reduktuar dhe 2) përdorimin e furnizuesve të shumtë për të arritur çmime më të mira. Nëse nuk jeni në gjendje t’i ulni kostot tuaja, mund të keni nevojë të zgjidhni një mundësi të ndryshme biznesi.

7: A Kam një Biznes Fitimprurës?

Lexoni:

Ju mund të keni zgjedhur një mundësi biznesi me kufij të mirë fitimi që duket se është fitimprurës. Megjithatë, nëse përzgjodhët një mundësi biznesi që nuk do të ishte fitimprurëse ose që nuk do të siguronte fitim të mjaftueshëm që të ketë vlerë për kohën tuaj, jini të gatshëm të shqyrtoni mundësi të tjera.

Përveç kësaj, a ju lejon kjo mundësi biznesi që të jeni të mbështetur te vetja? A siguron të ardhura për ju dhe familjen tuaj dhe a ju lejon t’u shërbeni të tjerëve? Nëse jo, jini të gatshëm të shqyrtoni mundësi të tjera. Referojuni materialeve në kapitullin 2 që të shqyrtoni nevoja të tjera të paplotësuara të klientëve, të cilat përputhen me interesat tuaja dhe aftësinë tuaj për të siguruar epërsi konkurruese.