Shkrimet e Shenjta
Nenet e Besimit 1


Nenet e Besimit
të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

History of the Church, vëll. 4, f. 535–541

Kapitulli 1

1 Ne abesojmëbPerëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në cBirin e Tij, Jezu Krishtin, dhe në dFrymën e Shenjtë.

2 Ne besojmë se njerëzit do të ndëshkohen për avetë mëkatet e tyre dhe jo për bshkeljen e Adamit.

3 Ne besojmë se nëpërmjet aShlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të bshpëtohet, me anë të cbindjes ndaj dligjeve dhe eordinancave të Ungjillit.

4 Ne besojmë se parimet dhe aordinancat e para të Ungjillit janë: së pari, bBesimi në Zotin Jezu Krisht; së dyti, cPendimi; së treti, dPagëzimi me anë të zhytjes për eheqjen e mëkateve; së katërti, Vënia e fduarve për gdhuratën e Frymës së Shenjtë.

5 Ne besojmë se një njeri duhet të athirret nga Perëndia, me anë të bprofecisë dhe me anë të vënies së cduarve prej atyre që janë në dautoritet, për të epredikuar Ungjillin dhe për të administruar fordinancat e tij.

6 Ne besojmë në të njëjtin aorganizim që ekzistonte në Kishën Primitive, domethënë, bapostuj, cprofetë, dbarinj, mësues, eungjilltarë e kështu me radhë.

7 Ne besojmë në adhuratën e bgjuhëve, të cprofecisë, dzbulesës, evegimeve, fshërimit, ginterpretimit të gjuhëve e kështu me radhë.

8 Ne e besojmë aBiblën të jetë bfjala e Perëndisë, për aq sa ajo përkthehet me csaktësi; ne gjithashtu e besojmë dLibrin e Mormonit të jetë fjala e Perëndisë.

9 Ne besojmë gjithçka që Perëndia ka azbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani dhe ne besojmë se Ai përsëri do të bzbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë.

10 Ne besojmë në ambledhjen aktuale të Izraelit dhe në rivendosjen e bDhjetë Fiseve; që cSioni (Jeruzalemi i Ri) do të ndërtohet në kontinentin amerikan; që Krishti do të dmbretërojë personalisht mbi tokë; dhe që toka do të eripërtërihet dhe do të marrë flavdinë e saj të gparajsës.

11 Ne shpallim aprivilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm në përputhje me bzërin e cndërgjegjes sonë dhe u lejojmë të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, që ata duhet të dadhurojnë si, ku dhe çfarë të zgjedhin.

12 Ne besojmë në nënshtrimin ndaj mbretërve, presidentëve, sundimtarëve dhe gjykatësve, në bindjen, nderimin dhe mbështetjen e aligjit.

13 Ne besojmë në qenien të andershëm, të vërtetë, të bdëlirë, mirëdashës, të virtytshëm dhe në cbërjen mirë të gjithë njerëzve; në të vërtetë, ne mund të themi se ndjekim dkëshillën e Palit—Ne besojmë të gjitha gjërat, ne eshpresojmë të gjitha gjërat, ne i kemi duruar të gjitha gjërat dhe shpresojmë të jemi në gjendje t’i fdurojmë të gjitha gjërat. Në qoftë se ka diçka të gvirtytshme, të dashur ose me famë të mirë apo të denjë për t’u lavdëruar, ne i kërkojmë këto gjëra.

Joseph Smith.