Libra dhe Mësime
Kapitulli 17: Kisha e Jezu Krishtit Sot


Kapitulli 17

Kisha e Jezu Krishtit Sot

Pamja
Painting of a young boy kneeling looking up at a grove of trees. At the center of the painting is a young boy (age 14) kneeling. His hands are resting on his thighs and he looks up at a light source above his head. The boy wears grey trousers (with suspenders) and grey vest and an off-white shirt. The shirt has a collar and two button placket at the front and the sleeves are rolled. The young boy had blond hair that is slightly rumpled. The background his a grove of trees, almost all with no leaves. There are some low saplings immediately behind the boy. The foreground has rocks, twings and small plants sprouting. "Walter Rane 04" appears in the lower right corner in red.

Kisha e Jezu Krishtit u Mor nga Toka

  • Përse Kisha e Jezu Krishtit u mor nga toka pak pas vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit?

Kur Jezusi jetoi në tokë, Ai krijoi Kishën e Tij, të vetmen Kishë të vërtetë. Ai e organizoi Kishën e Tij që të vërtetat e ungjillit të mund t’u mësoheshin të gjithëve dhe që ordinancat e ungjillit të mund të administroheshin saktë dhe me autoritet. Nëpërmjet këtij organizimi, Krishti mund t’ia sillte bekimet e shpëtimit njerëzimit.

Pasi Shpëtimtari u ngjit në qiell, njerëzit ndryshuan ordinancat dhe doktrinat që Ai dhe Apostujt e Tij kishin krijuar. Për shkak të braktisjes nuk kishte më zbulesë të drejtpërdrejtë nga Perëndia. Kisha e vërtetë nuk ishte më në tokë. Njerëzit organizuan kisha të ndryshme që pretendonin të ishin të vërteta, por ato mësonin doktrina që kundërshtonin njëra-tjetrën. Pati shumë pështjellim dhe grindje mbi fenë. Zoti e kishte parashikuar këtë gjendje braktisjeje, duke thënë se do të kishte “[uri] në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit. … Ata do të … kërk[ojnë fjalën e] Zotit, por nuk do ta gjejnë” (Amosi 8:11–12).

Zoti Premtoi të Rivendoste Kishën e Tij të Vërtetë

  • Cilat qenë disa prej kushteve në botë që përgatitën udhën për Rivendosjen e ungjillit?

Shpëtimtari premtoi të rivendoste Kishën e Tij në ditët e fundit. Ai tha: “Prandaj, ja, unë do të vazhdoj të bëj mrekulli në mes të këtij populli, po, mrekulli dhe çudi” (Isaia 29:14).

Për vite me radhë njerëzit jetuan në errësirë shpirtërore. Rreth 1.700 vjet pas Krishtit, njerëzit filluan të interesoheshin gjithnjë e më tepër për njohjen e së vërtetës rreth Perëndisë dhe fesë. Disa prej tyre mundën të kuptonin se ungjilli që Jezusi mësoi nuk ishte më në tokë. Disa të tjerë e pranuan se nuk kishte asnjë zbulesë e asnjë autoritet të vërtetë dhe se Kisha që organizoi Krishti nuk ekzistonte në tokë. Kishte ardhur koha që Kisha e Jezu Krishtit të rivendosej në tokë.

  • Në çfarë mënyrash Rivendosja e plotësisë së ungjillit është një “mrekulli”?

Zbulesë e Re nga Perëndia

  • Kur Jozef Smithi mori Vegimin e tij të Parë, çfarë mësoi ai për Perëndinë?

Në pranverën e vitit 1820, ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e botës. Kishte ardhur koha që të ndodhte mrekullia e çudia për të cilën kishte folur Zoti. Kur ishte djalosh, Jozef Smithi dëshironte të dinte se cila ndër të gjitha kishat ishte Kisha e Jezu Krishtit. Ai shkoi për t’u lutur në pyllin që ndodhej pranë shtëpisë së tij dhe iu lut me përulësi dhe qëllim Atit të tij Qiellor, duke e pyetur se me cilën kishë duhej të bashkohej. Atë mëngjes ndodhi një mrekulli. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit. Shpëtimtari i tha atij të mos bashkohej me asnjë nga kishat, sepse Kisha e vërtetë nuk gjendej mbi tokë. Ai gjithashtu i tha se mësimet e kishave të kohës ishin “një fëlliqësi në sytë e tij” (Joseph Smith – Historia 1:19; shih gjithashtu vargjet 7–18, 20). Duke filluar me këtë ngjarje, filloi përsëri zbulesa e drejtpërdrejtë nga qielli. Zoti kishte zgjedhur një profet të ri. Që nga ajo kohë qiejt nuk janë mbyllur më. Zbulesa vazhdon edhe sot e kësaj dite nëpërmjet secilit prej profetëve të Tij të zgjedhur. Jozefi do të ishte ai që do të ndihmonte në rivendosjen e ungjillit të vërtetë të Jezu Krishtit.

  • Përse Vegimi i Parë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e botës?

Autoriteti nga Perëndia u Rivendos

  • Përse qe e domosdoshme rivendosja e Priftërive Aarone dhe Melkizedeke?

Me rivendosjen e ungjillit, Perëndia ua dha përsëri priftërinë burrave. Gjon Pagëzori erdhi në vitin 1829 për të shuguruar Jozef Smithin dhe Oliver Kaudrin në Priftërinë Aarone (shih DeB 13; 27:8). Më pas Pjetri, Jakobi dhe Gjoni, presidencia e Kishës në kohët e hershme, erdhën dhe i dhanë Jozefit e Oliverit Priftërinë Melkizedeke dhe çelësat e mbretërisë së Perëndisë (shih DeB 27:12–13). Më vonë, çelësa të tjerë të priftërisë u rivendosën nëpërmjet lajmëtarëve qiellorë të tillë si Moisiu, Eliasi dhe Elija (shih DeB 110:11–16). Me anë të Rivendosjes priftëria u rikthye në tokë. Ata që e mbajnë këtë priftëri sot kanë autoritetin për të kryer ordinanca të tilla si pagëzimi. Ata gjithashtu kanë autoritet për të drejtuar mbretërinë e Zotit në tokë.

Kisha e Krishtit u Organizua Përsëri

  • Çfarë ngjarjesh çuan në organizimin e Kishës përsëri në tokë?

Më 6 prill 1830, Shpëtimtari përsëri drejtoi organizimin e Kishës së Tij në tokë (shih DeB 20:1). Kisha e Tij quhet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (shih DeB 115:4). Krishti është kreu i Kishës së Tij sot, po ashtu siç ishte në kohët e hershme. Zoti ka thënë se kjo është: “[e vetmja] kishë [e] vërtetë dhe [e] gjallë mbi faqen e tërë dheut, me të cilën unë, Zoti, jam shumë i kënaqur” (DeB 1:30).

Jozef Smithi u mbështet si profet dhe “plaku i parë” i Kishës (shih DeB 20:2–4). Më vonë u organizua Presidencia e Parë dhe ai u mbështet si President. Kur Kisha u organizua në fillim, u vendos vetëm baza e saj. Organizimi do të zhvillohej ndërsa Kisha vazhdoi të rritej.

Kisha u organizua me të njëjtët drejtues që ishin në Kishën e hershme. Ky organizim përfshinte apostujt, profetët, të shtatëdhjetët, ungjilltarët (patriarkët), barinjtë (drejtuesit kryesues), priftërinjtë e lartë, pleqtë, peshkopët, priftërinjtë, mësuesit dhe dhjakët. Të njëjtët drejtues gjenden edhe në Kishën e Tij sot (shih Nenet e Besimit 1:6).

Një profet, që vepron nën drejtimin e Zotit, udhëheq Kishën. Ky profet është gjithashtu Presidenti i Kishës. Ai mban të gjithë autoritetin e nevojshëm për të drejtuar punën e Zotit mbi tokë (shih DeB 107:65, 91). Dy këshilltarë ndihmojnë Presidentin. Dymbëdhjetë Apostujt, që janë dëshmitarë të veçantë të emrit të Jezu Krishtit, japin mësim ungjillin dhe rregullojnë çështjet e Kishës në të gjitha pjesët e botës. Drejtues të tjerë të përgjithshëm të Kishës me detyra të veçanta, përfshirë Këshillin e Peshkopit Kryesues dhe Kuorumet e të Shtatëdhjetëve, shërbejnë nën drejtimin e Presidencisë së Parë dhe të Të Dymbëdhjetëve.

Detyrat e priftërisë përfshijnë: apostuj, të shtatëdhjetë, partriarkë, priftërinj të lartë, peshkopë, pleq, priftërinj, mësues dhe dhjakë. Këto janë të njëjtat detyra që ekzistonin në Kishën fillestare.

Kisha është rritur shumë më tepër sesa ishte në kohën e Jezusit. Me rritjen e saj, Zoti ka zbuluar njësi të tjera organizative brenda Kishës. Kur Kisha organizohet plotësisht në një zonë, atëherë ka ndarje vendore që quhen kunje. Një president kunji dhe dy këshilltarët e tij kryesojnë në çdo kunj. Kunji ka 12 këshilltarë të lartë të cilët ndihmojnë për të bërë punën e Zotit në kunj. Kuorumet e Priftërisë Melkizedeke organizohen në kunj nën drejtimin e presidentit të kunjit (shih kapitullin 14 në këtë libër). Çdo kunj ndahet në zona më të vogla që quhen lagje. Një peshkop dhe dy këshilltarët e tij kryesojnë në çdo lagje.

Në ato zona të botës ku Kisha po zhvillohet, ka distrikte, që janë kunje të vegjël. Distriktet ndahen në njësi më të vogla që quhen degë, të cilat janë si lagje.

Të Vërteta të Rëndësishme u Rivendosën

  • Çfarë të vërtetash të rëndësishme u risollën me Rivendosjen e Kishës?

Kisha sot jep mësim të njëjtat parime dhe kryen të njëjtat ordinanca që kryheshin në kohën e Jezusit. Parimet dhe ordinancat e para të ungjillit janë besim në Zotin Jezu Krisht, pendim, pagëzim me anë të zhytjes në ujë dhe vendosja e duarve për dhuratën e Frymës së Shenjtë (shih Nenet e Besimit 1:4). Këto të vërteta të çmuara u rikthyen në plotësinë e tyre kur Kisha u rivendos.

Nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë, Jozef Smithi përktheu Librin e Mormonit, i cili përmban të vërtetat e qarta e të çmuara të ungjillit. Shumë zbulesa të tjera pasuan të cilat janë shkruar si shkrime të shenjta në Doktrina e Besëlidhjen dhe në Perlën me Vlerë të Madhe (shih kapitullin 10 në këtë libër).

Të tjera të vërteta të rëndësishme që Zoti rivendosi përfshijnë sa vijon:

  1. Ati ynë Qiellor është një person i vërtetë me një trup të prekshëm e të përkryer prej mishi dhe kocke dhe po kështu është Jezu Krishti. Fryma e Shenjtë është një personazh shpirtëror.

  2. Ne ekzistonim në jetën para lindjes si fëmijë shpirtërorë të Perëndisë.

  3. Priftëria është e domosdoshme për të administruar ordinancat e ungjillit.

  4. Ne do të ndëshkohemi për mëkatet tona dhe jo për shkeljen e Adamit.

  5. Fëmijët nuk kanë nevojë të pagëzohen deri sa të arrijnë moshën e përgjegjshmërisë (tetë vjeç).

  6. Ka tre mbretëri lavdie në qiell dhe, përmes hirit të Zotit Jezu Krisht, njerëzit do të shpërblehen sipas veprimeve të tyre në tokë dhe sipas dëshirave të zemrave të tyre.

  7. Marrëdhëniet familjare mund të jenë të përjetshme nëpërmjet fuqisë vulosëse të priftërisë.

  8. Për shpëtim kërkohen ordinanca e besëlidhje dhe ato u ofrohen si të gjallëve ashtu edhe të vdekurve.

  • Si ju kanë ndikuar juve dhe të tjerëve këto të vërteta?

Kisha e Jezu Krishtit Nuk do të Shkatërrohet Kurrë

  • Cili është misioni i Kishës?

Që nga rivendosja e saj në vitin 1830, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është rritur në anëtarësi me ritme të shpejta. Ka anëtarë në pothuajse çdo vend të botës. Kisha do të vazhdojë të rritet. Siç tha Krishti: “Ky Ungjill i Mbretërisë do të predikohet në të gjithë botën si dëshmi për të gjitha kombet” (Joseph Smith – Mateu 1:31). Kisha nuk do të merret më kurrë nga toka. Misioni i saj është t’ia çojë të vërtetën çdo njeriu. Mijëra vjet më parë, Zoti tha se Ai “do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, … dhe do të ekzistojë përjetë” (Danieli 2:44).

  • Si keni ndihmuar juve në punën e mbretërisë së Perëndisë? Çfarë mund të bëni për ta çuar më tej këtë punë?

Shkrime të Shenjta të Tjera