Seminari
Njësia 14: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 60–62


Njësia 14: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 60–62

Hyrje

Më 8 gusht 1831, Profeti Jozef Smith dhe 10 pleq u përgatitën që të largoheshin nga Indipendëns në Misuri dhe të ktheheshin në Ohajo. Zoti i udhëzoi pleqtë të predikonin ungjillin ndërsa udhëtonin – udhëzim që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 60. Në ditën e tretë të udhëtimit të tyre, grupi përjetoi rrezik në lumin Misuri. Në dy ditët pasuese, 12 dhe 13 gusht, Profeti Jozef Smith mori dy zbulesa nga Zoti. Ato zbulesa tani shënohen te Doktrina e Besëlidhje 61 dhe 62. Ato përfshijnë fjalë udhëzimi, paralajmërimi, ngushëllimi dhe nxitjeje.

Doktrina e Besëlidhje 60

Zoti i urdhëron pleqtë që të predikojnë ungjillin ndërsa udhëtojnë nga Misuri për në Ohajo

Pamja
të rinj duke lexuar shkrimet e shenjta në autobusin e shkollës

Mendoni për një rast kur ju ngurruat t’u tregoni të tjerëve rreth bindjeve tuaja ose nuk ishit të gatshëm të jepnit dëshminë tuaj për ungjillin.

Zoti i qortoi disa nga pleqtë që kishin udhëtuar për në Indipendëns të Misurit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 60:1–2 për të mësuar përse Zoti ishte i pakënaqur me disa nga këta pleq. Ju mund të doni ta shenjoni atë që mësoni.

Pleqtë e përshkruar në vargjet 1–2 kishin udhëtuar nga Ohajo për në Indipendëns të Misurit për të marrë pjesë në përkushtimin e tokës dhe të vendit të tempullit. Zoti i kishte urdhëruar që t’ua predikonin ungjillin të tjerëve ndërkohë që udhëtonin për në Misuri (shih DeB 52:9–10). Gjithsesi, disa nga pleqtë nuk i ishin bindur këtij urdhërimi. Zoti tha: “Ata nuk do t’i hapin gojët e tyre, por e fshehin talentin që u kam dhënë atyre” (DeB 60:2). Me fjalë të tjera, ata nuk e kishin dhënë dëshminë e tyre për ungjillin.

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 60:2, përse disa nga pleqtë nuk ua kishin dhënë dëshminë e tyre të tjerëve?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 60:3 për të zbuluar atë që mund të ndodhë nëse nuk e japim dëshminë tonë.

Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta: Ne mund ta humbasim dëshminë tonë nëse nuk e japim atë. Dhënia e dëshmisë nuk i drejtohet vetëm dëshmive formale të thëna në mbledhjet e Kishës. Disa anëtarë të Kishës që nuk flasin asnjëherë ose flasin rrallë në mbledhjet e Kishës, e japin dëshminë e tyre nëpërmjet llojit të jetës që jetojnë. Disa dëshmojnë për ungjillin përmes durimit të sprovave të shëndetit ose vështirësive të tjera. Të tjerë u dëshmojnë në mënyrë joformale pjesëtarëve të familjes ose miqve nëpërmjet shprehjeve të shpresës dhe besimit.

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth rëndësisë së dhënies së dëshmisë sonë:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Shpirti dhe dëshmia e Krishtit do të vijnë te ju në pjesën më të madhe kur, dhe do të qëndrojnë me ju, vetëm nëse e jepni atë. Në atë proces është thelbi i vërtetë i ungjillit.

A nuk është kjo një shfaqje e përsosur e krishterimit? Ju nuk mund ta gjeni atë, as ta mbani atë, as ta zmadhoni atë vetëm nëse dhe derisa ju të jeni të gatshëm ta jepni atë. Duke e dhënë atë lirisht ajo bëhet e juaja” (“The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 55).

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur e keni ndier dëshminë tuaj të rritet ngaqë e keni dhënë atë?

    2. Kur do të mund të keni mundësi në një ose dy javët e ardhshme që ta jepni dëshminë tuaj?

Në pjesën në vazhdim të Doktrinës e Besëlidhjeve 60, ju do të lexoni që Zoti i urdhëroi këta pleq ta shpallnin ungjillin ndërkohë që udhëtonin për t’u kthyer në Ohajo. Ndërsa studioni, ju mund të nënvizoni fjalët dhe frazat që lidhen me dhënien e dëshmisë, të tilla si “shpallni fjalën time” ose “predikoni”.

Doktrina e Besëlidhje 61

Zoti i jep udhëzim Profetit Jozef Smith dhe pleqve të tjerë në udhëtimin e tyre për në Ohajo

Profeti Jozef Smith dhe 10 pleq zbuluan se ata ishin në rrezik ndërsa udhëtonin me lundër në rrymat e fuqishme të lumit Misuri. Teksa lexoni rrëfimin vijues, mendoni për mënyrën se mund të ishit ndier nëse do të kishit qenë atje.

Pamja
Lumi Misuri, Kthesa Meklluejn

Lumi Misuri, Kthesa Meklluejn

Jozef Smithi rikujtoi se në ditën e tretë të udhëtimit, “u shfaqën shumë prej rreziqeve kaq të zakonshme në lumenjtë perëndimorë; dhe pasi kishim ngritur çadrat në bregun e lumit, … Vëllai [Uilliam W.] Felps, në një vegim të qartë në mes të ditës, e pa shkatërruesin në fuqinë e tij më të tmerrshme, duke lëvizur mbi sipërfaqen e ujërave; të tjerët e dëgjuan zhurmën, por nuk e panë vegimin” (në History of the Church, 1:203). Përpara këtij vegimi, “ishin krijuar disa mosmarrëveshje dhe ndjenja mërie midis vëllezërve” (B. H. Roberts, A Comprehensive History of the Church, 1:262–263). Atë mbrëmje, vëllezërit diskutuan për vështirësitë e tyre dhe shumica qenë në gjendje ta falnin njëri-tjetrin. Mëngjesin vijues, Jozefi u lut dhe mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 61.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 61:2, 20, 36–37 dhe shenjoni frazat që mund t’u kenë sjellë ngushëllim këtyre pleqve.

Përveç faljes së këtyre pleqve për mëkatet e tyre, Zoti dha mësim se “shumë shkatërrime” do të ndodhnin në ujëra në ditët e fundit (shih DeB 61:5, 14–19). Zoti foli edhe për fuqinë e Tij. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 61:1, 6, 10 duke kërkuar atë që Zoti dha mësim rreth fuqisë së Tij.

Për shkak të vegimit të Uilliam W. Felpsit për shkatërruesin mbi ujëra, disa kanë hamendësuar se Satani ka fuqi mbi ujërat. Megjithatë, Doktrina e Besëlidhje 61:1 pohon se Zoti ka të gjithë fuqinë. Kjo do të përfshinte fuqinë mbi ujërat. Vargjet 6 dhe 10 pohojnë aftësinë e Zotit për të na ruajtur. Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta: Zoti ka të gjithë fuqinë dhe Ai është i aftë të na ruajë.

Pjesa në vazhdim e Doktrinës e Besëlidhjeve 61 përmban udhëzime të mëtejshme nga Zoti për këta pleq, për të udhëhequr kthimin e tyre në Ohajo.

Doktrina e Besëlidhje 62

Zoti përgëzon besnikërinë e grupit të pleqve që po udhëtonin për në Indipendëns të Misurit

Në tabelën vijuese, vendosni një “X” pranë pyetjeve që ju mendoni se mund të kenë më shumë rëndësi për Zotin.

A duhet të shkoj në Kishë të dielën?

A duhet të vesh një fund të zi apo një fund jeshil për në Kishë? A duhet të vë një kollare të kuqe apo një kollare blu?

A duhet të shërbej në një mision? Nëse po, kur?

Nëse nëna ime ofron që të gatuajë vaktin tim të preferuar, çfarë duhet të zgjedh?

Në varësi të rrethanave, shumë prej vendimeve që ne marrim, mund të jenë të rëndësishme për Zotin, ndërsa të tjerat mund të mos jenë. Në zbulesat e shënuara te Doktrina e Besëlidhje 60–62 Zoti i ndihmoi pleqtë e Kishës së Tij të kuptonin se disa nga vendimet që duhej të merrnin, kishin më shumë rëndësi për Të sesa vendimet e tjera. Teksa vazhdoni t’i studioni këto zbulesa, ju mund të fitoni ide për t’ju udhëhequr në marrjen e vendimeve.

Për të kuptuar rrethanat e Doktrinës e Besëlidhjeve 62 lexoni hyrjen e seksionit.

Pleqtë e përmendur në hyrjen e seksionit kishin udhëtuar më ngadalë sesa disa të tjerë për në Indipendëns të Misurit, për shkak të përpjekjeve të tyre të zellshme për të predikuar ungjillin. Si rrjedhojë, ata e humbën konferencën në të cilën u përkushtuan toka dhe vendi i tempullit.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 62:1–3 duke kërkuar disa nga bekimet që u vijnë atyre që e predikojnë ungjillin dhe i japin dëshmitë e tyre.

Studioni referencat e shkrimeve të shenjta të renditura në kolonën e majtë të tabelës vijuese. Në kolonat e duhura, shkruani gjërat që kishin rëndësi për Zotin dhe gjërat që nuk kishin rëndësi për Të.

Çfarë kishte rëndësi për Zotin?

Çfarë nuk kishte rëndësi për Të?

DeB 60:5

DeB 61:21–22

DeB 62:5–7

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjes vijuese që studiuat në tabelë: Çfarë ndryshimesh vini re midis gjërave që kishin rëndësi për Zotin dhe gjërave që nuk kishin rëndësi?

Në thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nënvizoni fjalë ose fraza që ju ndihmojnë të kuptoni atë që Zoti po u mësonte pleqve, kur Ai tha se disa gjëra kishin rëndësi për Të ndërsa gjërat e tjera nuk kishin rëndësi:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Qartësisht, Shpëtimtari nuk po u thoshte këtyre misionarëve se Atij nuk i interesonte ajo që ata po bënin. Më saktë, Ai po theksonte rëndësinë e vendosjes më parë të gjërave më të rëndësishme dhe të përqendrimit te gjërat e drejta. … Gjëja thelbësore ishte puna që ata ishin thirrur të bënin; se si arritën atje ishte e rëndësishme, por nuk ishte thelbësore” (“A Reservoir of Living Water”, [mbledhje rreth vatrës për të rinjtë në moshë madhore të Sistemit Arsimor të Kishës, 4 shkurt 2007], f. 4; LDS.org).

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund t’ju udhëheqë modeli i asaj që ka rëndësi për Zotin dhe i asaj që nuk ka rëndësi për Të, kur merrni vendime?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 62:8 dhe përcaktoni dy gjërat ku ne mund të mbështetemi kur marrim vendime. Pastaj plotësoni parimin vijues duke plotësuar vendet bosh: Kur marrim vendime, ne duhet të mbështetemi te dhe .

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse mendoni se është e rëndësishme të mbështetemi si në gjykimin tonë edhe në udhëzimet e Shpirtit?

    2. Kur keni marrë një vendim të bazuar në vetë gjykimin tuaj si edhe në udhëzimin nga Shpirti? Si u bekuat ngaqë e bëtë këtë?

Merrni parasysh se si mund të veproni mbi një apo më shumë parime që keni mësuar në studimin tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve 60–62.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 60–62 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: