Seminari
Njësia 17: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 76:81–119; 77


Njësia 17: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 76:81–11977

Hyrje

Ky mësim shqyrton vegimin e mbretërisë telestiale, të treguar Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit, siç shënohet te Doktrina e Besëlidhje 76. Kjo zbulesë u dha në Hajrëm të Ohajos më 16 shkurt 1832. Jozefi dhe Sidni e përshkruan atë që mësuan rreth atyre që do ta trashëgojnë mbretërinë telestiale, dhe rreth pasojave të mospranimit të ungjillit e të dëshmisë së Jezu Krishtit. Ata gjithashtu përshkruan se si mbretëria telestiale ndryshon nga mbretëritë e tjera të lavdisë dhe shpjeguan atë që individët duhet të bëjnë që të kualifikohen për t’i parë e kuptuar vetë misteret e mbretërisë së Perëndisë. Më vonë, në mars të vitit 1832, Jozef Smithi shënoi përgjigjet e Zotit për pyetjet e tij rreth Librit të Zbulesës. Kjo zbulesë gjendet te Doktrina e Besëlidhje 77.

Doktrina e Besëlidhje 76:81–112

Zoti iu tregon Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit një vegim të mbretërisë telestiale

Përfytyroni që po bëni një diskutim për fenë me një shok që është anëtar i një kishe tjetër të krishterë. Shoku juaj thotë: “Në kishë të dielën e shkuar, shërbestari im na tha se pasi të vdesim, ne do të shkojmë ose në qiell ose në ferr. Nuk e ndiej se jam aq i mirë sa të shkoj në qiell pikërisht tani, por gjithashtu nuk mendoj se jam aq i keq sa duhet të shkoj në ferr. Çfarë ju mëson feja juaj rreth qiellit dhe ferrit?”

Vështroni te tabela “Doktrina e Besëlidhje 76: Përmbledhja e Vegimit” nga mësimi i Njësisë 16: Dita 3 në këtë udhëzues të studimit. Vini re se mbretëria e fundit e lavdisë që Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni e panë në vegim, ishte mbretëria telestiale. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:81–83, 103, duke kërkuar fjalë e fraza që përshkruajnë njerëzit që do ta trashëgojnë mbretërinë telestiale. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

vargun 103, magjistarët janë njerëz që kërkojnë të kontrollojnë e të përdorin fuqi nëpërmjet ndihmës së burimeve të liga. Kurvëruesit janë njerëz që përfshihen në kurvëri dhe mëkate të tjera seksuale.

Një nga kriteret që përcaktojnë se cilën mbretëri të lavdisë do të trashëgojë një njeri, është mënyra se si ai ose ajo i përgjigjet ungjillit dhe dëshmisë për Jezu Krishtin. Shkruajini referencat e shkrimeve të shenjta në tabelën vijuese. Në hapësirën e dhënë, përshkruajeni se si banorët e ardhshëm të këtyre mbretërive i përgjigjen ungjillit dhe dëshmisë për Jezu Krishtin.

Mbretëria

Përgjigjet ndaj Ungjillit dhe Dëshmisë për Jezu Krishtin

Çelestiale (DeB 76:50–51)

Terrestriale (DeB 76:74, 79)

Telestiale (DeB 76:82, 101)

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në çfarë mënyrash po përpiqeni ta forconi dëshminë tuaj për Jezu Krishtin?

    2. Si mendoni, përse përgjigjja e një njeriu ndaj ungjillit dhe dëshmisë për Jezu Krishtin ka një ndikim kaq të rëndësishëm te mbretëria të cilën ai ose ajo do të trashëgojë?

    3. Si mund të jeni të guximshëm në dëshminë tuaj për Jezu Krishtin?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:84–85, 104–106 dhe shenjoni fraza që na mësojnë të vërtetën vijuese: Ata që do të trashëgojnë mbretërinë telestiale, duhet të vuajnë në ferr përpara se të shëlbohen nga Shpëtimtari.

Është e dobishme të dimë që shkrimet e shenjta e përdorin termin ferr në të paktën dy mënyra. Së pari, ferri është një pjesë e botës së shpirtrave, e banuar nga të ligjtë dhe është një gjendje e vërtetë, por e përkohshme, e mundimit dhe e vuajtjes shpirtërore (shih Doktrina e Besëlidhje 76:84–85, 104–106). “Zjarri [i] përjetshëm” është një shprehje figurative për mundimin dhe vuajtjen torturuese që do të ndodhë në ferr. Së dyti, shkrimet e shenjta ndonjëherë e përdorin fjalën ferr për t’iu referuar errësirës së jashtme, e cila nganjëherë i referohet gjendjes së përhershme të mundimit dhe vuajtjes, që vazhdon për bijtë e humbjes pasi ata të ringjallen e gjykohen, si edhe për Satanin dhe pasuesit e tij që nga jeta paratokësore. (Shih Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Hell [Ferr]”; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ferr”, [f. 47–48], scriptures.lds.org.)

Plaku Xhejms E. Talmixh, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth ferrit:

Pamja
Plaku Xhejms E. Talmixh

“Për ferrin ka një dalje si edhe një hyrje. … Ai është një vend i përgatitur për mësimdhënien, disiplinimin e atyre që dështuan të mësojnë këtu në tokë atë që duhej ta kishin mësuar” (në Conference Report, prill 1930, f. 97).

“Sa për kohëzgjatjen e ndëshkimit, ne mund të marrim sigurinë që ajo do të vlerësohet në përputhje me mëkatin; dhe krijimi i çdo fjalie për keqbërjet, se ato do të jenë të pafund [pa mbarim], është i rremë [shih DeB 19:6–12; 76:36, 44]. Sado i madh që të jetë ndikimi i kësaj jete këtu [në tokë] mbi botën pas kësaj dhe sado e sigurt që të jetë përgjegjësia për mundësitë e humbura për pendim, Perëndia mban fuqinë për të falur përtej varrit. Prapëseprapë shkrimet e shenjta flasin për ndëshkim të përjetshëm dhe të pafund. Çfarëdo ndëshkimi i shuguruar nga Perëndia është i përjetshëm, sepse Ai është i përjetshëm [shih DeB 19:10–12]. I Tiji është një sistem i ndëshkimit të pafund, sepse do të ekzistojë gjithmonë një vend ose gjendje e përgatitur për shpirtrat e pabindur; prapëseprapë, vënia e dënimit do të ketë një fund në çdo rast të pendimit dhe dëmshpërblimit të pranueshëm” (The Articles of Faith, bot. i 12-të [1924], f. 60–61).

Çfarë frazash nga Doktrina e Besëlidhje 76:85, 106 na mësojnë se ferri do të jetë një gjendje e përkohshme për ata që do ta trashëgojnë mbretërinë telestiale?

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi:

Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi rezultatin e vuajtjes në ferr për ata që do ta trashëgojnë mbretërinë telestiale: “Kjo vuajtje do të jetë një mjet pastrimi ose dëlirësimi, dhe nëpërmjet saj të ligjtë do të sillen në një gjendje me anë të së cilës ata, nëpërmjet shëlbimit të Jezu Krishtit, mund të fitojnë pavdekësi. Shpirtrat dhe trupat e tyre do të bashkohen sërish dhe ata do të banojnë në mbretërinë telestiale. Por kjo ringjallje nuk do të ndodhë derisa të vijë fundi i botës” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 2:298).

Te Doktrina e Besëlidhje 76:106–108, ne mësojmë se të ligjtë do të vuajnë për mëkatet e tyre derisa Jezu Krishti ta plotësojë veprën e Tij dhe t’ia dorëzojë mbretërinë e Perëndisë në tokë Atit të Tij, gjë që do të ndodhë pas Mijëvjeçarit. Atëherë Krishti do të kurorëzohet me lavdi.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:111 dhe Doktrinën e Besëlidhjet 137:9, duke kërkuar atë që do të përcaktojë mbretërinë e lavdisë që trashëgojmë.

Një parim që mund ta mësojmë nga këto vargje është që mbretëria e lavdisë që trashëgojmë, do të përcaktohet nëpërmjet veprimeve tona në këtë jetë dhe dëshirave të zemrave tona.

Pamja
Plaku Rasëll M. Nelson

Thënia vijuese nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më tej këtë parim: “Secili prej jush do të gjykohet në përputhje me veprat tuaja individuale dhe dëshirat e zemrave tuaja [shih DeB 137:9]. Juve nuk do t’ju kërkohet të paguani borxhin e ndonjë tjetri. Vendosja juaj përfundimtare në mbretërinë çelestiale, terrestriale apo telestiale nuk do të përcaktohet në mënyrë rastësore. Zoti ka përshkruar kërkesat e pandryshueshme për secilin. Ju mund ta dini atë çfarë na mësojnë shkrimet e shenjta dhe t’i jepni formë jetës suaj sipas tyre [shih Gjoni 14:2; 1 Korintasve 15:40–41; DeB 76:50–119; 98:18]” (“Constancy amid Change”, Ensign, nëntor 1993, f. 35).

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund të ndikojë në zgjedhjet që ju bëni sot, të kuptuarit e këtij parimi?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:86–89, 98, 112, duke kërkuar fjalë ose fraza që përshkruajnë se si do të jetë pavdekësia për ata që e trashëgojnë mbretërinë telestiale. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Ndërkohë që Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni i përshkruan banorët e mbretërisë telestiale, ata përfshinë një shpjegim të mënyrës se si tri mbretëritë e lavdisë krahasohen me njëra-tjetrën. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:91–98, duke kërkuar mënyrën se si mbretëritë krahasohen me njëra-tjetrën në lavdi.

Në çfarë mënyrash ndryshon lavdia e mbretërisë çelestiale nga lavdia e mbretërisë terrestriale dhe telestiale?

Pamja
dielli, hëna dhe yjet

Ndryshimi në lavdi midis mbretërisë çelestiale, terrestriale dhe asaj telestiale mund të ilustrohet nga ndryshimet midis shkëlqimit të diellit, hënës dhe yjeve, sikurse shihen nga toka. Kur shihen nga toka, yjet më të shkëlqyeshëm janë rreth 100 herë më të shkëlqyeshëm sesa yjet më të zbehtë. Hëna është rreth 30.000 herë më e shkëlqyeshme sesa yjet më të shkëlqyeshëm. Dielli është rreth 400.000 herë më i shkëlqyeshëm sesa hëna e plotë. Këto ndryshime në shkëlqim ndihmojnë për të ilustruar ndryshimet që Jozefi dhe Sidni i vëzhguan midis mbretërive të lavdisë. Siç mund ta shihni nga Doktrina e Besëlidhje 76:94–95, bekimet e marra nga ata që kualifikohen për lavdinë çelestiale, janë mrekullisht më të mëdha sesa bekimet e marra nga ata që trashëgojnë mbretërinë telestiale.

Doktrina e Besëlidhje 76:113–119

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni shpjegojnë atë çfarë individët duhet të bëjnë që të kualifikohen për t’i parë dhe kuptuar për veten e tyre misteret e mbretërisë së Perëndisë

Doktrina e Besëlidhje 76:113–119 përmban shpjegimin e Profetit Jozef Smith dhe të Sidni Rigdonit, në të cilin ata u urdhëruan të mos e shkruanin gjithçka që iu ishte treguar. Ata gjithashtu shpjeguan se çfarë duhej të bënin të tjerët që të kualifikoheshin për t’i parë e kuptuar për vete misteret e mbretërisë së Perëndisë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:116, duke kërkuar se si një njeri mund të kualifikohet për t’i parë e kuptuar misteret e mbretërisë së Perëndisë nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Sipas vargut 116, çfarë duhet të bëjë një njeri që të kualifikohet për të parë e kuptuar misteret e mbretërisë së Perëndisë nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë?

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një përgjigje për skenën e përfytyruar, të paraqitur në fillimin e këtij mësimi, në të cilën një shok ju pyeti se çfarë na mëson Kisha rreth qiellit e ferrit. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese si pjesë e përgjigjes suaj ndaj pyetjes së shokut tuaj.

    1. Çfarë ka zbuluar Zoti rreth qiellit e ferrit te Doktrina e Besëlidhje 76?

    2. Cilat janë ndryshimet midis secilës mbretëri të lavdisë dhe errësirës së jashtme?

    3. Cilat janë ndryshimet në zgjedhjet e bëra nga ata që i trashëgojnë mbretëritë e ndryshme, dhe errësirën e jashtme?

  2. Për t’ju ndihmuar që ta vini në jetë atë çfarë keni mësuar nga studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve 76, plotësojeni secilën nga thëniet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Si rrjedhim i asaj që kam mësuar nga studimi i Doktrinës e Besëlidhjeve 76:

    1. Unë e besoj ose e di që …

    2. Unë dëshiroj …

    3. Unë vërtet do të …

Doktrina e Besëlidhje 77

Zoti zbulon përgjigje për pyetjet e Jozef Smithit rreth librit të Zbulesës

Kthehuni te Doktrina e Besëlidhje 77 dhe vini re se si vargjet kanë formë të ndryshme nga vargjet e seksioneve të tjera te Doktrina e Besëlidhje. Lexojeni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 77, duke kërkuar atë që Profeti Jozef Smith po bënte kur e mori këtë zbulesë.

Nga marsi i vitit 1831 deri në korrik të vitit 1833, Profeti Jozef Smith bëri rishikime të frymëzuara të Dhiatës së Re. (Shumë prej këtyre rishikimeve renditen në botimin për shenjtorët e ditëve të mëvonshme të Variantit të Mbretit Xhejms të Biblës, me poshtëshënimet si JST [PJS] dhe në seksionin Joseph Smith Translation [Përkthimi prej Joseph Smith-it] në shtojcë, me fjalët e ndryshuara të shkruara me shkronja kursive; [disa gjenden te Përkthimi prej Joseph Smith-it tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta].) Ndërsa po punonte me librin e Zbulesës, Profeti i kërkoi Zotit rreth kuptimit të disa prej vargjeve. Pyetjet e Jozefit dhe përgjigjet e Zotit shënohen te Doktrina e Besëlidhje 77. Shqyrtojini disa nga këto vargje dhe vini re se si fjala Pyetje paraprin secilën pyetje që Jozef Smithi ia bëri Zotit dhe fjala Përgjigje paraprin secilën përgjigje të Zotit.

Pamja
e re duke lexuar shkrimet e shenjta

Përvoja e Jozef Smithit lidhur me marrjen e zbulesës te Doktrina e Besëlidhje 77, na mëson se Zoti e zbulon interpretimin e duhur të shkrimit të shenjtë nëpërmjet profetëve të Tij. Ne mund të mësojmë gjithashtu se, nëse ia kërkojmë Zotit, Ai mund të na ndihmojë t’i kuptojmë shkrimet e shenjta.

Mund të jetë e dobishme që të kuptojmë se te Doktrina e Besëlidhje 77:6, 7.000 vitet i referohen ekzistencës së përkohshme të tokës, duke nënkuptuar që nga Rënia e Adamit. Ajo nuk po bën koment lidhur me moshën e tokës.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 76:81–11977 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: