Seminari
Njësia 23: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 137


Njësia 23: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 137

Hyrje

Më 21 janar 1836, Profeti Jozef Smith u takua me këshilltarët e tij në Presidencën e Parë dhe babain e tij, Jozef Smith Plakun, në një dhomë të sipërme të Tempullit të Kirtlandit pothuajse të mbaruar. Në këtë rast Profeti pa një vegim të mbretërisë çelestiale dhe e dëgjoi Zotin të shpallte mënyrën se si Ai do t’i gjykojë ata që vdesin pa një njohuri të ungjillit. Uorren Parrishi, shkruesi i Jozef Smithit në atë kohë, e shënoi vegimin në ditarin e Profetit. Anali i vegimit u përfshi më vonë te Doktrina e Besëlidhje si seksioni 137.

Doktrina e Besëlidhje 137:1–6

Jozef Smithi merr një vegim të mbretërisë çelestiale

Mendoni për disa nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj. Përse janë ata veçanërisht të rëndësishëm për ju?

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani përse është domethënëse të dini se njerëzit që ju doni, do të kenë mundësinë të jetojnë në mbretërinë çelestiale pasi të vdesin.

Doktrina e Besëlidhje 137 përmban përshkrimin e Profetit Jozef Smith për një vegim në të cilin ai pa mbretërinë çelestiale.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 137:1–4, duke kërkuar fjalë dhe fraza që përshkruajnë mbretërinë çelestiale. Përpiquni të përfytyroni si do të ishte po të ishit në mbretërinë çelestiale.

Jozef Smithi u gëzua kur i pa disa nga pjesëtarët e familjes së tij në mbretërinë çelestiale. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 137:3, 5–6 dhe përcaktoni se kë pa Jozef Smithi në mbretërinë çelestiale.

Prindërit e Jozefit ishin ende gjallë në këtë kohë dhe babai i tij qe madje me të në dhomë gjatë këtij vegimi. Kjo tregon se ky vegim nuk ishte për ata që tashmë ishin në mbretërinë çelestiale, por për ata që përfundimisht do të ishin atje.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Sipas Doktrinës e Besëlidhjes 137:6, përse u mrekullua (u çudit) Jozef Smithi kur e pa vëllanë e tij, Alvinin, në mbretërinë çelestiale?

    2. Si mendoni ju, çfarë ndjenjash të tjera mund të ketë pasur Jozefi kur e pa Alvinin në mbretërinë çelestiale?

Pamja
Guri i varrit të Alvin Smithit

Alvin Smithi, vëllai i Profetit, vdiq më 19 nëntor 1823, përpara se të organizohej Kisha.

Profeti Jozef Smith e donte dhe e admironte vëllanë e tij më të madh, Alvinin. Edhe Alvini e donte Jozefin dhe e mbështeti Jozefin në përgatitjen e tij për të marrë fletët e arta nga engjëlli Moroni. Në nëntor të vitit 1823, kur Alvini qe 25 vjeç dhe Jozefi qe 17 vjeç, Alvini papritur u sëmur rëndë. Teksa gjendja e tij u përkeqësua dhe u bë e qartë se do të vdiste shpejt, ai e këshilloi Jozefin: “Unë dëshiroj që ti të jesh djalë i mirë dhe të bësh gjithçka mundesh për të marrë analet. Ji besnik në marrjen e udhëzimit dhe në mbajtjen e çdo urdhërimi që të jepet” (cituar te Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 429).

Vdekja e Alvinit solli pikëllim të madh për familjen Smith. “Familja i kërkoi një shërbestari presbiterian në Palmira të Nju-Jorkut, që të kryente shërbesën në funeralin e tij. Meqenëse Alvini nuk kishte qenë pjesëtar i kongregacionit të shërbestarit, kleriku shpalli në predikimin e tij se Alvini nuk mund të shpëtohej. Uilliam Smithi, vëllai më i vogël i Jozefit, kujtoi: ‘[Shërbestari] … deklaroi shumë fuqishëm se [Alvini] kishte shkuar në ferr, sepse Alvini nuk ishte anëtar i kishës, por ai qe djalë i mirë dhe babait tim nuk i pëlqeu kjo” (Mësimet: Jozef Smith, f. 429, 431).

Doktrina e Besëlidhje 137:7–10

Zoti zbulon se si do t’i gjykojë Ai njerëzit që vdesin pa një njohuri për ungjillin

Ndërsa Profeti Jozef Smith qe i mrekulluar se në ç’mënyrë Alvini ishte në gjendje të hynte në mbretërinë çelestiale pa qenë i pagëzuar, Zoti i dha një përgjigje. Studiojeni Doktrinën e Besëlidhjet 137:7–8 dhe përcaktoni doktrinën që dha mësim Zoti për ta ndihmuar Jozefin të kuptonte arsyen përse Alvini do të ishte në gjendje të hynte në mbretërinë çelestiale.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shënoni doktrinën që përcaktuat te Doktrina e Besëlidhje 137:7–8 dhe përgjigjjuni pyetjes vijuese: Si mund t’i ngushëllojë kjo doktrinë ata njerëz, të cilëve u kanë vdekur njerëz të dashur pa një njohuri për ungjillin?

Zoti e zbuloi doktrinën te Doktrina e Besëlidhje 137:7–8 përpara se ta zbulonte doktrinën e pagëzimit për të vdekurit. Ju do t’i studioni zbulesat mbi pagëzimin për të vdekurit në mësimet vijuese.

Si pjesë e kësaj zbulese lidhur me ata që kanë vdekur, Zoti dha mësim për mënyrën se si do t’i gjykojë Ai të gjithë njerëzit. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 137:9 dhe plotësojeni thënien vijuese: Zoti do të na gjykojë sipas dhe .

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shpjegoni me vetë fjalët tuaja përse ju mendoni që dëshirat dhe punët tona janë të dyja të rëndësishme.

Për ta kuptuar më mirë mënyrën se si do të na gjykojë Zoti sipas punëve dhe dëshirave tona, studioni thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“A jemi të sigurt se jemi pa faj nën ligjin e Perëndisë, nëse thjesht iu shmangemi veprave të liga? Po sikur të ushqejmë mendime dhe dëshira të liga?

A do të kalojnë pa u vënë re ndjenjat plot urrejtje në ditën e gjykimit? Po zilia? Po lakmia? …

Përgjigjet tona për pyetje të tilla ilustrojnë atë që ne mund ta quajmë lajm të keq, që ne mund të mëkatojmë pa veprime të dukshme [të qarta], thjesht me anë të ndjenjave tona dhe dëshirave të zemrës sonë.

Ka edhe lajme të mira. Sipas ligjit të Perëndisë, ne mund të shpërblehemi për drejtësi, edhe kur nuk jemi në gjendje të kryejmë veprat që zakonisht shoqërohen me bekime të tilla.

Kur dikush sinqerisht donte të bënte diçka për vjehrrin tim, por pengohej nga rrethanat, ai do të thoshte: ‘Faleminderit. Është njësoj sikur ta kesh bërë’. Në mënyrë të ngjashme, unë besoj se Ati ynë në Qiell do t’i pranojë dëshirat e vërteta të zemrës sonë si zëvendësuese të veprimeve tona që janë vërtet të pamundura” (“The Desires of Our Hearts” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 8 tetor 1985], f. 4; speeches.byu.edu).

  1. Katër shembujt vijues mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë doktrinën që përcaktuat te Doktrina e Besëlidhje 137:7–8. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përgjigjjuni pyetjes vijuese për secilin shembull: Si e ilustron ky shembull rëndësinë e dëshirave tona si edhe të punëve tona?

    1. Një anëtar/e i/e Kishës ka një dëshirë të drejtë për t’u martuar në tempull. Pas një kohe të gjatë shërbimi besnik në Kishë, ky/kjo anëtar/e vdes pa pasur mundësinë që të vuloset me një bashkëshorte/bashkëshort në tempull.

    2. Një i ri i mban me guxim besëlidhjet e tij të pagëzimit dhe i kryen detyrat e tij të Priftërisë Aarone. Pas diplomimit nga shkolla e mesme, ai ka dëshirë të madhe për të shërbyer në një mision kohëplotë, por nuk është në gjendje ta bëjë këtë për shkak të një paaftësie fizike.

    3. Një e re mban mëri ndaj një të reje tjetër. Ajo shtiret sikur është miqësore, por në fshehtësi shpreson se gjëra të këqija do t’i ndodhin të resë tjetër.

    4. Një i ri ka mendime epshore dhe nuk e kërkon ndihmën e Zotit për t’i ndryshuar mendimet dhe ndjenjat e tij të papërshtatshme.

Përsiatni se çfarë do të thotë për ju të dini se do të gjykoheni sipas punëve tuaja dhe gjithashtu sipas dëshirave të zemrës suaj.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 137:10 dhe shenjojeni të vërtetën që ajo jep mësim rreth fëmijëve që vdesin përpara moshës së përgjegjshmërisë.

Pamja
Jozefi dhe Ema me foshnjën

Kur Profeti Jozef Smith e mori këtë zbulesë te Doktrina e Besëlidhje 137:10, ai dhe bashkëshortja e tij, Ema, kishin vuajtur vdekjen e katër fëmijëve të tyre, përfshirë një foshnje të birësuar. Më vonë, dy nga fëmijët e tyre të tjerë do të vdisnin gjithashtu si foshnja. Mendoni se si doktrina e zbuluar në këtë varg, mund t’u sjellë ngushëllim familjeve që vajtojnë për shkak të vdekjes së një fëmije.

Si ju ndihmon kjo doktrinë që ta shtoni besimin tuaj te Perëndia? Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që t’i mirëbesojmë planit të Perëndisë kur fëmijët vdesin në foshnjërinë e tyre?

Pamja
Jozef Smithi

Duke folur për vdekjen e fëmijëve të vegjël, Profeti Jozef Smith dha mësim: “Zoti merr shumë me vete, madje në foshnjëri, që ata të mund t’i shpëtojnë zilisë së njeriut dhe dhimbjeve e të ligave të kësaj bote të tashme; ata qenë tepër të pastër, tepër të dashur, që të jetonin në tokë; prandaj, nëse gjykohet si duhet, në vend që të mbajmë zi, ne kemi arsye të gëzojmë pasi ata janë çliruar nga e liga dhe ne do t’i kemi ata përsëri së shpejti” (Mësimet: Jozef Smithf. 184–185).

Pamja
Presidenti Uillford Udraf

President Uillford Udraf dha mësim: “Mund të lindë një pyetje për mua dhe juve – ‘Përse Zoti e mori fëmijën tim?’ Por këtë nuk më takon mua ta them, sepse unë nuk e di; ajo është në duart e Zotit dhe ka qenë kështu që nga krijimi i botës e deri tani. Fëmijët merren në foshnjërinë e tyre dhe shkojnë në botën e shpirtrave. Ata vijnë këtu dhe e përmbushin synimin e ardhjes së tyre, që është, të jetojnë në mish. Ata vijnë të marrin një gjendje të përkohshme dhe trashëgimi në tokë; ata marrin një trup ose tabernakull dhe ai tabernakull do të ruhet për ta, dhe në mëngjesin e ringjalljes, shpirtrat e trupat do të ribashkohen, dhe ashtu si këtu ne gjejmë fëmijë të moshave të ndryshme në një familje, nga foshnje në gjirin e nënës deri në burrëri, kështu do të jetë organizimi i familjes në botën çelestiale. Fëmijët tanë do të na rivendosen neve ashtu siç ishin në kohën kur u varrosën nëse ne, si prindërit e tyre, e ruajmë besimin dhe e provojmë veten tonë të denjë për të marrë jetën e përjetshme; dhe nëse nuk e provojmë veten tonë, fëmijët tanë ende do të ruhen dhe do të trashëgojnë lavdinë e përjetshme. Kjo është pikëpamja ime lidhur me të gjithë foshnjat që vdesin” (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], f. 84–85).

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Çfarë keni mësuar nga studimi juaj i Doktrinës e Besëlidhjeve 137 rreth përpjekjeve të Zotit për t’u dhënë të gjithë njerëzve mundësinë që të jetojnë në mbretërinë çelestiale?

    2. Përse këto të vërteta kanë rëndësi për ju?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 137 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: