Seminari
Njësia 26: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 123; Ngritja e Navusë


Njësia 26: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 123; Ngritja e Navusë

Hyrje

Ndërkohë që Profeti Jozef Smith ishte i burgosur në burgun Liberti, në Liberti të Misurit, nga 1 dhjetori 1838 deri më 6 prill 1839, ai shkroi letra për t’i ngushëlluar e këshilluar shenjtorët. Doktrina e Besëlidhje 123 është pjesë e shkëputur nga një letër e datës 20 mars 1839, të cilën ai ua shkroi shenjtorëve. Në këtë pjesë të shkëputur, Jozefi u dha këshillë shenjtorëve që ishin dëbuar nga Misuri. Pasi Jozef Smithi u lejua të arratisej nga burgu, ai u bashkua sërish me shenjtorët dhe punoi me ta për ngritjen e qytetit të Navusë në Ilinois.

Doktrina e Besëlidhje 123:1–6

Jozef Smithi i këshillon shenjtorët të mbledhin dhe botojnë rrëfime të përndjekjeve dhe vuajtjeve të tyre

Në mars të vitit 1839, shenjtorët po vuanin përndjekje të ashpra në Misuri. Profeti Jozef Smith dhe disa udhëheqës të tjerë të Kishës po mbaheshin në burgun e Libertisë në Misuri dhe shenjtorët ishin dëbuar nga shteti i Misurit gjatë muajve të dimrit të ashpër për shkak të urdhrit të guvernatorit Lilburn Bogs për shfarosjen.

Lexojeni deklaratën vijuese, e cila përshkruan disa nga gjërat e gabuara të bëra kundrejt shenjtorëve: “Kjo mund të vërtetojë se unë, Delia Rid, u shpërngula në Misuri në vitin 1836. Bashkëshorti im vdiq pak kohë pasi mbërritëm dhe më la me shtatë fëmijë të vegjël. Më pas u shpërngula në kontenë Kolduell, e mora veten dhe vazhdova në fermën e përmendur deri në vjeshtën e vitit 1838. Kur filluan shqetësimet midis banorëve dhe mormonëve, unë, me pjesën tjetër të shoqërisë sonë, u detyruam të largoheshim nga shteti. … U detyrova të sakrifikoja shumicën e pronës sime [dhe] familja ime [u] shpërnda, dhe mua m’u desh ta fitoja bukën e përditshme mes të panjohurve” (Delia Reed, në Mormon Redress Petitions: Documents of the 1833–1838 Missouri Conflict, bot. Clark V. Johnson [1992], f. 523; përdorimi i pikësimit, germave të mëdha dhe germëzimit të standardizuara).

Motra Rid ia dha këtë deklaratë zyrtare një zyrtari ligjor. Përsiatni përse ajo mund ta ketë dhënë këtë deklaratë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:1–5, duke kërkuar atë që Profeti Jozef Smith i këshilloi shenjtorët e përndjekur të bënin. Mund të jetë e dobishme të dini se në vargun 5 fraza “vargun e … maskarallëqeve djallëzore” i referohet një përmbledhjeje të gënjeshtrave të liga, dhe fraza “mashtrime të poshtra e vrastare” i referohet veprimeve të liga e të dhunshme

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:6, duke kërkuar arsyet përse shenjtorëve iu tha t’i mblidhnin rrëfimet e përndjekjeve dhe të vuajtjeve të tyre. (Teksa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se fraza “na kërkohet nga” do të thotë “na duhet ta bëjmë për”.)

Shumë prej shenjtorëve ishin të bindur ndaj këshillës së Profetit dhe mblodhën rrëfime të shumta të përndjekjeve të tyre, të cilat përfshinë shkatërrimin dhe humbjen e shtëpive, bagëtive e pronave të tyre të tjera, keqtrajtimet fizike dhe madje humbjen e jetës. Si mendoni ju, përse ishte e rëndësishme që shenjtorët t’i mblidhnin këto rrëfime dhe t’ua dorëzonin ato krerëve të qeverisë, në vend që thjesht të prisnin ose të shpresonin që Perëndia t’i zgjidhte problemet e tyre për ta? Një e vërtetë që mund ta mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 123:6 është që, Zoti do t’i përmbushë premtimet e Tij pasi ne ta kemi bërë pjesën tonë. Përsiatni mbi arsyen përse Zoti pret që ne ta bëjmë pjesën tonë përpara se Ai t’i përmbushë premtimet e Tij.

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Kur e keni parë këtë të vërtetë të përmbushet në jetën tuaj ose në jetën e dikujt që e njihni?

Doktrina e Besëlidhje 123:7–17

Jozef Smithi i këshillon shenjtorët t’i ndihmojnë ata njerëz që mashtrohen nga gënjeshtrat

Përfytyroni sikur ju është dhënë një detyrë për të shkruar një raport rreth Kishës për një nga klasat tuaja në shkollë. Si pjesë e kërkesës, ju duhet të përfshini të paktën tri burime. Mendoni se si do t’iu përgjigjeshit pyetjeve vijuese:

  • Cilat burime do të përdornit për esenë tuaj?

  • Pse ka rëndësi se cilat burime përdorni për të shkruar rreth Kishës?

  • Si e dini ju se cilat burime e përshkruajnë me saktësi Kishën?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:7–10. Kur Profeti Jozef Smith e shkroi këtë letër, shumë gënjeshtra po përhapeshin rreth Kishës. Shenjtorëve iu tha se ishte “detyr[a e tyre] e menjëhershme” (DeB 123:7, 9) që t’i mblidhnin dhe t’i botonin rrëfimet e përndjekjeve dhe të vuajtjeve të tyre në përgjigje ndaj këtyre gënjeshtrave.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:11–12, duke kërkuar arsye shtesë përse shenjtorët u udhëzuan që t’i mblidhnin dhe t’i botonin këto rrëfime.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 123:12, si verbohen shumë prej të kulluarve në zemër që të mos e shikojnë të vërtetën?

    2. Si mund t’i ketë ndihmuar botimi i së vërtetës rreth përndjekjeve dhe vuajtjeve të shenjtorëve në këtë kohë, njerëzit e tjerë që ta gjenin të vërtetën e ungjillit?

    3. Sipas vargut 12, përse shumë njerëz në tokë mbahen larg nga e vërteta? Përgjigjjuni kësaj pyetje duke plotësuar të vërtetën vijuese: Ka shumë njerëz që mbahen larg nga e vërteta, sepse …

Ka ende shumë njerëz sot “të cilët janë të verbuar nga dinakëria e hollë e njerëzve” dhe të cilët mbahen larg nga e vërteta vetëm ngaqë nuk dinë se ku ta gjejnë atë (DeB 123:12).

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

Ndërkohë që lexoni thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nënvizoni atë që ai tha se i mban njerëzit larg nga e vërteta rreth Kishës në kohën tonë: “Shumë njerëz kanë njohuri të pakët për Kishën sepse shumica e informacionit që dëgjojnë për ne vjen nga raportet e mjeteve të informacionit, të cilat shpesh vihen në lëvizje nga polemika. Një vëmendje e tepërt ndaj polemikës ka ndikim negativ mbi perceptimet e njerëzve për atë çka është në të vërtetë Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” (“Sharing the Gospel Using the Internet”, Ensign, korrik 2008, f. 62).

Në ngjashmëri me shenjtorët në vitin 1839, ne udhëzohemi që t’i ndihmojmë të tjerët të kenë një kuptueshmëri të saktë për Kishën – të anëtarëve, udhëheqësve, bindjeve, historisë, mësimeve dhe praktikave të saj.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, renditni atë që mund të bëni për t’i ndihmuar të tjerët të marrin një kuptueshmëri të saktë për Kishën dhe për t’i ndihmuar që të dinë se ku mund ta gjejnë të vërtetën.

Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Ballard, kërkoni një mënyrë se si tha ai që ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të marrin një kuptueshmëri të saktë për Kishën:

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Vazhdimisht zhvillohen bashkëbisedime mbi Kishën. Këto bashkëbisedime do të vazhdojnë, nëse zgjedhim ose jo të marrim pjesë në to. Por ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë ndërsa të tjerët, përfshirë ata që na kritikojnë, përpiqen të shpjegojnë se çfarë mësimesh jep Kisha. Ndërsa disa bashkëbisedime kanë publik prej mijëra ose madje miliona vetash, shumica janë shumë, shumë më të ngushta. Por të gjitha bashkëbisedimet kanë ndikim tek ata që marrin pjesë. Perceptimet për Kishën krijohen bashkëbisedim pas bashkëbisedimi. …

Tani, më lejoni t’ju kërkoj që t’i bashkoheni bashkëbisedimit duke marrë pjesë në internet për ta ndarë ungjillin dhe për të shpjeguar me terma të thjeshtë e të qartë mesazhin e Rivendosjes. … Kjo, sigurisht, kërkon që ju t’i kuptoni parimet bazë të ungjillit. Është thelbësore që ju të jeni në gjendje të ofroni një dëshmi të qartë e të saktë të të vërtetave të ungjillit” (“Sharing the Gospel Using the Internet”, f. 61–62).

  1. Plotësojini detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Shkruani rreth një rasti kur ju ose dikush që e njihni, ndihmuat njerëz të tjerë që të kuptojnë më shumë rreth Kishës.

    2. Zgjidhni një prej mënyrave që renditët në detyrën 3, dhe shkruani se si do ta bëni atë që t’i ndihmoni të tjerët të mësojnë e të gjejnë të vërteta rreth Kishës dhe ungjillit.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:13–16, duke kërkuar atë që iu tha shenjtorëve rreth përpjekjeve të tyre për t’iu paraqitur të tjerëve një rrëfim të saktë të përvojave të tyre. Sipas vargut 15, përse iu tha atyre të mos i konsideronin përpjekjet e tyre si “gjëra të vogla”?

Një parim që mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 123:15 është që, vendimet tona për t’iu bindur urdhërimeve në dukje të vogla të Zotit, mund të kenë ndikim të madh në jetën tonë në të ardhmen.

Pamja
timon dhe velë

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 123:16, si mund të ndikojë një gjë kaq e vogël si një timon (mjeti drejtues që kontrollon fletët lëvizëse të motorit) madje një anije shumë të madhe? (Në këtë varg, fraza “duke u mbajtur në mënyrë të sigurt ndaj erës dhe valëve” i referohet të qenit në gjendje për ta kthyer anijen, që ajo ta ruajë drejtpeshimin e saj dhe të mos përmbyset gjatë një stuhie.)

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Në ç’mënyrë janë vendimet tona të vogla si timoni i një anijeje?

    2. Si mund t’ju ndihmojnë këto vendime që ta ruani drejtpeshimin gjatë stuhive të jetës?

    3. Çfarë vendimesh të vogla po merrni në jetën tuaj tani, të cilat mund të kenë një ndikim të madh në të ardhmen tuaj?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 123:17, duke kërkuar se si lidhet ky varg me parimin e përcaktuar te vargu 6: Zoti do t’i përmbushë premtimet e Tij për të na ndihmuar pasi ne ta kemi bërë pjesën tonë.

Duke u nisur nga ajo që shkroi Profeti Jozef Smith, ne mësojmë se nëse i bëjmë të gjitha gjërat që shtrihen brenda fuqisë sonë për të qenë të bindur ndaj urdhrave të Zotit, atëherë ne mund të kemi sigurinë se Perëndia do ta përdorë fuqinë e Tij për të na ndihmuar në përputhje me vullnetin dhe kohën e Tij.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si mendoni ju, përse kemi nevojë t’i “bëjmë me gëzim të gjitha gjërat që janë në fuqinë tonë” (DeB 123:17) përpara se mund të kemi sigurinë se Perëndia do të na ndihmojë?

    2. Përse mendoni se është e rëndësishme që t’i bëjmë me gëzim të gjitha gjërat që janë në fuqinë tonë?

Ju mund të keni vetëbesim se, kur keni bërë gjithçka mundeni për t’i ndjekur me bindje urdhrat e Perëndisë, Ai do t’i përmbushë premtimet e Tij.

Ngritja e Navusë

Pas dëbimit të tyre nga Misuri, shenjtorët gjetën strehim në Kuinsi të Ilinoisit dhe në komunitete të tjera të vogla në Ilinois dhe Ajoua. Gjeni vendndodhjen e Kuinsit në hartën 5 të historisë së Kishës, “Zona e Missouri-t, Illinois-it dhe Iowa-s e SHBA-së”, në shkrimet tuaja të shenjta.

Në prill të vitit 1839, rojet e burgut, në burgun e Libertisë në Misuri, e lejuan Jozef Smithin të arratisej dhe ai u bashkua me familjen e tij në Kuinsi të Ilinoisit. Nën drejtimin e Profetit, Kisha bleu tokë në të dyja anët e lumit Misisipi, në veri të Kuinsit. Ana perëndimore e lumit ishte pjesë e Territorit të Ajouas dhe ana lindore ishte pjesë e shtetit të Ilinoisit. Shenjtorët e vendosën selinë e Kishës në anën e Ilinoisit, në një vend të quajtur Komers, të cilin ata e riemërtuan Navu. Navu është një fjalë hebraike që do të thotë “e bukur”.

Pamja
Navuja nga ana tjetër e lumit Misisipi

Ndërkohë që shenjtorët e mbajtën selinë në Navu, Profeti Jozef Smith u frymëzua që të organizonte Shoqatën e Ndihmës; Zoti dha nëpërmjet zbulesës ordinancat e pagëzimit për të vdekurit, dhurimin [indaumentin] në tempull dhe vulosjen e martesës; dhe puna misionare u përhap anembanë botës.

  1. Kërkojini dikujt, e cila është anëtare e Shoqatës së Ndihmës (të tillë si një pjesëtareje të familjes apo një mikeshe), që t’ju tregojë për disa prej mënyrave se si Shoqata e Ndihmës i ka dhënë asaj mundësi për të marrë pjesë në punën e Zotit dhe e ka bekuar jetën e saj. Shkruajeni atë që mësoni prej saj në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, dhe jini të përgatitur t’ua tregoni atë që keni shkruar studentëve të tjerë që studiojnë në shtëpi.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 123 dhe pjesën “Ngritja e Navusë” dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: