Seminari
Njësia 4: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 8–9


Njësia 4: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 8–9

Hyrje

Në prill të vitit 1829, Oliver Kaudëri filloi të ndihmonte Profetin Jozef Smith me përkthimin e fletëve të arta duke vepruar si shkrues. Ngaqë Zoti i kishte ofruar Oliverit dhuntinë për të përkthyer, në qoftë se ai e dëshironte atë (shih DeB 6:25), Oliveri “u bë tepër i shqetësuar që ta kishte fuqinë për të përkthyer të dhënë mbi të” (Joseph Smith, te History of the Church, 1:36). Si përgjigje, Zoti tha se Ai do t’ia jepte Oliverit aftësinë për të përkthyer, sipas besimit të Oliverit.

Teksa Oliveri bëri përpjekje për të përkthyer, ai në dukje e filloi mirë, por nuk e “vazhdo[i] siç [e kishte] fill[uar]” (DeB 9:5). Profeti mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 9, e cila shpjegon përse përpjekjet e Oliverit për të përkthyer ishin të pasuksesshme. Zoti e udhëzoi Oliverin që nuk ishte më e domosdoshme për të që të përkthente. Në vend të kësaj, Oliveri duhej të përqendrohej te roli i tij si një shkrues për Jozefin. Seksionet 8–9 të Doktrinës e Besëlidhjeve, së bashku me seksionin 6, janë zbulesa themelore lidhur me Frymën e Shenjtë dhe mënyrat se si mund të kërkojmë e dallojmë zbulesën prej Zotit.

Doktrina e Besëlidhje 8

Zoti i jep mësim Oliver Kaudërit rreth dhuratës së zbulesës

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si ta dalloni kur Perëndia po ju flet ose po ju përgjigjet lutjeve tuaja?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 8:1 për të parë se si Zoti e udhëzoi Oliver Kaudërin të lutej. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 8:2–3 dhe shenjoni fraza që përshkruajnë se si Zoti tha se Ai do t’u përgjigjej lutjeve të Oliverit. Doktrina e Besëlidhje 8:2–3 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, kështu që të mund ta gjeni në të ardhmen.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta bëni dy kolona. Emërtojeni kolonën e parë Kërkimi i Zbulesës nga Perëndia. Emërtojeni kolonën e dytë Marrja e Zbulesës nga Perëndia. Në kolonën e parë, shkruani të paktën një parim që e mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 8:1 rreth mënyrave për të kërkuar zbulesë. Në kolonën e dytë, shkruani një të vërtetë që Zoti na e dha mësim te vargjet 2–3 rreth mënyrës se si na flet Ai.

Pamja
Kalimi i Detit të Kuq

A e mbani mend historinë e Moisiut duke hapur Detin e Kuq? Zoti e kishte urdhëruar Moisiun që t’i çlironte fëmijët e skllavëruar të Izraelit. Më vonë, me ushtrinë egjiptiane duke i ndjekur, Moisiu e gjeti veten dhe popullin e tij të zënë në kurth pranë brigjeve të Detit të Kuq. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 8:2–3, si e frymëzoi Zoti Moisiun që ta hapte Detin e Kuq?

Një e vërtetë, që e mësojmë nga këto vargje, është që Zoti i flet mendjes dhe zemrës sonë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Mendoni për rastet kur Zoti ju ka folur juve në këtë mënyrë.

Në thëniet e mëposhtme, Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkruan se si Perëndia u flet atyre.

Presidenti Paker tha:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Ju mund të mësoni tani, në rininë tuaj, të udhëhiqeni nga Fryma e Shenjtë.

Si Apostull, unë dëgjoj tani të njëjtin frymëzim, të ardhur nga i njëjti burim, në të njëjtën mënyrë, që e dëgjova kur isha djalë i vogël. Sinjali është shumë më i qartë tani” (“Prayers and Answers”, Ensign, nëntor 1979, f. 21).

Plaku Skot na mësoi:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Një mbresë e drejtuar mendjes është shumë e veçantë.

Fjalë të hollësishme mund të dëgjohen ose ndihen dhe shkruhen, sikur të diktohej udhëzimi.

Një komunikim i drejtuar zemrës është një mbresë më e përgjithshme. Zoti shpesh fillon nëpërmjet dhënies së mbresave. Atje ku ka një pranim të rëndësisë së tyre dhe tregohet bindje ndaj tyre, një njeri fiton më shumë aftësi për të marrë udhëzim më të hollësishëm të drejtuar mendjes. Një mbresë e drejtuar zemrës, nëse ndiqet, forcohet nëpërmjet një udhëzimi më të veçantë, të drejtuar mendjes” (“Helping Others to Be Spiritually Led” [bisedë drejtuar arsimtarëve fetarë të SAK-ut, 11 gusht 1998], f. 3–4, si.lds.org).

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 8:2–3

Për t’ju ndihmuar të kujtoni se si Zoti do t’i flasë mendjes suaj dhe zemrës suaj, shkruani fragmentin te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3 në një fletushkë ose në një fletë letre. Punoni që t’i mësoni përmendsh këto vargje duke e thënë fragmentin çdo mëngjes e mbrëmje përpara se të thoni lutjet tuaja vetjake. Pasi ta keni mësuar përmendsh, ju mund të dëshironi t’ia thoni atë një shoku ose një pjesëtari të familjes dhe të shpjegoni se çfarë domethënie ka për ju.

  1. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për një rast kur Ati Qiellor u ka folur mendjes dhe zemrës suaj nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Doktrina e Besëlidhje 9

Zoti shpjegon përse Oliver Kaudëri e pati të vështirë të përkthente

Cilat janë disa vendime të rëndësishme që do t’i bëni gjatë vitit të ardhshëm? Po në 5 ose 10 vitet e ardhshme? Përsiatni përse mund të dëshironi udhërrëfim nga Zoti në marrjen e këtyre vendimeve të rëndësishme.

Te Doktrina e Besëlidhje 9, Zoti shpjegon përse Oliver Kaudëri pati vështirësi për t’i përkthyer fletët. Shpjegimi i Zotit mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si të kërkoni dhe merrni udhërrëfim për vendimet që do të merrni në jetën tuaj.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 9:1–4 dhe kërkoni punën në të cilën Zoti e udhëzoi të përqendrohej Oliverin në vend të përkthimit. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 9:5–6, 11 dhe shenjoni arsyet përse Oliveri nuk ishte i suksesshëm kur u përpoq të përkthente.

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

Presidenti Jozef Filding Smith tha: “Dështimi i Oliverit erdhi ngaqë ai nuk vazhdoi siç e filloi dhe pasi detyra ishte e vështirë, besimi i tij e la të braktisur” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:51).

Çfarë mund të mësojmë nga kjo përvojë e Oliver Kaudërit rreth asaj që kemi nevojë të bëjmë për të marrë zbulesë nga Zoti? Cilat janë disa mënyra që frika, ose një mungesë e besimit, mund të na pengojnë nga marrja ose të vepruarit sipas zbulesës nga Zoti?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Në procesin e zbulesës dhe të marrjes së vendimeve të rëndësishme, frika luan një rol shkatërrues, nganjëherë paralizues. Oliver Kaudërit, i cili e humbi mundësinë që vjen vetëm një herë në jetë, sepse nuk e kapi atë në kohën e duhur të mundësisë, Zoti i tha: ‘Ti nuk vazhdove siç fillove’. A iu duket kjo e njohur atyre që janë ndriçuar dhe më pas iu nënshtruan mendimeve të rishfaqura apo dyshimeve të përsëritura? …

… Pasi e keni marrë mesazhin, pasi e keni paguar çmimin për ta ndier dashurinë e Tij dhe për ta dëgjuar fjalën e Zotit, ecni përpara. Mos kini frikë, mos u lëkundni, mos jini mëdyshas, mos u ankoni. … Me shpirtin e zbulesës, largojeni frikën tuaj dhe turruni me të dy këmbët” (“Cast Not Away Therefore Your Confidence”, Ensign, mars 2000, f. 10).

Mendoni rreth një kohe kur patët nevojë të ushtronit besim që të kërkonit ose vepronit sipas një përgjigjeje nga Zoti. Çfarë mund të bëni për ta kërkuar një përgjigje?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 9:7–8 duke kërkuar një arsye tjetër përse Oliveri pati vështirësi për ta marrë ndihmën e Zotit në përpjekjet e tij për të përkthyer. Çfarë mendoni se do të thotë ta “studiosh atë tërësisht në mendjen tënde”?

Një mësim që mund ta mësojmë nga këto vargje është që marrja dhe dallimi i zbulesës kërkon përpjekje nga ana jonë. Ju mund të dëshironi ta shtoni këtë të vërtetë në listën e mënyrave për të kërkuar zbulesë nga Zoti, të cilën e bëtë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për detyrën 1. Kujtoni se ne duhet t’i lutemi Zotit nëse përfundimet tona janë të sakta pas procesit të studimit të vendimeve tona.

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Përse Zoti na kërkon ta përsiatim e ta studiojmë një çështje personalisht dhe më pas t’ia sjellim Atij vendimet tona për miratim, në vend që thjesht t’i kërkojmë Atij për t’i marrë vendimet tona për ne?

Përsiatni se si individët e përshkruar më poshtë mund t’i përdorin të vërtetat e dhëna te Doktrina e Besëlidhje 9:7–8 për të marrë zbulesë lidhur me rrethanat e tyre.

  • Një i ri nuk është i sigurt nëse ai duhet të shkojë në kolegj apo të gjejë një punë dhe të trajnohet për një zanat.

  • Një e re po përpiqet të vendosë se si të largohet prej shoqeve të saj, të cilat kanë një ndikim negativ ndaj saj.

  • Një misionar i ri, i kthyer nga misioni, po mendon rreth martesës dhe pyet veten nëse një vajzë e caktuar është një partnere e duhur për martesë.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 9:8–9 duke kërkuar mënyrën se si Oliver Kaudëri mund ta dinte nëse vendimi i tij ishte i drejtë apo i gabuar. Çfarë mund të mësojmë nga vargu 8 rreth mënyrës se si Zoti do të na përgjigjet kur e pyesim nëse është i duhur një vendim që po e marrim?

Djegia në kraharor, e premtuar Oliver Kaudërit, është vetëm një mënyrë që Fryma e Shenjtë mund ta pohojë një zgjedhje të duhur. Pohimet prej Shpirtit mund të vijnë në një larmi mënyrash, të cilat janë vetjake dhe mbresëlënëse.

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

Plaku Riçard G. Skot foli rreth një mënyre se si Zoti mund të na bëjë ta “ndie[jmë] që është e drejtë” (DeB 9:8): “Ndjenja e paqes është dëshmimi më i zakonshëm pohues që përjetoj unë personalisht. Kur kam qenë i shqetësuar shumë rreth një çështjeje të rëndësishme, duke u përpjekur pa sukses për ta zgjidhur atë, unë i vazhdova ato përpjekje me besim. Më vonë, ka ardhur një paqe gjithëpushtuese, duke m’i qetësuar shqetësimet e mia, ashtu siç ka premtuar Ai” (“Using the Supernal Gift of Prayer”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 10).

Plaku Skot gjithashtu shpjegoi se si e ndien ai një përgjigje që vendimi i tij nuk është i drejtë: “Ajo [mpirje e mendimit], për mua, është një ndjenjë turbulluese, shqetësuese” (“Using the Supernal Gift of Prayer”, f. 10).

Ju mund të dëshironi të shkruani thënien e dytë të Plakut Skot në anë të shkrimeve tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 9:9 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Te Doktrina e Besëlidhje 9:10–14, Zoti e siguroi Oliverin që Ai nuk e kishte ndëshkuar atë ngaqë nuk ia doli mbanë të përkthente. Zoti e udhëzoi Oliverin që të vazhdonte të shkruante për Profetin dhe të “qëndro[nte] i palëkundur në punën” që Zoti e kishte thirrur Oliverin të bënte (DeB 9:14). Zoti i premtoi Oliverit që zelli dhe bindja e vazhdueshme do të sillnin jetë të përjetshme.

  1. Duke përdorur atë që keni mësuar te Doktrina e Besëlidhje 8–9, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përvijoni një bisedë dy deri në tri minuta rreth marrjes së zbulesës nga Zoti. Përfshini këshillë lidhur me atë që ne duhet të bëjmë për të kërkuar zbulesë nga Zoti dhe udhëzim rreth mënyrës se si Ai komunikon me ne.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 8–9 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: