Seminari
Njësia 25: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 117–120


Njësia 25: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 117–120

Hyrje

Më 8 korrik 1838, në Far-Uest të Misurit, Profeti Jozef Smith mori katër zbulesat që tani shënohen te Doktrina e Besëlidhje 117–120. Në zbulesën e parë të këtyre zbulesave (DeB 117), Zoti i urdhëroi Uilliam Marksin dhe Njull K. Uitnin që t’i rregullonin punët e tyre në Kirtland të Ohajos dhe të bashkoheshin me shenjtorët besnikë që po mblidheshin në Far-Uest. Zoti gjithashtu e urdhëroi Oliver Granxherin që të shkonte në Kirtland si përfaqësues i Presidencës së Parë. Në zbulesën e dytë (DeB 118), Zoti thirri Apostuj të rinj që të zinin vendet e atyre që ishin larguar nga Kisha, dhe Ai i thirri të gjithë anëtarët e Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve që të shërbenin misione në Britaninë e Madhe. Në zbulesën e tretë dhe të katërt, të shënuara te Doktrina e Besëlidhje 119 dhe 120, Zoti dha mësim doktrinën e së dhjetës dhe zbuloi udhëzime për udhëheqësit e Kishës që të përcaktojnë se si përdoren fondet e së dhjetës.

Doktrina e Besëlidhje 117:1–11

Zoti i urdhëron Uilliam Marksin dhe Njull K. Uitnin që t’i rregullojnë punët e tyre me të shpejtë dhe të largohen nga Kirtlandi

Në pjesën e parë të Doktrinës e Besëlidhjeve 117, Zoti i foli Uilliam Marksit dhe Njull K. Uitnit. Uilliam Marksi ishte presidenti i kunjit në Kirtland të Ohajos. Ai ishte pronari i një biznesi për shitjen e librave. Njull K. Uitni ishte peshkopi në Kirtland. Ai ishte një pronar biznesi i suksesshëm dhe ia përkushtoi shumë prej pasurisë së tij Kishës.

Pamja
fasada e dyqanit Uitni

Më 26 prill 1838, Zoti i kishte urdhëruar shenjtorët të mblidheshin në Far-Uest të Misurit dhe në vende të tjera (shih DeB 115:17–18). Më 6 korrik 1838, një grup i njohur si Kampi i Kirtlandit, i përbërë prej më shumë se 500 shenjtorëve nga zona e Kirtlandit, u nis për në Misuri (shih Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot. i 2-të [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2003], f. 179). Presidenti Marks dhe Peshkopi Uitni qëndruan në Kirtland.

Te Doktrina e Besëlidhje 117:1–3, ne lexojmë se Zoti e urdhëroi Presidentin Marks dhe Peshkopin Uitni që t’i rregullonin punët e tyre me të shpejtë dhe të largoheshin nga Kirtlandi. Ata duhej ta bënin udhëtimin e tyre përpara se Zoti ta mbulonte me dëborë atë zonë. Me fjalë të tjera, ata do të duhej të largoheshin brenda katër muajve.

Ndërsa i lexoni fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 117:4–5, ju do të shihni se këta burra ishin tepër të shqetësuar rreth pronave të Kishës në Kirtland.

Vini re pyetjen vijuese te vargu 4: “Çfarë është pronë e imja?” Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 117:5–8, duke kërkuar arsyet përse do ta thoshte Zoti këtë. (Mund të jetë e dobishme të dini se fraza “fushat e Olaha Shinehahit” i referohet zonës përreth Adam-ondi-Ahmanit në Misuri.)

Përfytyroni sikur keni një kanë të madhe me pijen tuaj të parapëlqyer të vendosur përpara jush dhe një gotë të madhe, bosh për të pirë. Tani përfytyroni sikur dikush hedh një pikë të vogël pije në gotën tuaj. Çfarë do të donit më shumë, një gotë plot apo thjesht një pikë? Përse?

Çfarë mendoni se do të thotë të “lakmoni … një copëz dhe të lini pas dore çështjet më me peshë”? (DeB 117:8). Të lakmosh do të thotë të dëshirosh diçka që e ka dikush tjetër. Në ç’mënyrë ishin përfitimet e ruajtjes së pronave në Kirtland vetëm një “copëz” në krahasim me përfitimet e bindjes ndaj urdhrit të Zotit për t’u mbledhur në Misuri?

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përmblidhni atë që Zoti u mësoi këtyre burrave rreth pronësisë që ata po e lakmonin krahasuar me fuqinë e Tij për t’i bekuar ata.

Nga Doktrina e Besëlidhje 117:5–8, ne mund të përcaktojmë një parim rreth asaj që ndodh kur lakmojmë gjëra tokësore. Një mënyrë për ta shprehur këtë parim është që, lakmia për gjëra tokësore mund të na bëjë të lëmë pas dore çështje më me peshë.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Cilat janë disa “copëz[a]” tokësore në jetën tuaj që mund t’ju bëjnë t’i lini pas dore gjërat më me peshë të ungjillit?

    2. Çfarë mund të bëni që të përqendroheni më shumë te çështje që janë përjetësisht të rëndësishme?

Te Doktrina e Besëlidhje 117:10, ne lexojmë se Zoti e thirri Uilliam Marksin që të vazhdonte të shërbente si një udhëheqës i Kishës kur ai mbërriti në Far-Uest të Misurit. Zoti gjithashtu tha se, nëse Presidenti Marks do të ishte “besnik në pak gjëra”, ai do të “bëhe[j] sundimtar në shumë” gjëra (shih edhe Mateu 25:23).

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 117:11, duke kërkuar qortimin që Zoti ia bëri Njull K. Uitnit. Nikolaitët, të përmendur në këtë varg, ishin anëtarë të një sekti të lashtë fetar. Ata thoshin se ishin të krishterë, por u larguan prej parimeve të ungjillit për të ndjekur praktika si të botës. Për shembull, adhurimi i tyre përfshinte kryerjen e mëkateve seksuale. (Shih Bible Dictionary, “Nicolaitans”; Doctrine and Covenants Student Manual, bot. i 2-të [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2001], f. 290.)

Nëse Njull K. Uitni do të kishte vendosur të përqendrohej te pronësia në Kirtland në vend që të mblidhej me shenjtorët, si mund të ishin veprimet e tij të ngjashme me veprimet e nikolaitëve?

Për shkak të shqetësimit të tyre rreth pronësisë së Kishës në Ohajo dhe për shkak të përndjekjeve në Misuri, Uilliam Marksi dhe Njull K. Uitni nuk ishin në gjendje të mblidheshin me shenjtorët në Far-Uest. Megjithatë, ata e ndoqën këshillën e Zotit, qëndruan besnikë dhe më vonë u mblodhën me shenjtorët në Navu të Ilinoisit, ku Uilliam Marksi shërbeu si president kunji dhe Njull K. Uitni shërbeu si peshkop.

Doktrina e Besëlidhje 117:12–16

Zoti e cakton Oliver Granxherin që të përfaqësojë Presidencën e Parë në marrëdhëniet tregtare në Kirtland

Mendoni rreth thirrjeve dhe detyrave në Kishë që mund të merrni. Këto thirrje dhe detyra mund të përfshijnë të shërbyerit në një kuorum ose presidencë të klasës, dhënien e një bisede në mbledhjen e sakramentit, të shërbyerit si mësues shtëpie, shoqërimin e dikujt apo të shërbyerit si një misionar kohëplotë. Çfarë lloje sakrificash mund të kërkojnë këto thirrje?

Pamja
mësues shtëpie duke ecur

Ata të rinj që mbajnë Priftërinë Aarone mund të shërbejnë si mësues shtëpie.

Zoti e urdhëroi një burrë të quajtur Oliver Granxher që të largohej nga Far-Uesti në Misuri dhe të kthehej në Kirtland të Ohajos, që të “përpiqe[j] me dëshirë për shëlbimin e Presidencisë së Parë të Kishës sime” (DeB 117:13). Kjo detyrë përfshiu shitjen e pronave të Kishës dhe rregullimin e punëve të biznesit të Jozef Smithit. Kjo do të kërkonte që Oliveri, i cili ishte pothuajse i verbër, të bënte sakrifica. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 117:12–15, duke kërkuar bekimet që Zoti tha se Oliveri do t’i merrte ndërsa e përmbushte këtë detyrë.

vargun 13, vini re thënien e Zotit se “sakrifica e tij do të jetë më e shenjtë sesa suksesi i tij”. Kjo tregon që Zoti kujdesej më shumë për sakrificën e Oliverit sesa për paratë që Oliveri mund të fitonte si pjesë e detyrës së tij. Nga ky varg, ne mësojmë parimin vijues: Sakrificat që bëjmë në shërbim të Zotit janë të shenjta për Të. Shenjojini fjalët në vargun 13 që na e mësojnë këtë parim.

  1. Përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Përse është e rëndësishme të bëni gjithçka mundeni për ta përmbushur një detyrë ose një thirrje?

    2. Si ndiheni kur merrni parasysh se sakrificat që bëni në shërbim të Zotit janë të shenjta për Të?

Oliver Granxheri vdiq në Kirtland, më 25 gusht 1841. Në atë kohë, ai ende po vepronte si përfaqësuesi i Presidencës së Parë në çështjet e biznesit të tyre, dhe gjithashtu ishte thirrur të kryesonte mbi Kishën në Kirtland. Edhe pse nuk ishte tërësisht i suksesshëm në zgjidhjen e çështjeve të biznesit të Kishës, ai punoi që ta ruante integritetin dhe emrin e mirë të Kishës. Ai qe besnik ndaj Zotit dhe Profetit Jozef Smith.

Në një letër rekomandimi, Jozef Smithi dhe anëtarët e tjerë të Presidencës së Parë e përshkruan Oliver Granxherin si “një burrë me integritetin dhe vlerën morale më të përpiktë; dhe në fund, … një njeri i Perëndisë” (në History of the Church, 3:350). Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve tha:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Çfarë bëri Oliver Granxheri që emri i tij duhej të mbahej në përkujtim të shenjtë? Në të vërtetë, jo shumë. Nuk ishte aq shumë ajo që bëri, sesa ajo që ai ishte. …

Zoti nuk priste që Oliveri të ishte i përsosur, ndoshta as që t’ia dilte mbanë. …

Nuk mund të presim gjithmonë që t’ia dalim mbanë, por duhet të përpiqemi sa më shumë që mundemi” (“The Least of These”, Ensign ose Liahona, nëntor 2004, f. 86).

Doktrina e Besëlidhje 118

Zoti cakton Apostuj të rinj dhe i thërret Apostujt që të shërbejnë në një mision

Më 8 korrik 1838, Zoti thirri Apostuj të rinj që të zëvendësonin ata që e kishin braktisur Kishën. Zoti gjithashtu thirri Dymbëdhjetë Apostujt që të predikonin ungjillin.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 118:4–5, duke kërkuar se ku i drejtoi Zoti Të Dymbëdhjetët për ta predikuar ungjillin. Fraza “përtej ujërave të mëdha” i drejtohet udhëtimit përmes oqeanit Atlantik drejt Britanisë së Madhe. Te Doktrina e Besëlidhje 118:5, vini re vendin ku duhej të mblidheshin përpara se të largoheshin për në misionet e tyre. Vini re edhe datën që Zoti u tha se duhej të mblidheshin në atë vend.

Në muajt që e pasuan këtë zbulesë, përndjekja u rrit në Misuri. Përfundimisht, shenjtorët u dëbuan nga ai shtet. Këto kushte e bënë të rrezikshme për Të Dymbëdhjetët që ta përmbushnin urdhrin e Zotit për t’u takuar në Far-Uest. Shumë njerëz në Misuri u mburrën haptazi se do ta pengonin përmbushjen e zbulesës. Por Të Dymbëdhjetët ishin të vendosur që t’i bindeshin urdhrit të Zotit.

Në mëngjesin e 26 prillit 1839, anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve u mblodhën në vendin e tempullit. (Jo të gjithë anëtarët besnikë të kuorumit mundën të ishin atje. Disa ishin burgosur.) Ata rifilluan hedhjen e themelit të tempullit (shih DeB 115:11) duke vendosur një gur të madh pranë qoshes juglindore të vendit. Ata shuguruan Apostuj të rinj për të plotësuar vendet bosh në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve. Pastaj u larguan, pa u diktuar nga armiqtë e tyre. (Për një rrëfim më të plotë të kësaj përvoje, shih Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], f. 139–141.)

Pamja
guri i qoshes së tempullit

Gurët e qoshes për një tempull në Far-Uest të Misurit u vendosën në korrik të vitit 1838.

Doktrina e Besëlidhje 119–120

Zoti zbulon ligjin e së dhjetës

Pamja
nëntë monedha, një monedhë

Doktrina e Besëlidhje 119 dhe 120 përmbajnë dy zbulesa mbi ligjin e së dhjetës. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 120, Zoti udhëzoi që një këshill të organizohej për ta drejtuar përdorimin e fondeve të së dhjetës në Kishë. Sot, secila lagje ose degë ia dorëzon fondet e së dhjetës së anëtarëve zyrave qendrore të Kishës dhe këtij këshilli, të quajtur Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave. Udhëheqësit vendorë nuk përcaktojnë se si përdoren fondet e së dhjetës.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 119:1–4. Mund të jetë e dobishme të dini se në vargun 4 fjala interes do të thotë rritje ose të ardhura.

Pamja
Presidenti Hauard W. Hanter

Presidenti Hauard W. Hanter shpjegoi: “Ligji deklarohet thjesht si ‘një [e] dhjet[a] e gjithë interesit të tyre’. Interes do të thotë përfitim, shpërblim, rritje. Është rroga e një të punësuari, fitimi nga puna e një biznesi, shtesa e dikujt që rrit apo prodhon, ose e ardhura e një personi nga çfarëdo burimi tjetër. Zoti tha se ai është një ligj i qëndrueshëm ‘përgjithmonë’, njësoj siç ka qenë në të kaluarën” (në Conference Report, prill 1964, f. 35).

Ndërsa lexoni thëniet vijuese nga Presidentët e Kishës, shihni për bekimet që mund t’i merrni kur e paguani të dhjetën:

Pamja
Presidenti Harold B. Li

Presidenti Harold B. Li iu drejtua premtimit të Zotit se Ai do t’i “hap[ë] pragjet e qiellit” për t’i bekuar paguesit e së dhjetës (shih Malakia 3:8–11): “Hapja e pragjeve të qiellit, sigurisht, do të thotë zbulesa nga Perëndia për atë që është i gatshëm të sakrifikojë kështu” (“The Way to Eternal Life”, Ensign, nëntor 1971, f. 16).

Pamja
Presidenti Hiber J. Grant

Presidenti Hibër J. Grant foli rreth bekimeve shpirtërore që na vijnë kur e paguajmë të dhjetën: “Begati u vjen atyre që e zbatojnë ligjin e së dhjetës. Kur unë them përparim nuk mendoj për të vetëm në termat e dollarëve e qindarkave. … Por ajo që llogaris si përparim të vërtetë, si e vetmja gjë nga të gjitha të tjerat që ka një vlerë të madhe për çdo burrë e grua të gjallë, është rritja në njohurinë e Perëndisë, dhe në dëshmi e në fuqi për ta jetuar ungjillin dhe për t’i frymëzuar familjet tona të bëjnë të njëjtën gjë. Ajo është begatia e llojit më të vërtetë” (Teachings of Presidents of the Church: Heber J. Grant [2002], f. 124).

Presidenti Grant na mësoi gjithashtu një mënyrë se si mund të bekohemi financiarisht kur e paguajmë të dhjetën: “Nëse japim një pjesë të mjeteve tona të jetesës, nëse e paguajmë të dhjetën tonë, pavarësisht nga sa e vogël është e ardhura, … Perëndia, Ati ynë Qiellor, do t’i lartësojë nëntë lekët e mbetura nga dhjetë, ose dyzet e pesë qindarkat e mbetura nga çdo pesëdhjetë qindarka, dhe ju do të keni urtësi të mjaftueshme për ta përdorur atë për të mirën tuaj kështu që nuk do të humbisni asgjë nga të qenit të ndershëm” (Teachings: Heber J. Grant, f. 124–125).

  1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Çfarë bekimesh keni marrë për shkak se i jeni bindur ligjit të së dhjetës?

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 117–120 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: