Seminari
Njësia 11: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 46


Njësia 11: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 46

Hyrje

Zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 46 u mor më 8 mars 1831 – pothuajse një vit pasi u organizua Kisha. Në këtë zbulesë Zoti i kujtoi shenjtorët që mbledhjet e Kishës duhet të drejtohen me anë të Shpirtit dhe Ai theksoi se njerëzit që nuk janë anëtarë të Kishës, nuk duhet të dëbohen nga mbledhjet publike. Zoti gjithashtu shpjegoi qëllimet e dhuratave të Shpirtit.

Doktrina e Besëlidhje 46:1–6

Zoti i udhëzon shenjtorët lidhur me mbledhjet e tyre të Kishës

Përfytyroni se juve ju kërkua të planifikonit një mbledhje të tërë të sakramentit. Si do ta zgjidhnit muzikën, kush do të lutej, temat e bisedave, kush do t’i jepte bisedat dhe në çfarë rendi do të jepeshin bisedat?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 46:1–2 duke kërkuar udhëzimin që dha Zoti rreth mënyrës se si duhet të drejtohen mbledhjet. Fjala drejtojnëvargun 2 përfshin si planifikimin ashtu edhe drejtimin e mbledhjeve të Kishës.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani çfarë mendoni se si është një mbledhje kur ajo “drejtohe[t] dhe udhëhiqe[t] nga Shpirti i Shenjtë”.

  2. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mund të nevojitet të bëjnë udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës me qëllim që një mbledhje Kishe të drejtohet dhe udhëhiqet nga Fryma e Shenjtë?

    2. Çfarë mund të bëni ju për të kontribuar në ndikimin e Shpirtit në mbledhjet e Kishës?

Shenjoni fjalët ose frazat te Doktrina e Besëlidhje 46:2 që na mësojnë parimin vijues: Udhëheqësit e Kishës duhet të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë teksa i drejtojnë mbledhjet.

Mendoni rreth disa prej vendeve ku ju e keni parë të vendosur frazën “Vizitorët të Mirëpritur”. Lexoni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 46 duke kërkuar se cilët njerëz i pranonin shenjtorët e hershëm në mbledhjet e tyre. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 46:3–6 që të gjeni fraza dhe fjalë që tregojnë se Zoti na ka urdhëruar t’i mirëpresim të gjithë njerëzit në mbledhjet tona publike. Ju mund ta dini tashmë se fraza “Vizitorët të Mirëpritur” vendoset në shtëpitë tona të mbledhjeve të Kishës.

Përsiatni situatën vijuese: Një e re viziton një lagje të re me familjen e saj për herë të parë. Pas mbledhjes së sakramentit, një anëtar i lagjes e përshëndet familjen dhe u tregon atyre se ku të shkojnë për Shkollën e së Dielës. Ai e çon të renë në klasën e saj dhe e prezanton me mësuesen. Të rinjtë dhe të rejat në klasë shkurtimisht i flasin të resë dhe më pas vazhdojnë të flasin mes tyre, duke mos e përfillur atë.

Si mund të ishte kjo situatë e ndryshme nëse anëtarët e klasës së Shkollës të së Dielës e kuptonin urdhërimin për t’i mirëpritur të gjithë njerëzit në mbledhjet tona publike?

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta renditni disa mënyra sipas të cilave ju mund t’i ndihmoni ata që nuk janë anëtarë të Kishës, anëtarët që nuk kanë qenë në kishë për njëfarë kohe, anëtarët e rinj të lagjes apo degës suaj dhe vizitorët që të ndihen të mirëpritur.

Disa nga mënyrat që i renditët, mund të jenë të vështira për ju që t’i bëni, por mendoni rreth rasteve kur ju e ndoqët një mbledhje apo një veprimtari në një lagje apo degë të ndryshme të Kishës. Çfarë bënë anëtarët e tjerë të Kishës ose çfarë do të kishit dashur që ata të bënin, që t’ju ndihmonin të ndiheshit të mirëpritur? Mendoni e lutuni rreth mënyrës se si mund t’i ndihmoni të tjerët të ndihen më të mirëpritur në mbledhjet dhe veprimtaritë e Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 46:7–33

Zoti shpjegon qëllimin e dhuratave të Shpirtit

Çfarë do të thotë të mashtrohesh? A mund të mendoni për një rast kur ndiet se ju u mashtruat? Çfarë mund të bëjmë për ta shmangur të qenin të mashtruar?

Kur Profeti Jozef Smith mbërriti në Ohajo, ai dëshmoi sjellje të çuditshme dhe fanatike te disa anëtarë të Kishës; për shembull, disa shpallën se ishin nën ndikimin e Shpirtit, por po shfaqnin sjellje që nuk përputheshin me Frymën e Shenjtë. Udhëheqës dhe anëtarë të tjerë ishin dyshues që sjelljet u shkaktuan nga një ndikim i lig. Studioni Doktrinën e Besëlidhjet 46:7–8 duke kërkuar atë që Zoti i këshilloi njerëzit e Tij të bënin, që ata të mos mashtroheshin nga shpirtra të rremë apo doktrina të rreme.

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 46:7–8, çfarë na ndihmon ta shmangim të qenit të mashtruar?

    2. Si mendoni, përse kjo mund ta ndihmonte një njeri që të mos mashtrohej?

Doktrina e Besëlidhje 46:7 na mëson parimin vijues: Kur i ndjekim udhëzimet e Shpirtit në gjithë shenjtërinë dhe i bëjmë të gjitha gjërat me lutje e falënderim, ne mund ta shmangim të qenin të mashtruar.

Ju mund të doni ta shenjoni te Doktrina e Besëlidhje 46:8 atë që Zoti tha se ne duhet ta kërkojmë me zell.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 46:9–12, 26 duke kërkuar atë që Zoti dëshiron që ne të kuptojmë rreth dhuratave të Shpirtit. (Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.) Në bazë të asaj që mësuat nga këto vargje, plotësoni parimin vijues: Nëse i kërkojmë me zell dhuratat më të mira, .

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani përse mendoni se është e rëndësishme të kërkoni dhurata shpirtërore për përfitimin e fëmijëve të Perëndisë, në vend që t’i kërkoni ato për qëllime egoiste. Më pas përgjigjiuni pyetjes vijuese: Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 46:11–12, përse janë dhuratat shpirtërore të çdo njeriu të rëndësishme për Kishën? (shih edhe 1 Korintasve 12).

Edhe pse dhuratat tona shpirtërore mund të ndryshojnë, Kisha e Zotit ka nevojë për të gjitha ato. Çdo njeri ka një rol e përgjegjësi në ngritjen e mbretërisë së Perëndisë në tokë. Studioni listën e dhuratave shpirtërore që Zoti e dha te Doktrina e Besëlidhje 46:13–27. Ju mund të doni t’i shenjoni secilën prej tyre.

Për t’ju ndihmuar që t’i kuptoni më mirë disa prej këtyre dhuratave të Shpirtit, përputheni dhuratën e renditur në tabelën vijuese me shpjegimin që përshtatet më mirë me të. (Përgjigjet mund të gjenden në fund të mësimit.)

Dhurata

Shpjegimi

  1. Dhurata që “të dinë mënyrat e ndryshme të administrimit” (DeB 46:15)

  1. Kjo dhuratë zakonisht shfaqet te misionarët që janë në gjendje t’i mësojnë e t’i kuptojnë shpejt gjuhët.

  1. Dhurata që “të dinë larmitë e veprimeve” (DeB 46:16)

  1. Kjo dhuratë e lejon një njeri të dallojë ose të kuptojë qëllimet e vërteta dhe synimet e fshehura. Ajo e ndihmon një njeri që të nxjerrë në pah ligësi të fshehura dhe të shohë mirësinë te të tjerët.

  1. Dhurata e “dallimi[t të] shpirtrave” (DeB 46:23)

  1. Kjo dhuratë shfaqet shpesh tek udhëheqës që e dallojnë se si dhuratat e të tjerëve, edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra, mund të jenë të dobishme në pozitat e shumëllojshme të shërbimit.

  1. Dhurata që “të flasin gjuhë” dhe e “interpretimi[t të] gjuhëve” (DeB 46:24–25)

  1. Kjo dhuratë shfaqet në aftësinë e një njeriu për të kuptuar ndryshimet midis dhuratave ose veprimeve të mirëfillta të Shpirtit dhe shpirtrave, doktrinave dhe urdhërimeve të rreme.

Lista e dhuratave të Shpirtit, të përcaktuara te Doktrina e Besëlidhje 46, përfshin vetëm pak prej dhuratave që janë në dispozicion. Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Dhuratat shpirtërore janë të pambarueshme në numër dhe të pafundme në larmi. Ato, të renditura në fjalën e zbuluar, janë thjesht ilustrime të derdhjes së pakufishme të hirit hyjnor, që një Perëndi i hirshëm ua jep atyre që e duan atë dhe i shërbejnë atij” (A New Witness for the Articles of Faith [1985], f. 371).

A mund të mendoni për dhurata shpirtërore që i keni parë, ose a mund të përcaktoni ato që nuk përmenden te Doktrina e Besëlidhje 46?

Nëse e keni marrë bekimin tuaj patriarkal, Zoti mund t’i ketë renditur disa prej dhuratave që Ai jua ka dhënë. Ju gjithashtu mund të përjetoni dhurata shpirtërore teksa u shërbeni Atit Qiellor dhe fëmijëve të Tij në thirrje të ndryshme të Kishës. Doktrina e Besëlidhje 46 na mëson se atyre që thirren “për të vëzhguar mbi Kishën”, iu jepet dhurata për të gjykuar cilat dhurata shpirtërore janë prej Perëndisë (shih DeB 46:27). Ju mund të keni besim tek aftësia e peshkopit tuaj për t’i dalluar dhuratat tuaja dhe ku mund të jeni në gjendje të shërbeni më mirë e t’i bekoni të tjerët në Kishë, edhe kur ato dhurata ende mund të mos jenë të njohura për ju.

Mund të jetë e dobishme të kuptoni më shumë rreth dhuratës së gjuhëve. Profeti Jozef Smith na mësoi sa vijon rreth kësaj dhurate të Shpirtit:

Pamja
Vëllai Jozef

“[Dhurata e gjuhëve u dha] për qëllimin e predikimit mes atyre njerëzve gjuha e të cilëve nuk kuptohet, si në ditën e Rrëshajëve etj., dhe nuk është e nevojshme që gjuhët të mësohen në Kishë posaçërisht, sepse çdo njeri që e ka Frymën e Shenjtë, mund të flasë për gjërat e Perëndisë në gjuhën e vet si edhe në një gjuhë tjetër; sepse besimi nuk vjen nga shenja, por nga dëgjimi i fjalës së Perëndisë” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2009], f. 409).

“Nëse ndonjë gjë jepet mësim me anë të dhuratës së gjuhëve, nuk duhet të merret si doktrinë” (Mësimet: Jozef Smithi, f. 410).

“Mos flisni në dhuratën e gjuhëve pa e kuptuar atë, ose pa përkthim. Djalli mund të flasë në gjuhë; kundërshtari do të vijë me punën e tij; ai mund të tundojë gjithë klasat e njerëzve; mund të flasë anglisht apo holandisht. Asnjë të mos flasë në gjuhë, po të mos përkthejë, përveç se me miratimin e atij që është vendosur për të kryesuar; atëherë ai mund të dallojë ose përkthejë, ose ndoshta një tjetër” (Mësimet: Jozef Smithi, f. 410).

Pamja
Plaku Brus R. Mek-Konki

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Gjuhët dhe interpretimi i tyre jepen për qëllime të veçanta nën rrethana të veçanta. Ka një mori dhuratash që janë shumë më të rëndësishme dhe në përdorimin e të cilave ka më pak mundësi për mashtrim. Dhuratat e këshillimit, e predikimit, e shpjegimit të doktrinës, e mësimdhënies së ungjillit – edhe pse aspak aq dramatike – janë shumë më të madhërishme dhe më me vlerë sesa gjuhët” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të [1966], f. 800).

Përsiatni për një çast rreth mënyrës se si dhuratat e Shpirtit ju kanë sjellë përfitim juve. Gjithashtu mendoni rreth mënyrës se si ju mund të kërkoni dhe përdorni dhuratat tuaja që t’i bekoni fëmijët e Perëndisë.

Zoti e përfundoi këtë zbulesë duke i udhëzuar pasuesit e Tij rreth asaj që duhet të bëjnë ata. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 46:31–33 duke kërkuar atë që Ai e dha mësim.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 46:33

Harxhoni disa minuta për të mësuar përmendsh Doktrinën e Besëlidhjet 46:33. Nëse është e mundur, recitojani atë një pjesëtari të familjes ose një shoku.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta renditni një numër mënyrash që ju mund të “ushtroni virtyt dhe shenjtëri”. Teksa e shkruani listën tuaj, zgjidhni dy ose tri pjesë nga broshura Për Forcën e Rinisë dhe përdorini ato që t’ju ndihmojnë për t’i shtuar listës suaj. Shkruani një synim rreth mënyrës se si planifikoni të ushtroni virtyt e shenjtëri përpara Zotit.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 46 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: