Seminari
Njësia 2: Dita 2, Joseph Smith – Historia 1:21–26


Njësia 2: Dita 2

Joseph Smith – Historia 1:21–26

Hyrje

Pasi Jozef Smithi e mori Vegimin e Parë në vitin 1820, ai ia tregoi përvojën e tij një predikuesi që nuk e pranoi dëshminë e tij. Edhe të tjerë në komunitet iu shmangën Jozefit të ri dhe e përndoqën atë. Njerëz të pozitave të larta shoqërore bënë përpjekje të mëdha që ta kritikonin atë publikisht. Pavarësisht nga ky kundërshtim, Jozef Smithi qëndroi i vërtetë ndaj dëshmisë së tij.

Joseph Smith – Historia 1:21–23

Përndjekja kundrejt Jozef Smithit rritet

Presidenti Gordon B. Hinkli tregoi për një përvojë që ai pati si një misionar i ri duke shërbyer në Londër në Angli. Teksa e lexoni tregimin e tij, përsiatni atë që ju mund të bëni nëse do të ishit në vendin e këtij të riu.

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“[Një i ri erdhi] tek apartamenti ynë nëpër shiun e natës. Ai trokiti në derë dhe unë e ftova brenda.

Ai tha: ‘Më duhet të flas me dikë. Jam krejt vetëm. …’

Dhe unë thashë: ‘Çfarë halli ke?’

Dhe ai tha: ‘Kur u bashkova me Kishën diçka më pak se një vit më parë, babai më tha të largohesha nga shtëpia e tij dhe të mos kthehesha më kurrë. Dhe nuk jam kthyer më kurrë.’

Ai vazhdoi: ‘Pak muaj më vonë klubi i kriketit, anëtar i të cilit isha, më hoqi nga lista e tij, duke më përjashtuar nga anëtarësia me djemtë, me të cilët isha rritur dhe me të cilët kisha qenë kaq i afërt e miqësor’.

Më pas ai tha: ‘Muajin që shkoi pronari më pushoi nga puna, sepse isha anëtar i kësaj kishe dhe nuk kam qenë në gjendje të gjej ndonjë punë tjetër. …

Dhe mbrëmë vajza me të cilën jam shoqëruar për një vit e gjysmë, tha se kurrë nuk do të martohej me mua ngaqë unë jam një mormon’” (“The Loneliness of Leadership” [4 nëntor 1969], f. 3, speeches.byu.edu).

A e keni ndier ndonjëherë se u trajtuat pa mirësjellje ose u kritikuat për shkak të bindjeve tuaja fetare? Cilat ishin ndjenjat tuaja në atë kohë?

Pamja
Vegimi i Parë

Edhe pse Jozef Smithi u bekua shumë ngaqë ai qëndroi i vërtetë ndaj dëshmisë së tij për Vegimin e Parë, ai gjithashtu u vu rëndë në provë. Teksa studioni sot, merrni parasysh se çfarë mund të mësoni nga mënyra se si Jozef Smithi iu përgjigj kundërshtimit ndaj dëshmisë së tij, gjë e cila mund t’ju ndihmojë me kundërshtimin që mund të hasni tani ose ndonjë ditë në të ardhmen.

Te Joseph Smith – Historia, Profeti përshkroi një pjesë të kundërshtimit me të cilin ai u përball për shkak të dëshmisë së tij. Lexoni Joseph Smith – Historinë 1:21–23 duke kërkuar fjalë dhe fraza që ju ndihmojnë të kuptoni atë që ai përjetoi. Sipas vargut 22, kush u përfshi kryesisht në përndjekjen e Jozef Smithit? Teksa i merrni parasysh moshën e Jozef Smithit dhe rrethanat në jetën e tij, si mendoni, përse mund të ketë qenë përndjekja nga këta njerëz veçanërisht e vështirë për të?

Vini në dukje frazën pranë fundit të Joseph Smith – Historisë 1:20 që fillon me fjalët “Duket sikur …”. Duke filluar me këto fjalë, lexoni pjesën tjetër të vargut, duke kërkuar arsyen përse Jozef Smithi e përjetoi këtë përndjekje. Sipas Jozefit, përse e përjetoi ai këtë përndjekje të madhe në një moshë kaq të re?

Joseph Smith – Historia 1:24–26

Edhe pse Jozef Smithi urrehet dhe përndiqet, ai qëndron i vërtetë ndaj dëshmisë së tij

Merrni parasysh tregimet e shumta, të ndryshme, të besimit dhe dëshmisë në shkrimet e shenjta. A ka ndonjë njeri tjetër në shkrimet e shenjta, karakterin ose forcën e dëshmisë së të cilit ju e admironi shumë?

  1. Lexoni Joseph Smith – Historinë 1:24 dhe përcaktoni një njeri në shkrimet e shenjta që Jozef Smithi e admironte dhe me të cilin krahasohej ai, për shkak të përndjekjeve që hasi. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Si mendoni, në ç’mënyrë mund të ketë qenë e dobishme për Jozef Smithin që të kuptonte gjërat që i kishte të përbashkëta me Apostullin Pal?

    2. Çfarë mësimi mund të mësojmë rreth mënyrës se si të veprojmë me sfida të vështira nga shembulli i Jozef Smithit për studimin dhe përsiatjen e përvojave të Palit?

Një mësim që mund ta mësojmë është që gjatë kohëve të vështira, ne mund të marrim forcë nga shembujt e individëve besnikë në shkrimet e shenjta. (Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në anë të shkrimeve tuaja të shenjta pranë Joseph Smith – Historisë 1:24.)

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani për një rast kur ju jeni forcuar me anë të studimit të përvojës së një individi besnik në shkrimet e shenjta.

Në studimin tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve këtë vit, ju do të takoheni me shumë individë tek të cilët mund të shihni veten tuaj dhe nga shembujt e të cilëve mund të merrni forcën që ju nevojitet.

Përsiatni këtë frazë nga dëshmia e Profetit te Joseph Smith – Historia 1:25: “Unë kisha parë një vegim; unë e dija atë dhe e dija se Perëndia e dinte atë dhe nuk mund ta mohoja”.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë ju mëson fraza te Joseph Smith – Historia 1:25 rreth dëshmisë së Jozef Smithit për Vegimin e Parë?

    2. Si mund ta forconi dëshminë tuaj për Vegimin e Parë?

  2. Shqyrtoni Joseph Smith – Historinë 1:24 dhe më pas studioni vargun 25, duke kërkuar doktrina e parime shtesë që mund t’ju ndihmojnë kur hasni kundërshtim ose kur ndieni se po tundoheni që të lëkundeni në dëshminë tuaj. Shkruajini këto të vërteta shtesë që zbuloni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

  1. Zgjidhni një prej të vërtetave që përcaktuat nga Joseph Smith – Historia 1:24–25. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese bazuar në të vërtetën që përzgjodhët.

    1. Si e shfaqi Profeti Jozef Smith këtë të vërtetë në jetën e tij?

    2. Si mund të jetë kjo e vërtetë e dobishme për ju?

    3. Si do t’i ndikonte zgjedhjet tuaja të jetuarit e kësaj të vërtete, ose si e ka ndikuar tashmë jetën tuaj të jetuarit e kësaj të vërtete?

Disa doktrina e parime shtesë që mund t’i keni përcaktuar te Joseph Smith – Historia 1:24–25 janë: Dituria që marrim nga Perëndia, është e vërtetë edhe nëse bota e mohon atë. Ne duhet të shqetësohemi më shumë rreth asaj që mendon Perëndia për ne, sesa asaj që mendojnë njerëzit. Edhe nëse urrehemi dhe përndiqemi për shkak të dëshmive tona, ne duhet të qëndrojmë të vërtetë ndaj tyre.

Mendoni përsëri për historinë e treguar nga Presidenti Hinkli rreth të riut në Londër të Anglisë, i cili hasi kundërshtim të madh për shkak të bindjeve të tij fetare. Presidenti Hinkli e vazhdoi rrëfimin e tij:

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Unë thashë: ‘Nëse kjo të ka kushtuar kaq shumë, përse nuk largohesh nga Kisha dhe kthehesh në shtëpinë e babait tënd dhe në klubin tënd të kriketit e në punën që kishte kaq shumë rëndësi për ty dhe te vajza që mendon se e do?’

Ai nuk tha asgjë për sa u duk të ishte një kohë e gjatë. Më pas, duke e ulur kokën në duar, ai qau me dënesë. Së fundi, përmes lotëve e ngriti vështrimin dhe tha: ‘Nuk mund ta bëj atë. Unë e di se kjo është e vërtetë dhe, edhe nëse do të më kushtonte jetën, unë nuk mund ta braktisja atë kurrë.’

Ai e mori xhaketën e tij të lagur dhe eci drejt derës dhe doli jashtë në shi, i vetëm dhe duke u dridhur e i frikësuar, por i vendosur. Teksa e pashë, mendova rreth vetmisë së ndërgjegjes, vetmisë së dëshmisë, vetmisë së besimit dhe forcës e ngushëllimit të Shpirtit të Perëndisë” (“The Loneliness of Leadership”, f. 3–4).

Zgjidhni një nga të vërtetat që renditët dhe caktoni një synim për ta zbatuar atë të vërtetë në jetën tuaj. (Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë synim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.)

Duke e mbyllur, lexoni Joseph Smith – Historinë 1:26 dhe kërkoni parimin vijues që paraqiti Jozef Smithi: Duke vepruar sipas parimeve të dhëna mësim në shkrimet e shenjta, ne mund të fitojmë dëshmi për vërtetësinë e tyre. Ndërkohë që veproni sipas doktrinës ose parimit për të cilin shkruat, dëshmia juaj do të forcohet dhe ju do të jeni të aftë të dilni fitimtarë kundrejt kundërshtimit ose sfidave që mund të hasni.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Joseph Smith – Historinë 1:21–26 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: