Seminari
Njësia 10: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 43–44


Njësia 10: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 43–44

Hyrje

Siç shënohet te Doktrina e Besëlidhje 43, në shkurt të vitit 1831 Zoti i udhëzoi anëtarët e Kishës rreth rolit të veçantë të profetit në marrjen e zbulesës për Kishën, si edhe për nevojën që pleqtë e Kishës të predikonin pendim në përgatitjen për ngjarjet e ardhshme. Doktrina e Besëlidhje 44 përmban udhëzimet e Zotit për pleqtë e Kishës që të mblidheshin së bashku në një konferencë.

Doktrina e Besëlidhje 43:1–7

Zoti shpall që zbulesat dhe urdhërimet vijnë vetëm nëpërmjet profetit të Tij të caktuar

Përfytyroni dy njerëz të ndryshëm duke u përpjekur që t’ju drejtojnë të këndoni dy këngë të ndryshme në të njëjtën kohë. A do të ishit në gjendje t’i këndoni të dyja këngët njëherësh? Si do të zgjidhnit se cilin drejtues muzike të ndiqnit?

Në shkurt të vitit 1831, një e kthyer në besim e kohëve të fundit në Kirtland të Ohajos, që njihej si zonja Habëll, shpalli se merrte zbulesa dhe urdhërime për Kishën. Disa anëtarë të Kishës u mashtruan nga shpalljet e saj. Profeti Jozef Smith i kërkoi Zotit lidhur me shpalljet e zonjës Habëll dhe si përgjigje mori zbulesën që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 43.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:1–5 duke kërkuar se kush tha Zoti do të merrte zbulesë për të gjithë Kishën.

Këto vargje i ndihmuan anëtarët e hershëm të Kishës që të kuptonin se vetëm Profeti Jozef Smith e kishte autoritetin për të marrë urdhërime dhe zbulesa për të gjithë Kishën. Këto vargje gjithashtu na ndihmojnë të kuptojmë se vetëm Presidenti i Kishës do të marrë zbulesa për të gjithë Kishën. Ju mund të doni ta shkruani këtë doktrinë në shkrimet tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 43:3–4 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Përse është e rëndësishme të dimë se vetëm Presidenti i Kishës (ose Presidenca e Parë) do të marrin zbulesa për të gjithë Kishën?

Ashtu sikurse zonja Habëll dhe njerëz të tjerë që bënë shpallje të rreme, të cilat i mashtruan disa prej shenjtorëve në ditët e hershme të Kishës, ka pretendues ose mashtrues sot, të cilët nxitin ide të rreme. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:5–7 dhe përcaktoni modelin që zbuloi Zoti për të na ndihmuar që të mos mashtrohemi nga individë që nxitin ide të rreme ose shpallin se marrin zbulesë për të tjerët, por nuk e kanë autoritetin për ta bërë këtë.

Në hapësirën e dhënë, përshkruani modelin që Zoti e zbuloi për të na mbrojtur nga të qenit të mashtruar sot:

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

Thënia vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith na ndihmon të kuptojmë se “të hyjë nga porta” (DeB 43:7), do të thotë të bëhet diçka sipas mënyrës së duhur dhe të autorizuar: “Zoti dëshiron që ne të dimë se ai i bën të gjitha gjërat me rregull dhe kurdoherë që ai e thërret një njeri të udhëheqë Kishën, ai do të hyjë nga porta dhe do të shugurohet nga ata që mbajnë autoritet. Ka qenë kështu që nga fillimi dhe do të vazhdojë kështu deri në fund” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:138). “Të hyjë nga porta” do të thotë të hyjë me anë të mënyrës së pranuar dhe të njohur.

Doktrina e Besëlidhje 43:8–16

Pleqtë urdhërohen që të mblidhen për të udhëzuar, për të lartësuar e për t’u shenjtëruar

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta bëni një listë të mbledhjeve të ndryshme që frekuentoni si anëtar i Kishës. Në krah të çdo mbledhjeje, shkruani se cili mendoni që është qëllimi i saj.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:8 dhe shenjoni fjalë ose fraza që na mësojnë parimin vijues: Kur mblidhemi së bashku, ne duhet ta udhëzojmë dhe lartësojmë njëri-tjetrin që të mund të mësojmë se si të veprojmë dhe se si ta drejtojmë Kishën. Urdhërimi për ta lartësuar njëri-tjetrin do të thotë që ne duhet ta ngremë moralisht dhe ta forcojmë shpirtërisht njëri-tjetrin. Fraza “drejtoni kishën time” në këtë varg u drejtohet anëtarëve të Kishës duke i udhëzuar lidhur me mënyrën se si t’i kryejnë detyrat e tyre. Mbledhjet mbahen për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që t’i mbajnë besëlidhjet e tyre dhe t’i lartësojnë thirrjet e tyre, gjë që do të thotë që t’i përmbushin përgjegjësitë e thirrjeve të tyre.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një përvoje në të cilën ju u ndiet të lartësuar – të ngritur moralisht dhe të forcuar shpirtërisht – teksa frekuentuat një mbledhje të Kishës.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:9–11 dhe përcaktoni atë që duhet të bëjmë pasi t’i mësojmë ligjet dhe urdhërimet e Zotit. Në vargun 9, fraza “të shenjtëroheni” do të thotë të bëheni të shenjtë ose të pastruar nga mëkatet e botës. Një e vërtetë që e mësojmë nga vargu 9, është se ne duhet ta detyrojmë veten tonë që të veprojmë sipas të vërtetave që mësojmë. (Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.)

Pamja
veprimi nga njohuria
  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si na ndihmon të vepruarit sipas asaj që mësojmë në mbledhjet e Kishës, që të bëhemi të shenjtëruar?

    2. Si mendoni, çfarë roli kanë pagëzimi dhe sakramenti në bërjen tonë të shenjtëruar?

    3. Kur jeni zotuar që të veproni sipas asaj që keni mësuar në një mbledhje të Kishës, dhe më pas e ndoqët ecurinë duke e bërë atë? Si u bekuat ngaqë e bëtë këtë?

Te Doktrina e Besëlidhje 43:12–14, Zoti u tha shenjtorëve se ata do t’i merrnin lavditë e mbretërisë së Tij, në qoftë se do ta mbështetnin profetin e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 43:17–35

Shërbëtorët e Perëndisë duhet të predikojnë pendim në përgatitje për Ardhjen e Dytë dhe Mijëvjeçarin

Mendoni për një veprimtari ose ngjarje që kërkon shumë përgatitje të kujdesshme, të tillë si një mision kohëplotë, një ngjarje sportive, një shfaqje muzikore, një detyrë mësimdhënieje ose një provim. Si mendoni se do të ndihej një njeri nëse ai ose ajo ishin të papërgatitur, kur të vinte koha për të marrë pjesë në veprimtarinë apo ngjarjen?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:17–22 duke parë për një ngjarje që kërkon përgatitje të kujdesshme.

Zoti i udhëzoi pleqtë që t’u thonë të gjitha kombeve të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Nga ajo që mësoni te Doktrina e Besëlidhje 43:20, mbushini hapësirat bosh me fjalët e duhura që e plotësojnë këtë parim: Ne kemi nevojë të pendohemi dhe veten tonë për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:25–28 duke kërkuar disa nga mënyrat në të cilat Zoti u bën thirrje të gjithë njerëzve të pendohen dhe të shpëtohen. Si mendoni, përse Zoti përdor kaq shumë zëra për të na paralajmëruar?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 43:29–31 duke kërkuar atë që do të ndodhë pas Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.

Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat që na mësojnë se gjatë Mijëvjeçarit, Satani do të lidhet dhe Jezu Krishti do të mbretërojë me popullin e Tij në tokë.

Pamja
Presidenti Xhorxh Q. Kanon

Presidenti Xhorxh Q. Kanon, i Presidencës së Parë, shpjegoi se si Satani do të lidhet gjatë Mijëvjeçarit: “Ne flasim që Satani të jetë i lidhur. Satani do të lidhet nga fuqia e Perëndisë; por ai do të lidhet gjithashtu nga vendosmëria e popullit të Perëndisë që të mos e dëgjojë atë, të mos qeveriset prej tij” (Gospel Truth: Discourses and Writings of President George Q. Cannon, përzgj. Jerreld L. Newquist, 2 vëll. [1957–1974], 1:86).

Pamja
Jozef Smith

Profeti Jozef Smith na mësoi: “Krishti dhe shenjtorët e ringjallur do të mbretërojnë mbi tokën gjatë një mijë vjetëve. Ata ndoshta nuk do të banojnë në tokë, por do ta vizitojnë atë kur të kenë dëshirë ose kur është e nevojshme për ta qeverisur atë” (në History of the Church, 5:212).

  1. Përsiatni në mënyrë të veçantë atë që mund t’ju nevojitet të bëni që të pendoheni dhe të përgatiteni për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe për Mijëvjeçarin. Për shkak të natyrës vetjake të kësaj detyre, shkruani Mbarova detyrën 5 në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta kur ta keni plotësuar këtë detyrë.

Doktrina e Besëlidhje 44

Zoti i urdhëron shërbëtorët e Tij të mblidhen së bashku

Pamja
Qendra e Konferencave nga brenda

Në Qendrën e Konferencave, në Solt-Lejk-Siti të Jutas dhe në godina të tjera anembanë botës, anëtarët e Kishës mblidhen çdo gjashtë muaj që të dëgjojnë të flasin Autoritetet e Përgjithshme dhe udhëheqës të tjerë të Kishës.

Te Doktrina e Besëlidhje 44 Zoti i udhëzoi pleqtë e Kishës që të mblidheshin për një konferencë. Kjo do të ishte konferenca e katërt e përgjithshme e Kishës dhe konferenca e parë e mbajtur në Kirtland të Ohajos. Studioni Doktrinën e Besëlidhjet 44:1–4 duke kërkuar arsyet përse Zoti i urdhëroi shenjtorët që ta mbanin këtë konferencë.

Plotësojini hapësirat bosh në thëniet vijuese, duke përdorur atë që keni mësuar nga këto vargje: Zoti i urdhëroi pleqtë e Kishës së Tij që të . Në konferencë Zoti premtoi që të . Pas konferencës, pleqtë duhej të . Si rrjedhim, shumë njerëz do të .

Teksa e përfundoni këtë mësim, mendoni përsëri rreth asaj që do të bëni për të vepruar sipas parimeve që keni mësuar. Zoti do t’ju bekojë ndërkohë që veproni sipas këtyre të vërtetave.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 43–44 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: