Seminari
Njësia 23: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 107:21–38


Njësia 23: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 107:21–38

Hyrje

Në prill 1835, anëtarët e saposhuguruar të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve ishin në Kirtland të Ohajos, duke u përgatitur që të niseshin për në misionin e parë si kuorum. Përpara se të niseshin, Profeti Jozef Smith ndau me ta disa nga zbulesat që kishte marrë, që tani përfshihen te Doktrina e Besëlidhje 107. Ky është mësimi i dytë i tri mësimeve që e përfshijnë këtë seksion. Në këtë pjesë të zbulesës, Zoti përvijoi detyrat e kuorumeve kryesuese të Kishës: të Presidencës së Parë, Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe të Të Shtatëdhjetëve.

Doktrina e Besëlidhje 107:21–26

Zoti përvijon detyrat dhe autoritetin e kuorumeve kryesuese të Kishës

Mendoni për një rast kur dikush ju ka përkrahur, mbështetur, mbrojtur ose nxitur. Ç’ndryshim solli te ju të kishit dikë që ju ndihmoi në këtë mënyrë?

Në shkrimet e shenjta, të mbështetësh dikë do të thotë që ne e ndihmojmë, e përkrahim apo e nxitim atë njeri. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:21–22, duke kërkuar se kë tha Zoti duhet të mbështetin anëtarët e Kishës.

Sipas vargut 22, si e mbështetim ne Presidencën e Parë? Përgjigjjuni pyetjes duke plotësuar thënien vijuese: Presidenca e Parë mbështetet nga , dhe e Kishës. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat që e japin mësim këtë të vërtetë. (Vini re se te vargu 22, fraza “të zgjedhur nga grupi” nuk do të thotë që anëtarët e Kishës zgjedhin ata që shërbejnë në Presidencën e Parë. Ajo i referohet gatishmërisë së anëtarëve të Kishës për t’i mbështetur ata udhëheqës.)

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë ta mbështetim Presidencën e Parë me mirëbesimin, besimin dhe lutjet tona?

    2. Nga përvoja juaj, si bekohemi ne ndërsa e përkrahim dhe e mbështetim Presidencën e Parë?

    3. Çfarë mësoni rreth Presidencës së Parë nga Doktrina e Besëlidhje 107:21–22?

Ndërsa e lexoni thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, nënvizoni atë që ai tha se mund të bëjmë për t’i përkrahur ose mbështetur udhëheqësit tanë të Kishës:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Për t’i mbështetur ata që janë thirrur … , ne duhet ta shqyrtojmë jetën tonë, të pendohemi nëse është e nevojshme, të premtojmë se do t’i mbajmë urdhërimet e Zotit dhe t’i ndjekim shërbëtorët e Tij. …

… Do të ishte veçanërisht e mençur të vendosnim që t’i mbështetim me besimin tonë dhe lutjet tona të gjithë ata që na shërbejnë në mbretëri. Personalisht jam i ndërgjegjshëm për fuqinë e besimit të anëtarëve të Kishës në mbështetjen e atyre që janë thirrur. … I kam ndierë në mënyra të fuqishme lutjet dhe besimin e njerëzve që nuk i njoh dhe që më njohin vetëm si dikë të thirrur për të shërbyer me anë të çelësave të priftërisë” (“Kisha e Vërtetë dhe e Gjallë”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 21).

Mendoni për atë që ju po bëni tani për të mbështetur Presidencën e Parë dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës. Në çfarë mënyrash ju mund t’i përkrahni, mbështetni, mbroni ose nxitni ata më mirë?

Pamja
Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:23, duke kërkuar atë që tha Zoti rreth detyrave të Dymbëdhjetë Apostujve. Çfarë janë thirrur të bëjnë të Dymbëdhjetë Apostujt?

Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat në shkrimet tuaja ta shenjta që japin mësim të vërtetën vijuese: Apostujt janë dëshmitarë të veçantë të emrit të Jezu Krishtit në të gjithë botën.

Çfarë mendoni se do të thotë që Apostujt janë dëshmitarë të veçantë të emrit të Jezu Krishtit?

Kërkoni te Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose te Bible Dictionary [Fjalori Biblik] se çfarë thotë rreth fjalës dhe titullit Apostull.

Presidenti i Kishës është Apostulli më i vjetër në tokë dhe këshilltarët në Presidencën e Parë janë gjithashtu Apostuj. Prandaj, anëtarët e Presidencës së Parë janë gjithashtu dëshmitarë të veçantë të emrit të Jezu Krishtit.

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se çfarë do të thotë të jesh një dëshmitar i veçantë i emrit të Krishtit: “Roli i një Apostulli sot është i njëjtë me atë që ishte në lashtësi (shih Veprat e Apostujve 1:22; 4:33). Mandati ynë është që të shkojmë në gjithë botën dhe të shpallim ‘Jezu Krishti[n], dhe atë të kryqëzuar’ (shih Marku 16:15; 1 Korintasve 2:2). Një Apostull është një misionar dhe dëshmitar i veçantë i emrit të Krishtit. ‘Emri i Krishtit’ i referohet tërësisë së misionit, vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit – autoritetit të Tij, doktrinës së Tij dhe cilësive të Tij të veçanta si Biri i Perëndisë për të qenë Shëlbuesi ynë dhe Shpëtimtari ynë. Si dëshmitarë të veçantë të emrit të Krishtit, ne japim dëshmi për vërtetësinë, hyjninë dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, Shlyerjen e Tij të pafundme e të përjetshme dhe ungjillin e Tij” (“Special Witnesses of the Name of Christ”, The Religious Educator: Perspectives on the Restored Gospel, vëll. 12, nr. 2 [2011], f. 1).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani rreth mënyrës se si jeni ndier dhe atë që keni mësuar kur keni dëgjuar apo lexuar dëshmimet ose dëshmitë e Apostujve. (Mund të jetë e dobishme që t’i rishikoni disa biseda të Apostujve nga konferenca e përgjithshme e kaluar në revistat e Kishës.)

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:24, duke kërkuar atë që tha Zoti rreth autoritetit dhe fuqisë së Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Kur njerëzit shugurohen Apostuj, atyre iu jepen të njëjtat çelësa të priftërisë siç i jepen Presidentit të Kishës. Megjithatë, Presidenti i Kishës, si i vetmi prift i lartë kryesues mbi Priftërinë Melkizedeke, është i vetmi njeri në tokë që është i autorizuar t’i ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë. Apostujt e tjerë i përdorin këta çelësa siç autorizohen nga Presidenti i Kishës. Kur një President i Kishës vdes, Presidenca e Parë shpërbëhet dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve, që është i barabartë në autoritet dhe fuqi me Presidencën e Parë, bëhet kuorumi kryesues i Kishës. Atëherë, si President i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, Apostulli më i vjetër i gjallë autorizohet që t’i ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë.

Plaku Dejvid B. Heit, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Dejvid B. Heit

“Kur një President i Kishës ndërron jetë, si përzgjidhet një President i ri?

Në vitin 1835, Zoti dha një zbulesë mbi këtë çështje që siguron vazhdimësi të rregullt. Zbulesa thotë se Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve është një kuorum i barabartë në autoritet me Presidencën e Parë. (Shih DeB 107:24.) Kjo do të thotë se, kur Presidenti i Kishës vdes, Presidenca e Parë shpërbëhet dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve automatikisht bëhet kuorumi kryesues i Kishës. Ky model u themelua me vdekjen e Presidentit të Parë të Kishës, Jozef Smithit. …

Kjo procedurë e zbuluar në mënyrë hyjnore për formimin e një Presidence të Parë të Kishës – zbulesë nga Zoti dhe e mbështetur nga njerëzit – është ndjekur deri në kohën tonë. Presidenca e Parë duhet të ‘mbështet[et] nga mirëbesimi, besimi dhe lutja e kishës’. (DeB 107:22.)” (“A Prophet Chosen of the Lord”, Ensign, maj 1986, f. 8).

Përveç shpjegimit të detyrave të Presidencës së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Zoti zbuloi edhe detyrat e Të Shtatëdhjetëve. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:25, duke kërkuar atë që tha Zoti për detyrat e tyre.

Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat në vargun 25 që japin mësim të vërtetën vijuese: Të Shtatëdhjetët thirren për të predikuar ungjillin dhe për të qenë dëshmitarë të Jezu Krishtit në të gjithë botën.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:26, duke kërkuar atë që tha Zoti rreth autoritetit të kuorumit të Të Shtatëdhjetëve.

Pamja
Plaku Ërl C. Tingi

Plaku Ërl C. Tingi, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, dha mësim rreth autoritetit të Të Shtatëdhjetëve: “Të Shtatëdhjetët nuk marrin çelësa shtesë të priftërisë, por me çdo detyrë që marrin nga Presidenca e Parë ose Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, atyre iu delegohet autoriteti për të përmbushur detyrën e dhënë” (“The Quorums of the Seventy”, Ensign, gusht 2005, f. 48–49).

Thëniet vijuese mund t’ju ndihmojnë të kuptoni marrëdhënien midis Presidencës së Parë, Kuorumit të Dymbëdhjetëve Apostujve dhe Të Shtatëdhjetëve:

Pamja
Krishti duke shuguruar një Apostull

“Jezu Krishti mban të gjithë çelësat e priftërisë që i përkasin Kishës së Tij. Ai i ka dhënë secilit prej Apostujve të Tij të gjithë çelësat që i përkasin mbretërisë së Perëndisë në tokë. Apostulli më i vjetër i gjallë, Presidenti i Kishës, është i vetmi person në tokë i autorizuar të ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë. …

Të Shtatëdhjetët veprojnë me caktim dhe me delegim të autoritetit nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve. … Presidenca e Të Shtatëdhjetëve veçohet dhe i jepen çelësat për të kryesuar mbi Kuorumet e Të Shtatëdhjetëve” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 2.1.1).

Megjithëse Zoti tha se Presidenca e Parë, Kuorumi i të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Të Shtatëdhjetët janë të “barabartë në autoritet” (DeB 107:24, 26), Presidenca e Parë kryeson mbi të tjerët. Kuorumi i Presidencës së Parë përbëhet nga Presidenti i Kishës dhe zakonisht dy këshilltarë. Këshilltarët pothuajse shpesh, por jo gjithmonë, zgjidhen nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve. Këta “tre Priftërinj të Lartë Kryesues … përbëjnë një kuorum të Presidencisë së Kishës” (DeB 107:22). Mbi ta qëndron përgjegjësia e drejtimit të mbretërisë së Perëndisë në tokë (shih DeB 90:12–16). Zoti theksoi rëndësinë e Presidencës së Parë kur Ai shpalli: “Kushdo që e pranon fjalën time, më pranon mua dhe kushdo që më pranon mua, pranon ata, Presidencinë e Parë, që i kam dërguar, të cilët i kam bërë këshilltarë për hir të emrit tim për ju” (DeB 112:20).

Siç u shpjegua më herët në këtë mësim, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve bëhet kuorumi kryesues në Kishë vetëm kur vdes Presidenti i Kishës. Kur veçohen Presidenti i ri i Kishës dhe këshilltarët e tij, Presidenca e Parë bëhet sërish kuorumi kryesues.

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

Duke folur për Presidencën e Parë, Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpalli: “Faleminderit i qofshim Perëndisë për presidencën. Ashtu si [tri maja malesh], ata qëndrojnë me asgjë mbi krye përveç qiejve. Ata kanë nevojë për votën tonë mbështetëse. Nganjëherë ata ndihen të vetmuar në ato thirrje madhore të udhëheqjes – sepse thirrja e tyre nuk është për të kënaqur njeriun, por për të kënaqur Zotin. Perëndia i bekoftë këta tre burra të mrekullueshëm dhe të mirë” (“The Spirit Beareth Record”, Ensign, qershor 1971, f. 87).

Doktrina e Besëlidhje 107:27–32

Shpëtimtari shpjegon se si duhet t’i marrin vendimet kuorumet kryesuese të Kishës

Mendoni për një rast kur ju duhej të merrnit një vendim si pjesëtar i një grupi. Si ishte përvoja juaj?

Si i marrin zakonisht vendimet grupet e njerëzve? Si mendoni ju se krahasohen këto procese të vendimmarrjes me mënyrën se si i marrin vendimet Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Të Shtatëdhjetët?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:27–32, duke kërkuar atë që dha mësim Zoti rreth mënyrës se si duhet t’i marrin vendimet kuorumet kryesuese të Kishës. Ju mund të doni t’i shenjoni frazat që ju ndihmojnë të kuptoni se si i marrin vendimet këto kuorume.

Sipas këtyre vargjeve, si merren vendimet e kuorumeve kryesuese?

Ju mund të doni ta shkruani thënien doktrinore vijuese në shkrimet tuaja të shenjta pranë këtyre vargjeve: Vendimet e kuorumeve kryesuese të Kishës merren në unitet e drejtësi.

  1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si ju ndihmon njohuria se Zoti premton ta bekojë Presidencën e Parë, Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe Të Shtatëdhjetët me njohurinë e Tij, për t’i mbështetur këta udhëheqës me mirëbesim, besim e lutje dhe për t’i ndjekur këshillat e tyre?

    2. Cilat cilësi të renditura te Doktrina e Besëlidhje 107:30 janë të rëndësishme që këta Vëllezër t’i kenë me qëllim që të arrijnë në vendime të bashkuara?

    3. Sipas vargut 31, çfarë u premton Zoti kuorumeve kryesuese të Kishës, ndërsa marrin vendime në unitet e drejtësi?

Doktrina e Besëlidhje 107:33–38

Zoti u jep udhëzime shtesë kuorumeve kryesuese të Kishës

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 107:33–35, duke kërkuar të vërtetat vijuese:

  • Dymbëdhjetë Apostujt veprojnë në emrin e Zotit dhe nën drejtimin e Presidencës së Parë për ngritjen e Kishës.

  • Të Shtatëdhjetët veprojnë në emrin e Zotit, nën drejtimin e Dymbëdhjetë Apostujve.

  • Dymbëdhjetë Apostujt mbajnë çelësat e shpalljes së ungjillit të Jezu Krishtit.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani disa gjëra të veçanta që ju do të bëni për t’i mbështetur (ndihmuar, përkrahur, mbrojtur e nxitur) shërbëtorët e zgjedhur të Zotit dhe për t’i ndjekur më mirë këshillat e tyre.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 107:21–38 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: