Seminari
Njësia 3: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 3; 10


Njësia 3: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 310

Hyrje

Nga mesi i prillit deri në mesin e qershorit të vitit 1828, Profeti Jozef Smith po përkthente fletët e arta ndërkohë që jetonte në Harmoni të Pensilvanisë. Një fermer dhe sipërmarrës i pasur, i quajtur Martin Harris, po vepronte si shkrues teksa Jozefi përkthente Librin e Mormonit. Martini ishte 22 vjet më i madh në moshë sesa Jozefi dhe i kishte dhënë Jozefit dhe Emës 50 dollarë (që ishte një shumë e konsiderueshme parash për atë kohë) që të lëviznin në Harmoni, ku jetonte familja e Emës, duke ndihmuar kështu që ta mbështeste Jozefin ndërkohë që përkthente fletët. Në shkurt të vitit 1828, Jozefi e lejoi Martinin t’i çonte kopje të shkronjave nga fletët që të verifikoheshin nga dy profesorë në Nju-Jork-Siti (shih Joseph Smith –Historia 1:63–65). Lusi Harrisi, bashkëshortja e Martinit, ishte shqetësuar gjithnjë e më shumë nga interesimi i Martinit dhe përfshirja e tij financiare në përkthimin e fletëve. Ajo dhe njerëz të tjerë filluan ta shtynin Martinin për prova të ekzistencës së fletëve. Për t’i kënaqur shqetësimet e tyre, në mes të qershorit, Martini kërkoi që Jozefi ta lejonte t’i merrte të 116 faqet e dorëshkrimit që i kishin përfunduar, për t’i treguar si provë.

Doktrina e Besëlidhje 3:1–3

Jozef Smithi mëson se vepra e Perëndisë nuk mund të pengohet

Mendoni për situata kur mund të tundoheni që të dëgjoni një shok, në vend që të ndiqni këshillën ose urdhërimet e Atit Qiellor. Për shembull, ju mund të tundoheni ta lejoni një shok që ta kopjojë detyrën tuaj të shtëpisë ose mund të tundoheni të shihni një film ose një material filmik të papërshtatshëm në internet me shokët tuaj. Përse është nganjëherë e vështirë që t’iu bëni ballë shokëve, kur ata ju kërkojnë të bëni diçka që e dini se është e gabuar?

Në mes të qershorit të vitit 1828, Profeti Jozef Smith, me Martin Harrisin si shkrues, kishte përkthyer 116 faqe të dorëshkrimit nga fletët e arta. Martini i kërkoi Jozefit ta lejonte të merrte dorëshkrimin që t’ua “lexonte miqve të tij, që [ndoshta] ai të mund t’i bindte ata për të vërtetën” (Histories, Volume 1: Joseph Smith Histories, 1832–1844, vëll. 1 i serive të Historive të The Joseph Smith Papers [2012], f. 15). Jozefi iu drejtua Zotit me kërkesën e Martinit, por iu tha të mos e linte dorëshkrimin të dilte nga zotërimi i vet. Martini e bindi Jozefin të kërkonte përsëri – gjë që përfundoi me një mospranim të dytë nga Zoti. Martini ia mbushi mendjen Jozefit që të kërkonte edhe një herë dhe, në kërkesën e tij të tretë, Zoti dha lejë që Martini ta merrte dorëshkrimin, në qoftë se ai binte dakord që t’ia tregonte dorëshkrimin vetëm bashkëshortes së tij dhe pak prej anëtarëve të zgjedhur të familjes së tij. Megjithatë, Martini e theu betimin e tij dhe dorëshkrimi u humb. Ngaqë Jozefi nuk e kishte pranuar këshillën fillestare të Zotit, por e dorëzoi “atë që ishte e shenjtë në duart e një njeriu të lig” (DeB 3:12), Moroni i mori fletët dhe Urimin e Thumimin prej Jozef Smithit. Megjithatë, Jozefit iu tha se mund t’i merrte ato përsëri, në qoftë se ai do të ishte “i përulur dhe i penduar” (Lucy Mack Smith, History of Joseph Smith by His Mother, bot. Preston Nibley [1958], f. 134).

Pamja
Martin Harrisi

Duke marrë parasysh atë që dini rreth Martin Harrisit dhe gjithçka që ai kishte bërë për Jozef Smithin, si mendoni, përse Jozefi këmbënguli duke i kërkuar Perëndisë nëse Martini mund ta merrte dorëshkrimin, edhe pse Perëndia tashmë i kishte dhënë një përgjigje të qartë dy herët e para që ia kërkoi?

Pas humbjes së 116 faqeve, Profeti përjetoi një ankth të madh të shpirtit. Në korrik të vitit 1828, Moroni ia ktheu përkohësisht Urimin e Thumimin Jozefit për qëllimin e marrjes së zbulesës që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 3. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 3:1–3 dhe shenjoni një të vërtetë që Perëndia ia zbuloi Profetit Jozef Smith në ato vargje.

Nga këto vargje ne mësojmë se qëllimet e Perëndisë nuk mund të pengohen. Mund t’ju ndihmojë të kuptoni se, siç përdoret te Doktrina e Besëlidhje 3:1, fjala pengohen do të thotë të mos lejohen për t’u plotësuar.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth mënyrës se si kjo e vërtetë mund të kishte qenë ngushëlluese për Jozef Smithin në atë kohë. Si mendoni, përse është e rëndësishme për ata njerëz, të përfshirë në shërbimin e Zotit, që gjithashtu të kuptojnë se qëllimet e Perëndisë nuk mund të pengohen?

Doktrina e Besëlidhje 3:4–15

Zoti e qorton Jozef Smithin dhe e këshillon atë të pendohet

Edhe pse Zoti e siguroi Jozefin sërish, Ai gjithashtu dëshironte që profeti i Tij, i ri në moshë, të kuptonte gabimet që kishte bërë dhe pasojat e atyre gabimeve. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 3:4–6 dhe përcaktoni fjalët e frazat që mund të kenë qenë të vështira për Jozef Smithin për t’i dëgjuar.

Tani lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 3:12–15 dhe kërkoni përse veprimet e Jozefit ishin kaq të rënda në sytë e Zotit. Mund të jetë e dobishme që të kuptoni se çfarë do të thuhet nëpërmjet Zotit duke iu drejtuar Martin Harrisit si “një njeri [i] lig” (DeB 3:12). Martini nuk ishte një burrë të cilit i pëlqente mëkati dhe që ishte i papenduar apo i pamoralshëm. Përkundrazi, ai ishte një burrë që mëkatoi ngaqë iu dorëzua dobësisë brenda vetvetes, duke përfshirë krenarinë. Te Doktrina e Besëlidhje 3:13, vini re arsyet që dha Zoti duke shpjeguar se si Martini ishte i lig.

Zoti i kujtoi Jozefit se çfarë duhej të kishte bërë kur ishte nën presionin nga Martin Harrisi. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 3:7 dhe plotësoni të vërtetën vijuese, bazuar në këshillën e Zotit dhënë Jozef Smithit: Ne duhet ta kemi frikë Perëndinë më shumë se sa . Ju mund të dëshironi t’i shenjoni fjalët ose frazat te vargu 7, që na e mësojnë këtë parim.

Shpjegimi vijues nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë këtë të vërtetë:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Ka shumë vende në shkrimet e shenjta që e këshillojnë njerëzimin për ta pasur frikë Perëndinë. Në kohën tonë ne në përgjithësi e interpretojmë fjalën frikë si ‘respekt’ ose ‘nderim’ ose ‘dashuri’; që është, frika ndaj Perëndisë do të thotë dashuria ndaj Perëndisë ose respekti për Të dhe ligjin e Tij. Ky mund të jetë shpesh një lexim i duhur, por pyes veten nëse nganjëherë frika mbase nuk do të nënkuptojë me të vërtetë frikën, si në rastin kur profetët flasin për të pasurit frikë prej fyerjes së Perëndisë nëpërmjet shkeljes së urdhërimeve të Tij. …

… Ne duhet ta duam e nderojmë Atë në mënyrë të tillë që ne do të kemi frikë të bëjmë diçka të gabuar në sytë e Tij, çfarëdo qofshin mendimet e të tjerëve ose shtytja prej tyre” (“A Sense of the Sacred” [mbledhje rreth vatrës për të rinjtë në moshë madhore të Sistemit Arsimor të Kishës, 7 nëntor 2004], f. 6–7).

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shpjegoni se si pasja e frikës, duke nënkuptuar dashurinë e nderimin dhe pasja e frikës për ta fyer Perëndinë, sikurse e shpjegoi Plaku Kristoferson, mund të na ndihmojnë të marrim vendime të drejta, edhe kur ndiejmë shtytje nga të tjerët.

Jozef Smithit iu tha çfarë do të kishte bërë Perëndia nëse Jozefi do ta kishte dëgjuar përgjigjen e Tij të parë ndaj kërkesës së Martin Harrisit. Shenjojeni këtë sigurim te Doktrina e Besëlidhje 3:8.

  1. Nga ajo që mësoni te Doktrina e Besëlidhje 3:8, plotësoni këtë parim “nëse–atëherë” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse jemi besnikë ndaj urdhërimeve të Zotit, atëherë …

Mendoni rreth një rasti ose rastesh kur zgjodhët t’i ndiqnit urdhërimet e Zotit, në vend të bindjeve apo ndikimit të njerëzve të tjerë. Në çfarë mënyrash e keni parë këtë premtim të përmbushet në jetën tuaj?

  1. Në fillim të këtij mësimi, juve ju kërkua të mendonit rreth situatave kur mund të tundoheni që të dëgjoni një shok, në vend që të jeni të bindur ndaj Atit Qiellor. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shpjegoni se si e vërteta që mësuat te Doktrina e Besëlidhje 3:8 mund t’ju ndihmojë kur tundoheni ose ndieni shtytje për të bërë diçka që e dini se nuk është e drejtë.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 3:9–11 dhe kërkoni premtimin që i dha Zoti Jozef Smithit, pavarësisht nga serioziteti i gabimeve që kishte bërë ai. Mendoni se si ky premtim zbatohet për ne kur mëkatojmë ose bëjmë gabime.

Doktrina e Besëlidhje 3:16–20

Zoti shpjegon qëllimet e Tij për Librin e Mormonit

Te Doktrina e Besëlidhje 3:16–20 shpjegohen qëllimet e Zotit për Librin e Mormonit. Lexojini këto vargje dhe gjeni përse puna që po bënte Jozef Smithi, ishte kaq e rëndësishme për Zotin dhe për popullin e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 10:1–4

Zoti e rivendos dhuratën e Jozefit për të përkthyer

Pak kohë pasi fletët e Librit të Mormonit dhe Urimi e Thumimi iu kthyen atij, Profeti Jozef Smith mori udhëzim nga Zoti rreth asaj që do të bënte rreth pjesës së fletëve që u përkitnin faqeve të dorëshkrimit që u humbën. Zoti e urdhëroi Jozefin që të mos e ripërkthente atë pjesë dhe Ai e zbuloi komplotin e Satanit për ta shkatërruar veprën e Perëndisë. Më pas Ai e urdhëroi Jozefin që të përkthente fletët e vogla të Nefit, të cilat do të përdoreshin për ta zëvendësuar materialin nga 116 faqet që u humbën, dhe shpjegoi qëllimin e Librit të Mormonit dhe rolin e tij në ngritjen e Kishës së Tij.

Te Doktrina e Besëlidhje 10:1–2 Zoti i kujtoi Jozefit përse fuqia për të përkthyer u mor prej tij dhe atë që ndodhi si rrjedhim i gabimit të tij. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 10:3–4 dhe kërkoni këshillën që i dha Zoti Jozef Smithit, ndërkohë që ai filloi të përkthente sërish.

Si mund ta ketë ndikuar brejtja e ndërgjegjes për humbjen e dorëshkrimit dëshirën e Jozefit për të punuar më shumë në përpjekjet e tij të përkthimit? Zoti e dinte se Jozef Smithi kishte përparësi të tjera në jetë, të tilla si përkujdesja për gruan e tij dhe të fituarit e jetesës, dhe e këshilloi atë që të mos punonte ose përkthente më shumë se sa kishte forcë. Si mund t’ju udhërrëfejë ju këshilla që të mos vraponi më shpejt sesa keni forcë?

Doktrina e Besëlidhje 10:5–37

Satani përpiqet ta shkatërrojë Jozef Smithin dhe veprën e Perëndisë

Si mund të përfaqësojë një lak ose një kurth, si ai i paraqitur në figurë, qëllimet e Satanit kundrejt nesh?

Pamja
kurth miu me djathë

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 10:5 dhe kërkoni atë që Zoti e urdhëroi Profetin Jozef Smith të bënte, me qëllim që t’u shpëtonte kurtheve të Satanit. (Doktrina e Besëlidhje 10:5 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë.)

Plotësojeni parimin vijues duke u bazuar në atë që na mëson Doktrina e Besëlidhje 10:5 rreth bekimeve që mund të vijnë nga lutja: Kur lutemi gjithmonë . Ju mund të dëshironi t’i shenjoni fjalët dhe frazat te Doktrina e Besëlidhje 10:5, që na e mësojnë këtë parim.

Zoti e paralajmëroi Jozefin për një kurth që Satani kishte ngritur për ta shkatërruar Profetin dhe veprën e Perëndisë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 10:6, 10–19 dhe përcaktoni planin e individëve të ligj, të cilët në atë kohë e kishin në zotërim dorëshkrimin që Martin Harrisi e kishte marrë në shtëpi.

Te Doktrina e Besëlidhje 10:20–29 Zoti foli rreth ndikimit të Satanit mbi njerëzit që i vodhën 116 faqet e dorëshkrimit. Ai zbuloi edhe qëllimet e Satanit. Nga këto vargje ne mësojmë se Satani dëshiron ta shkatërrojë veprën e Zotit dhe shpirtrat tanë.

  1. Si mund t’ju ndihmojë të qenit të vetëdijshëm për synimet dhe metodat e Satanit që t’u shmangeni dhe t’u shpëtoni kurtheve të tij? Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një plan për atë që mund të bëni për t’iu shmangur ose për t’u shpëtuar kurtheve të tij, të tilla si shmangia e të shikuarit të pamjeve të pamoralshme, në qoftë se ato shfaqeshin papritur përpara jush, ose vajtja në vende që e dini se duhet t’u shmangeni.

Te Doktrina e Besëlidhje 10:30–37 ne mësojmë se, për shkak të planit të atyre njerëzve të ligj që të shkatërronin veprën e Perëndisë dhe famën e Jozef Smithit, Zoti e urdhëroi Profetin që të mos e ripërkthente pjesën e fletëve që ishte në faqet e humbura.

Doktrina e Besëlidhje 10:38–45

Zoti e urdhëron Jozef Smithin që të përkthejë fletët e Nefit

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 10:38–42 dhe kërkoni atë që Zoti i tha Profetit Jozef Smith të përkthente në vend të pjesës së fletëve që ishin përkthyer në dorëshkrimin e humbur.

Materiali i humbur përmbante përkthimin e librit të Lehit, i cili ishte në përmbledhjen e Mormonit të fletëve të mëdha të Nefit (duke mbuluar 600 pr.K. deri në 130 pr.K.). Nefi ishte frymëzuar që të shkruante fletët e vogla të Nefit dhe Mormoni ishte frymëzuar që t’i përfshinte fletët e vogla të Nefit me analin e tij për “një synim të urtë”, të cilin në atë kohë ata nuk e kuptuan tërësisht (shih 1 Nefi 9:5; Fjalët e Mormonit 1:3–7). Fletët e vogla të Nefit mbulonin përafërsisht të njëjtën periudhë kohore (nga 600 pr.K. deri në 130 pr.K.) si edhe libri i Lehit.

Si ju ndihmon për t’i mirëbesuar Atij më plotësisht njohuria se Perëndia përgatiti një udhë që të zhdëmtonte për 116 faqet e humbura të dorëshkrimit mijëra vjet përpara se ato të humbeshin?

Doktrina e Besëlidhje 10:46–70

Zoti shpjegon qëllimin për Librin e Mormonit dhe rolin e tij në krijimin e Kishës së Tij

Te Doktrina e Besëlidhje 10:46–70 ne mësojmë se Zoti iu përgjigj lutjeve plot besim të dishepujve të Tij nefitë nëpërmjet ruajtjes dhe nxjerrjes në dritë të Librit të Mormonit në kohën tonë. Zoti i dha mësim Profetit Jozef Smith se Libri i Mormonit “nxjerr në dritë çështjet e vërteta të doktrinës [së Tij]” (DeB 10:62). Duke ndërtuar mbi këto çështje të doktrinës, Shpëtimtari e ngriti Kishën e Tij në ditët e fundit.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 10:5

  1. Rilexoni Doktrinën e Besëlidhjet 10:5 dhe pastaj shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një kohe kur lutja ju ka ndihmuar që të arrini fitore mbi Satanin.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 3; 10 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: