2019
Sfida e Tempullit
Tetor 2019


Sfida e Tempullit

“Zemrat e fëmijëve do të kthehen tek etërit e tyre” (Doktrina e Besëlidhje 2:2).

Pamja
The Temple Challenge

Një të diel, unë dhe këshilltaret e mia vizituam një mbledhje në Kishë. Dhamë biseda për tempullin dhe gjërat e veçanta që ndodhin atje. Pas mbledhjes, një djalë 12‑vjeçar i quajtur Kolbi erdhi tek unë dhe më dha dorën. Ne biseduam për tempullin. Pastaj e sfidova atë që të gjente një emër të familjes për ta çuar në tempull.

Pas një kohe të shkurtër, mora një letër nga Kolbi. Ja se çfarë më tha Kolbi:

“Shkova në shtëpi dhe gjeta një emër të ri. Doli që gjeta katragjyshin tim!

Pak kohë më vonë shkova në tempull dhe u pagëzova për të. Ishte vërtet e veçantë sepse im vëlla më pagëzoi dhe babai im më konfirmoi në emrin e tij.

Pata një ndjenjë të ngrohtë përbrenda që solli paqe. Ndjeva se ajo që bëra për katragjyshin tim ishte vërtet gjë e mirë sepse tani ai mund të shkojë në mbretërinë çelestiale për të jetuar me familjen e tij. Pjesën tjetër të ditës u ndjeva vërtet mirë përbrenda.

Gjithashtu zbulova se askush nuk e di se kush ishin prindërit e katragjyshit tim, ndaj unë mund t’i gjej emrat e tyre dhe t’i çoj edhe ata në tempull!”

Çfarë shembulli i jashtëzakonshëm është Kolbi! Pavarësisht se sa vjeç je, ti mund të jesh një shembull për familjen dhe miqtë e tu. Ti mund ta shpërndash ungjillin me këdo që njeh – madje paraardhësit e tu!