2019
Udhëtimet Misionare të Palit
Tetor 2019


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Udhëtimet Misionare të Palit

Pamja
Paul on a boat

Pasi Jezusi u ringjall, Apostulli Pal udhëtoi në vende të ndryshme për t’u dhënë mësim njerëzve për Jezusin. Në atë kohë nuk kishte makina ose aeroplanë ndaj ai eci shumë. Ndonjëherë udhëtoi me anije.

Pamja
Paul teaching

Pali u dha mësim njerëzve në kisha dhe shtëpi. Ai u dha mësim njerëzve mbi kodrat shkëmbore dhe rrugëve të qytetit.

Pamja
Paul in prison

Shumë njerëzve nuk iu pëlqeu ajo që u mësoi Pali. Ndonjëherë Palin e futnin në burg. Ndonjëherë Pali sëmurej.

Pamja
Paul smiling

Por gjatë gjithë këtyre gjërave të vështira, Pali kishte besim. Ai tha: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon”. Ai e dinte se Jezusi do ta ndihmonte atë që të ishte i fortë.

Pamja
girl riding bike

Jezu Krishti mund të më ndihmojë edhe mua që të jem i/e fortë. Ai më do dhe unë e dua Atë!