2019
A Duhet të Vazhdoj të Lexoj?
Tetor 2019


A Duhet të Vazhdoj të Lexoj?

Pamja
Should I Keep Reading

Vitin e kaluar mora një libër në bibliotekë për një vajzë që nisi një ditar në internet [blog]. Mendova se do të ishte libër argëtues sepse personazhi kryesor kishte të njëjtën moshë me mua dhe mamaja ime është një mbajtëse ditari në internet. Ndaj mendova se do të ishte një libër ku mund të gjeja veten.

Kisha lexuar vetëm pak faqe nga libri kur [arrita te pjesa ku] vajza e përdori kot emrin e Zotit. Nuk u ndjeva shumë mirë përbrenda pasi e lexova atë pjesë. Por vazhdova të lexoja duke shpresuar se ishte një gjë që ndodhte vetëm një herë. Lexova edhe disa faqe dhe ajo e tha përsëri.

Shkova dhe i tregova mamit për atë që gjeta. Nuk e dija a duhej të vazhdoja të lexoja ose jo. Mami më tha se ishte zgjedhja ime. Por ajo ra dakord se ndoshta nuk ishte gjë e mirë të vazhdoja të lexoja nëse ajo vajzë po thoshte gjëra që ne e dinim se ishin të gabuara. Mami më tha se nuk ishte gjë e mirë sidomos nëse ajo po e përdorte kot emrin e Zotit.

Mendova ta shihja një herë a do të ndodhte kjo më tej, ndaj e shfletova librin shpejt e shpejt. Zbulova se kjo vajzë e përdorte kot emrin e Zotit rregullisht. Vendosa ta ktheja librin në bibliotekë pa e lexuar më tej.

U ndjeva keq që autorja e librit e përdorte emrin e Zotit kot. Por pasi e ktheva librin në bibliotekë u ndjeva e lumtur që bëra zgjedhjen e duhur. E dija se po ndiqja “Standardet e Mia të Ungjillit” nga libri Besim në Perëndi [për vajzat] që thotë: “Unë do të lexoj dhe do të shikoj vetëm gjëra që janë të pëlqyeshme për Atin Qiellor”. E di se supozohet që ne ta përdorim emrin e Atit Qiellor dhe të Jezusit vetëm me nderim dhe me respekt.