2019
Përshëndetje nga Republika Demokratike e Kongos!
Tetor 2019


Përshëndetje nga Republika Demokratike e Kongos!

Pamja
Hello from the Democratic Republic of the Congo

Ç’kemi, ne jemi Margo dhe Paolo!

Ne po vizitojmë Republikën Demokratike të Kongos ose R. D. e Kongos.

R. D. e Kongos ndodhet në Afrikën qendrore. Rreth 80 milionë njerëz jetojnë atje.

Një pjesë e madhe e R. D. të Kongos mbulohet nga pyje ku bie shumë shi. Në të strehohen gjithë ato lloj kafshësh interesante, si elefantët, gorillat dhe rinoqerontët. Kjo kafshë quhet okapi [lloj gjirafe].

R. D. e Kongos njihet për artin e saj të bukur tradicional, përfshirë statujat prej druri, shportat me endje dhe maskat.

Misionarët nga Kisha jonë filluan t’u jepnin mësim njerëzve në R. D. e Kongos në vitin 1986. Tani thuajse 60 000 njerëz atje i përkasin Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Në R. D. të Kongos pjesa më e madhe e njerëzve në Kishë flasin frëngjisht. Ajo është gjuha zyrtare e vendit. Por ka thuajse 250 gjuhë të tjera që fliten në R. D. të Kongos.

Këtë vit, R. D. e Kongos pati tempullin e saj të parë! Anëtarët e Kishës atje janë të emocionuar që kanë një tempull në vendin e tyre.

Faleminderit që e eksploruat R. D. të Kongos me ne. Shihemi herën tjetër!