2019
Të Dashur Prindër
Tetor 2019


Të Dashur Prindër,

Pamja
Dear Parents

Një nga mesazhet kryesore të Dhiatës së Re është që ne mund të gjejmë paqe dhe gëzim te Krishti, pavarësisht se si është jeta jonë. Revista e këtij muaji jep një dëshmi të ngjashme.

  • faqen M4, një djalë ngushëllohet kur sheh ëndrra të këqija.

  • faqen M8, një vajze me sindromën Daun i kujtohet që Ati Qiellor e do atë.

  • faqen M15, një afishe të mëson se të gjitha gjërat janë të mundura me ndihmën e Jezu Krishtit.

  • faqen M20–23, Pali jep një shembull besimi.

Teksa e lexoni këtë revistë së bashku, kërkojini mënyrat se si Jezusi dhe Ati Qiellor i ndihmuan njerëzit në çdo histori. Ju mund t’i nënvizoni fjalët që përshkruajnë sfidat me të cilat ata u përballën. Pastaj qarkojini fjalët që përshkruajnë se çfarë ndihme morën ata. Si familje, flisni për mënyrën se si ndonjëherë sprovat largohen dhe herë të tjera ne bëhemi më të fortë për t’i kaluar sprovat tona. Cilado qoftë mënyra, Jezusi dhe Ati Qiellor na duan dhe na gjenden pranë!

Urojmë që të keni një muaj të gëzueshëm,

Miku