Jezusi i Do Fëmijët Tanë
Unë kaloj shumë kohë duke menduar për fëmijët. I dua fëmijët që janë në rrethin tim familjar dhe të miqve. Përveç kësaj, puna ime te revistat e Kishës përfshin krijimin dhe redaktimin e faqeve për fëmijët anembanë botës. Por nja dy vjet më parë, e kuptova se nuk e kisha studiuar kurrë atë që shkrimet e shenjta jepnin mësim mbi fëmijët. Kështu që vendosa të lexoja Dhiatën e Re dhe Librin e Mormonit dhe t’i kushtoja më shumë vëmendje asaj që mund të mësoja për këtë grup të veçantë.
Ishte një veprimtari që ta ndryshon jetën! Midis shumë të vërtetave që zbulova, më e çmuara ishte një kuptueshmëri më e madhe mbi faktin se sa shumë kujdeset Jezusi për fëmijët. Ai u dha shërbesë fëmijëve si një grup i veçantë, i shkëputur prej të tjerëve, vazhdimisht. Si mund ta ndjekim shembullin e Tij?
Artikulli im në faqen 18 tregon disa nga mësimet që mblodha nga ajo përvojë e studimit të shkrimeve të shenjta, ndërthurur me ide dhe të dhëna nga disa ekspertë në fushën e parandalimit të keqtrajtimit.
Fëmijët janë kaq të çmuar. Shpresoj që mund të punojmë së bashku për t’i mbrojtur dhe për t’u dhënë fuqi atyre, duke i trajtuar ashtu siç do t’i trajtonte Jezusi.
Me dashuri,
Marisa Uidisën