2019
T’i Duash të Tjerët Sikurse i Do Jezusi
Tetor 2019


Nga Presidenca e Parë

T’i Duash të Tjerët Sikurse i Do Jezusi

Përshtatur nga “Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet”, Liahona, nëntor 2014, f. 25–28.

Pamja
Loving Others as Jesus Loves Us 1
Pamja
Loving Others as Jesus Loves Us 2

Jezusi u dha dishepujve të Tij një urdhërim të rëndësishëm: “Doni njëri‑tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve” (Gjoni 15:12). Si pasues të Krishtit, ne duhet të jetojmë në paqe me të tjerët. Kjo përfshin njerëz që nuk besojnë të njëjtat gjëra që besojmë ne.

Ja tek janë disa mënyra se si ne mund t’i duam të tjerët siç na do Shpëtimtari:

  • Ji i mirë me njerëzit që janë ndryshe.

  • Trego respekt për bindjet e tyre.

  • Kurrë mos keqtrajto ose fyej ndokënd.

  • Ji një dëgjues i mirë.

  • Ji i sjellshëm. Mos debato me zemërim.

  • Mbroje atë që është e vërtetë.

  • Tregoju të tjerëve për ungjillin në një mënyrë të përulur. “Th[uaje] të vërtetën me dashuri” (Efesianëve 4:15).

Urdhërimi i Shpëtimtarit tonë për ta dashur njëri‑tjetrin ashtu si Ai na do ne, është ndoshta sfida jonë më e madhe. Unë lutem që ne të mund të përpiqemi të tregojmë dashuri në gjithçka që bëjmë.